Lajmet

Musliu për vizitën dy ditore të Burns: AKI-ja, aleate e palëkundur e CIA-s

Published

on

Përmbyllja e vizitës së drejtorit të CIA-s në rajon me vizitën në Kosovë, tregon qartë se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA-së jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë, vlerëson drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu.

Përmbyllja e vizitës së drejtorit të CIA-s në rajon me vizitën në Kosovë, tregon qartë se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA-së jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë, vlerëson drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu.Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu nënvizon se SHBA ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës, derisa shton se mund të thuhet se CIA “ka rritur në duart e veta” AKI-në.

Theks të veçantë ai i jep vizitës dyditore të shefit të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës. William Burns.

“William Burns, si kreu i agjencisë më të fuqishme në botë, përveç se mbylli vizitën në rajon me Kosovën, mbajti takime gjatë dy ditëve! SHBA ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës që të rriten, por CIA pothuajse “ka rritur në duart e veta” AKI-në! Përveç AKI-së, i gjithë komuniteti i inteligjencës së Kosovës, edhe Policia e edhe FSK, ka marrë praktikat më të mira në luftën e përditshme me sfidat!… Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s”, shkruan ai.

Ai ka përmendur edhe sfidat me të cilat është përballur dhe vazhdon të ballafaqohet Perëndimi.

“Sfidat e dy dekadave të fundit kanë qenë të përbashkëta me gjithë Perëndimin! Fillimisht me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme, e tash e një dekadë – e keqja e madhe e botës moderne Vladimir Putini dhe aleatët e tij”, shkruan Musliu ndërsa shprehet optimist se “së bashku do të tejkalohen të gjitha sfidat.”

Shefi i CIA-s, William Burns ka vizituar rajonin, ku takime ka zhvilluar në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi ndërsa vizitën e tij e ka përmbyllur me Kosovën, ku takime ka zhvilluar dy ditë radhazi.

Të enjten, ai është takuar me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti. Vizitën e ka përmbyllur të premten, kur edhe është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Nga takimet nuk ka pasur deklarata, porse krerët e vendit, pas takimeve, kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira SHBA-Kosovë.

Presidentja Osmani, marrëdhëniet e mira me SHBA-në i ka quajtur garanci, ndërsa Kurti ka thënë se vizita e shefit të CIA-s është dëshmi e marrëdhënieve të forta midis dy shteteve./UBTNews/

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara