Lajmet

​Rritje të keqinformimit gjatë parafushatës zgjedhore, ky është politikani më i përfolur

Published

on

Kryeministri Albin Kurti është figura më e përfolur në keqinformata gjatë muajit tetor. Në mediat sociale ka filluar parafushata zgjedhore keqinformuese, ku fokusi kryesor është publikimi në tik-tok. Kështu thotë raporti monitorues i Hibrid.info për keqinformimit gjatë muajit tetor. Në këtë raport janë analizuar 44 përmbajtje keqinformuese, ku lajmet e rreme janë forma më e shpeshtë e keqinformimit.

Hulumtuesi në Hibrid.info, Festim Rizanaj tha se keqinformimi në masë të madhe po vijon edhe gjatë këtij muaji.

“Lajmi i rremë ka qenë kategoria e keqinformimit që ka dominuar gjatë muajit tetor. Pasuar nga përmbajtje të ndryshme mashtruese. Kur them lajmi i rremë, të gjitha këto janë gjetur në tik-tok, fokusi kryesor ka qenë në tik-tok të publikimit të këtyre lajmeve të rreme. Mashtrimi vazhdon me 16 për qind, dezinformata radhitet si e treta. Vetëm dezinformatë ka pasur diku 11 për qind, por prej krejt kategorive që i përmenda kanë dominuar në mediat sociale që janë publikuar”, tha ai.

Ai shtoi se 18 për qind e publikuesve janë media, ndërkaq 73 për qind janë media sociale.

“Figurat lidhen me para fushatën zgjedhore, ku partitë politike duke i përfshirë të gjitha këto të mëdhajat janë pjesë, dominojnë si institucionet më të përfolura. Kryeministri Albin Kurti është figura më e përfolur gjatë muajit tetor, e që herë pas here edhe gjatë muajve të tjerë Kurti është nga protagonistët e përfolur në keqinformata. Kemi një para fushatë keqinformuese zgjedhore që po zhvillohet në mediat sociale, konkretisht në tik-tok. Nëse e bëjmë një kalkulim, gjatë gushtit 23 për qind kanë qenë keqinformatat e publikuara në tik-tok, shtatori është ngritur në 35 për qind edhe në muajin tetor 38 për qind. Shihet një rritje e keqinformatave në tik-tok që edhe gjatë nëntorit këto keqinformata po publikohen kryesisht në platformën në tik-tok”, shtoi Rizanaj.

Nga dita kur është vendosur dita e zgjedhjeve, kontrolluesi i fakteve, Fatbardh Dema tha se janë identifikuar 14 sondazhe të rreme.

“Që nga data 16 gusht kur presidentja Vjosa Osmani, kishte caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025 për zgjedhjet e rregullta në Kosovë, e deri tash Hibridi ka verifikuar gjithsejtë 14 sondazhe të rreme. Kur themi sondazhe të rreme, aty ka pasur që kanë qenë komplet të fabrikume, ka pasur sondazhe të vjetra që janë rikthyer si aktuale por edhe sondazhe të vjetra që janë rikthyer si aktuale duke ju manipuluar të dhënat. Për shembull, e kanë marrë x partinë e kanë vendosur në vendin e dytë, të tretë, varësisht se publikuesi cilën parti ose kandidat e mbështet. Ndërsa, prej 1 janar deri më 16 gusht kanë qenë shtatë sondazhe të rreme. Prej gushtit e deri sot kur po flasim ka një rritje enorme të sondazheve të rreme që publikohen në tik-tok”, theksoi ai.

Në raportin monitorues të Hibrid.info thuhet se temat kryesore të cilat janë përdorur për krijimin e përmbajtjeve keqinformuese janë sondazhet zgjedhore, situata në veri, zgjedhjet në Kosovë, dialogu Kosovë-Serbi, rritja e pagave dhe konkurset për punësim.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara