Lajmet

Rriten kërkesat për shërbimet post-COVID në Spitalin e Gjakovës

Pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në këtë spital.

Published

on

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” aktualisht janë duke u trajtuar pesë pacientë me COVID-19, ndërsa tre janë në pritje të rezultateve të testeve. Këta pacientë që po trajtohen në spitalin e Gjakovës janë nga zona veriore e Shqiëprisë.

Nga ky institucion publik shëndetësor thonë se tashmë ka filluar të rriten kërkesat spitalore për trajtim të pasojave nga COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala i cili tha se gjendja e pacientëve është stabile pasi janë edhe të imunizuar karshi koronavirusit.

“Fatmirësisht si në gjitha institucionet e Kosovës edhe në institucionin tonë ka rënie të numrit të pacientëve. Sot kemi vetëm 8 pacientë, 5 nga ta janë pozitivë, 3 pritet të konfirmohen do u bëhen testet. Çka është për tu theksuar se të gjithë pacientët janë nga Shqipëria, që të tetët janë nga zona veriore e Shqipërisë, nga Kosova nuk kemi asnjë pacientë që është Covid pozitiv i shtruar tek ne[…]Kryesisht mirë edhe pse janë disa në moshë por janë të vaksinuar dhe po besoj që do e kalojnë shumë mirë COVID-in pasi disa edhe janë të vaksinuar”, theksoi ai.

Shala thotë se ndonëse tani ka rënie të rasteve pozitive që po kërkojnë spitalizim, në këtë institucion shëndetësor janë rritur kërkesat për shërbime post-COVID.

“Momentalisht ka edhe pacientë të cilët që janë negativë por janë post-COVID, por ka filluar kjo që thoni ju që tek ne të rikthehen pacientët post-COVID”, thotë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Drejtori i Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë thotë se aktualisht janë rikthyer shërbimet në të gjitha repartet, derisa thotë se në këtë nëntë mujor të vitit 2021 shërbime spitalore kanë marr mbi 11 mijë e 500 pacientë.

“Ne jemi kthyer në normalitet, të gjitha repartet tanë janë në funksion të pacientëve, por edhe kur ishim me COVID të gjitha repartet kanë funksionuar i kemi bëre nga 2-3 reparte në një repart për 9 muaj ne i kemi pasur afërsisht 11 mijë e 500 pacientë të cilët kanë qenë të hospitalizuar për shërbime të ndryshme janë realizuar diku 1350 operacione të ndryshme kemi pasur 684 lindje gjini mashkullore dhe 643 gjini femërore. Poashtu kemi mbi 75 mijë vizita mjekësore që janë realizuar shërbime të ndryshime”, tha ai.

Derisa ka bërë thirrje që sa më shumë qytetarët t’i përgjigjen vaksinimit kundër COVID-19, Shala tha se brenda çdo dite vetëm 5% e pacientëve kanë qenë të vaksinuar dhe ata e kanë kaluar shumë më lehtë infektimin me koronavirus.

“Çdo herë i kemi pas 5 % të pacientëve që kanë qenë të vaksinuar por fatmirësisht të gjithë kanë kaluar mirë pacientët që kanë qenë të vaksinuar kanë kaluar mirë dhe është fat që një institucionin tonë ata që kanë qenë të vaksinuar gjithçka ka shkuar mire”, u shpreh Shala.

Meqenëse tani jemi në fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala shprehet i bindur se me këtë trend të vaksinimit Kosova do arrij ta mposhtë COVID-19.

“Sa kam parë deri tani nuk ka pasur shumë fushata me shumë njerëz në grumbuj të mëdha po uroj dhe po apeloj tek politikanët që të keni kujdes se pastaj shëndetësia dhe punëtorët shëndetësorë po e kanë mbi supe menaxhimin e pandemisë. Nëse vaksinimi i qytetarëve ndodh siç është duke shkuar tani unë jam i bindur se si Kosovë do e kalojmë pandeminë mirë”, theksoi Shala.

Aktualisht situata me koronavirus në Kosovë është më e qetë, në 24 orët e fundit pozitivë kanë rezultuar 41 persona, ndërsa 1 person ka vdekur si pasojë e infektimit. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar mbi 8 mijë e 600 persona.

Vendi

IKSHPK: 14 raste të reja me fruth në Kosovë

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 12 maj janë konfirmuar 14 raste me fruth në disa komuna të vendit. Ferizaj ka numrin më të madh me pesë raste, i pasuar nga Prishtina dhe Kaçaniku me nga tre, ndërsa nga një rast është shënuar në Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Të gjithë personat e infektuar janë të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe për shkak të komplikimeve kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.

IKSHPK u bën thirrje urgjente prindërve që të vaksinojnë fëmijët dhe të shmangin kontaktet me persona që shfaqin simptoma si temperaturë e lartë dhe skuqje.

Ekipet mjekësore ndërkohë po vazhdojnë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe vaksinimin në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca nga Brukseli: Kosova mbetet konstruktive, synojmë përmbylljen e dialogut me njohje reciproke

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Ambasadën e Kosovës në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Johan Sørensen. Në fokus të këtij takimi ishte avancimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë diskutimit, ku mori pjesë edhe Kryenegociatori Agron Bajrami, ministri Konjufca bëri të qartë se pozicioni i Kosovës mbetet i palëkundur përballë sfidave të dialogut, duke insistuar në një rezultat përfundimtar që garanton stabilitet.

“Së bashku me Kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, rikonfirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive — me qëllimin e qartë të përfundimit të procesit përmes njohjes reciproke,” deklaroi Konjufca.

Ky takim i cilësuar si një “diskutim i strukturuar” vjen në një kohë kur presioni ndërkombëtar për progres në dialog është rritur. Konjufca rikonfirmoi se përkushtimi i Kosovës nuk do të mungojë, por gjithmonë duke u fokusuar te synimi kryesor: njohja e ndërsjellë si kusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

Takimi shërbeu gjithashtu për të koordinuar hapat e ardhshëm diplomatikë në Bruksel, duke treguar një angazhim të lartë të diplomacisë kosovare në arenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Vendi

Hagë: Ekspertja Fraser kritikon metodat e Prokurorisë për zbardhjen e bisedave

Published

on

By

Procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) ka hyrë në një fazë teknike dhe sfiduese me dëshminë e ekspertes së linguistikës forenzike, Helen Fraser. Seanca e sotme, e cila është vazhdimësi e dëshmisë së nisur më 11 maj, është fokusuar në metodologjinë e përdorur nga ekspertja për vlerësimin e audio-inçizimeve, të cilat përbëjnë bazën e aktakuzës për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut.

Një nga pikat më diskutabile të seancës së sotme ishte përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale nga ana e ekspertes Fraser për të analizuar materialet audio të siguruara nga mbrojtja. Prokuroria Speciale ka vënë në dyshim besueshmërinë e raportit të ekspertes, duke u mbështetur në deklaratën e saj se ajo nuk e njeh gjuhën shqipe.

Gjatë marrjes në pyetje, Fraser sqaroi se nuk ishte mbështetur verbërisht te teknologjia. “Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, por kam rishikuar audion me ekspertizën time në audio-forenzikë dhe në transkriptimet forenzike,” deklaroi ajo. Ekspertja theksoi se kishte hasur vështirësi në vlerësimin e mbështetshmërisë së përkthimeve të bisedave të realizuara gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit në shtator dhe tetor të vitit 2023, për shkak të informacionit të kufizuar që i ishte ofruar.

Diskutimi mbi specifikat e programeve të inteligjencës artificiale u zhvendos në një seancë private me vendim të gjykatësit Christopher Gosnell, për të ruajtur konfidencialitetin e procedurave dhe metodave hetimore.

 

Sfidat e transkriptimit objektiv

Fraser ngriti shqetësime lidhur me mënyrën se si Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka transkriptuar disa tinguj në audiot e tyre. Ajo argumentoi se interpretimi i zhurmave, siç është fëshfëritja e letrave apo lëvizjet në dhomë, nuk mund të jetë kurrë plotësisht objektiv.

“Disa tinguj janë objektivisht të transkriptueshëm, të tjerë jo. Është vështirë të transkriptohet në mënyrë objektive nga një audio,” u shpreh Fraser, duke shtuar se cilësimi i një zhurme si “kthim i faqeve të letrës” shkon përtej asaj që mund të konfirmohet me siguri vetëm përmes dëgjimit. Ekspertja kritikoi edhe teknikën e “përforcimit” të audios nga ana e ZPS-së, duke pretenduar se kjo mund të ndryshojë ose dëmtojë vërtetësinë e bisedave origjinale.

Për të kuptuar peshën e dëshmisë së Fraser, duhet parë konteksti i aktakuzës që rëndon mbi të akuzuarit. ZPS pretendon se Hashim Thaçi, përmes vizitave të realizuara në paraburgim nga Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe të tjerë, ka dhënë udhëzime të hollësishme se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur të Prokurorisë.

Sipas dosjes së Prokurorisë me Hajredin Kuçin, Thaçi pretendohet se ka dhënë udhëzime për dëshmitarët 5 dhe 6 gjatë vizitës së 3 shtatorit 2023.

Ndersa, me Isni Kilajn në vizitën e 6 tetorit 2023, dyshohet se janë ndarë informacione konfidenciale për dëshmitarët 3 dhe 4. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Kilajt, ZPS pretendon se ka gjetur faqe të grisura të deklaratave konfidenciale dhe shënime që përputhen me udhëzimet e Thaçit.

Si dhe Bashkim Smakaj, Prokuroria pretendon se në makinën e ish-shefit të AKI-së është gjetur një dokument që përmbante një version të ngjarjeve për dëshmitarin 2, i cili përputhej me udhëzimet e dhëna nga Thaçi gjatë vizitave.

Deri më tani, asnjë nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë. Hajredin Kuçi, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj nuk kanë pranuar të deklarohen në seancat e para. Një zhvillim i rëndësishëm ishte lirimi nga paraburgimi i Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut në tetor 2024, duke u lejuar të mbrohen në liri.

Çështja e ekspertes Fraser mbetet thelbësore për mbrojtjen, pasi ajo synon të hedhë dyshime mbi vërtetësinë dhe interpretimin e provave audio që ZPS-ja i konsideron si dëshmi kryesore të ndikimit në dëshmitarë. Gjyqi po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe administrimin e provave materiale, në një proces që po vëzhgohet me vëmendje të shtuar për shkak të implikimeve të larta politike dhe juridike në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 7 qershor 2026. Vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje elektronike të zhvilluar mbrëmë, pas kërkesës së dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, vlera totale e miratuar për këtë proces zgjedhor është 10,887,186 euro. Këto mjete do të përdoren për të mbuluar të gjitha nevojat logjistike dhe organizative për zgjedhjet e reja për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej mbi 10.8 milionë eurove, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 07.06.2026”, thuhet në komunikatën e ekzekutivit.

Ky vendim vjen si hap i domosdoshëm për të garantuar mbarëvajtjen e procesit elektoral dhe përgatitjet teknike brenda afateve të parapara ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara