Lajmet

​Rritet numri i sinjalizuesve në Kosovë, kërkohet mbrojtja e tyre nga institucionet

Published

on

Gjatë këtij viti është rritur numri i raportimeve nga sinjalizuesit në Kosovë. Pavarësisht kësaj, ata dënohen apo ndëshkohen me humbje të vendit të punës, në vend se të mbrohen nga institucionet.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Menaxheri i projektit “Sinjalizuesi” nga organizata jo qeveritare Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë, Bujar Ejupi tha se nga monitorimet e bëra del se ka zero përkrahje për sinjalizuesit nga institucionet, për çka shton se këto të fundit mbrojnë zyrtarët që kanë qenë të raportuar nga sinjalizuesit.

Sinjalizuesit, të gjithë ata që kanë raportuar për korrupsion, keqpërdorime ndër vite kanë gëzuar shumë pak të drejta, shumë pak mbrojtje. Në vitin 2019 ka ardhur një ligj, është aprovuar një ligj që është menduar se do të ketë një efekt shumë më të mirë për sinjalizuesit, por prej asaj kohe deri tash mund të themi me gjithë sigurinë se ai ligj nuk ka funksionuar ashtu siç duhet. Nëse ligji është krijuar që të mbrohen sinjalizuesit, atëherë sinjalizuesit sot ishe dashur të dalin lirshëm të flasin. Shumë prej sinjalizuesve janë ndëshkuar, qoftë ndëshkime presion në vendin e punës, me degradim, me largim, ndërrim të vendit të punës dhe me shkëputje të kontratës.  Për një vit rastet që i kemi monitoruar ne dhe iu kemi ofruar përkrahje ka pasur zero vullnet të nivelit më të lartë për t’i përkrahur sinjalizuesit. Nëse sinjalizuesi ka raportuar për diçka, menjëherë institucioni ka dalur në mbrojtje të zyrtarëve të cilët kanë qenë të raportuar“, tha Ejupi.

Derisa Ejupi potencoi se këtë vit ka pasur më së shumti sinjalizime, përmendi rastin e sinjalizimeve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ambalazhuesit e ujit.

Ndër të tjera, Ejupi i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë që bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ndërsa shtoi se ligji as nuk është monitoruar nëse po funksionon apo jo.

Brenda një viti kalendarik është karakterizuar me numër shumë të madh të sinjalizuesve. Rasti në ministrinë e ambientit ku e kemi me ambalazhuesin e ujit, ka pasur edhe aktakuzë të ngritur. Pas tërë atij rasti është një sinjalizues, i cili për gjithë atë proces është ndëshkuar. Pastaj është rasti në ministrinë për rezervat shtetërore edhe aty është një sinjalizues që është ndëshkuar. Krahasim me të gjitha vitet tjera, ky është viti ku kemi pasur më së shumti sinjalizime. Ka kaluar më shumë se pesë vjet prej ligjit dhe një ligj qe pesë vite nuk është bërë asnjë ndryshim. Kjo tregon që ligji nuk është as duke u monitoruar nëse është duke funksionuar apo jo. I bëjmë thirrje Ministrisë së Drejtësisë këtë rast si sponsorizues i ligjit dhe qeverisë që sa më parë të bëjë ndryshime në ligjin që të përshtatet me gjendjen aktuale në institucione dhe t’i bëjë ato ndryshime“, potencoi Ejupi.

Ndërkaq, gazetarja Ardiana Thaçi tha se ndër arsyet psenumri i sinjalizuesve në Kosovë është rritur ka të bëjë me mos transparencën e Qeverisë së Kosovës.

Ajo theksoi se gazetarët duhet ruajtur identitetin e sinjalizuesve dhe duhet pasur kujdes në ofrimin e fakteve dhe dokumenteve që ata ofrojnë për çështje të ndryshme. 

Arsye tjetër pse sinjalizuesit janë rritur në Kosovë mendoj se është edhe mos transparenca e Qeverisë së Kosovës dhe mbyllja e institucioneve të Qeverisë së Kosovës. Sinjalizuesit gjithmonë e gjejnë në rrugën e tyre dhe dinë të shkojnë në media dhe të raportojnë keqpërdorimet që ndodhin. Ne si gazetarë, unë po flas për vete sepse punoj që 20 vite në media dhe për 20 vite ka punuar me shumë sinjalizues, ne duhet ndihmuar këtyre sinjalizuesve duke ua ruajtur identitetin e tyre. Është shumë e rëndësishme që këta njerëz mos të mbesin pa punë. Sinjalizuesi është një qytetar i Republikës së Kosovës i cili nuk dëshiron që paratë e tatimpaguesve të Kosovës të keqpërdoren, prandaj sinjalizon që në institucionin ku punon, qoftë në media apo polici sinjalizon për atë keqpërdorim që po ndodhë“, tha Thaçi.

Në konferencë u potencua se këtë vit ka pasur dhjetëra raportime nga sinjalizuesit.

Në mars të këtij viti u lansua projekti “Sinjalizuesi” nga Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë, për çka synon aktualizimin e një teme e cila nuk e ka vëmendjen e duhur nga institucionet dhe shoqëria.

Sinjalizuesi është një person që shpërfaq apo raporton informacion për aktivitete joligjore, joetike apo mashtruese brenda një organizate apo institucioni.

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara