Aktualitet

RrGK-ja kërkon përfaqësim më të madh të grave në zgjedhjet lokale

Published

on

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i kanë bërë thirrje partive politike që në zgjedhjet lokale të kenë përfaqësim të grave në mënyrë të barabartë.

Në letrën e hapur drejtuar partive politike në Kosovë thuhet se “Ju ftojmë që të kryeni obligimin tuaj drejt fuqizimit të pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, sidomos duke rritur numrin e pjesëmarrjes së grave të margjinalizuara në procese politike në nivel lokal”.

Letra e plotë e RrGK-së:

Letër e hapur drejtuar partive politike në Kosovë,

Zgjedhjet lokale të këtij viti po afrohen, e me këtë rast ka filluar edhe publikimi i kandidaturave për kryetarë/e të komunave.

Këto zgjedhje do të mbahen vetëm pak kohë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, të cilat sollën një ndryshim shpresëdhënës për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në politikë dhe procese vendimmarrëse. Në këto zgjedhje, ne dëshmuam rritjen e përfaqësimit të grave në Kuvendin e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe faktin se më shumë gra u zgjodhën pa kuotë se sa që u zgjodhën falë saj.

Me votën e tyre për gratë, qytetarët treguan që duan më shumë gra në pozita udhëheqëse dhe në përfaqësim politik, andaj partive politike u mbetet ta lexojnë qartë këtë mesazh dhe të ofrojnë hapësirë të barabartë për gratë dhe burrat në këto zgjedhje lokale.

Këtë kohë, teksa ju brenda partive po diskutoni kandidaturat e mundshme për kryetarë/e të komunave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ju fton që të angazhoheni për përfshirje të barabartë të grave dhe burrave përmes:

Zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore

Gratë në Kosovë mbesin të nënpërfaqësuara fillimisht brenda partive, e më pas edhe në kandidatura për kryetare të komunave. Deri më tani, asnjë grua nuk është kandiduar për kryetare të ndonjë komune.

Kjo bie ndesh me nenin 14 të Ligjit për Barazi Gjinore (LBGj), i cili obligon partitë politike që të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji- i cili përcakton qartë se në ato raste kur ekzistojnë pabarazitë, duhet të merren masa të veçanta të përkohshme me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike ndërmjet grave dhe burrave në ato fusha ku ekzistojnë pabarazi.

Sipas LBGj-së, përfaqësimi i barabartë gjinor arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) në jetën politike dhe publike, punësimin, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, përfitimet shoqërore, sportin, kulturën dhe sferat tjera të përcaktuara me këtë ose ndonjë ligj tjetër. Kurse, kujtojmë se pas zgjedhjeve lokale të vitit 2017, gratë përbëjnë vetëm 33% të anëtarëve të kuvendeve komunale, dhe 0% të kryetarëve të komunave.

Për më tepër, në përfaqësimin politik nuk është marrë fare parasysh aspekti i ndërthurjes dhe përfaqësimi i grave me aftësi të kufizuara, grave rome, ashkali, egjiptiane, gorane dhe serbe, të cilat nuk janë të përfaqësuara fare.

Kandidimi i deritanishëm vetëm i burrave për kryetarë të komunave jo vetëm që qëndron larg përfaqësimit të barabartë, por përbën shqetësim tejet të madh për themelet demokratike dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Bëjmë thirrje që ju, si parti politike, ta luftoni këtë diskriminim të shumëfishtë ndaj grave, dhe të kandidoni gra për kryetare të komunave, si parakusht për arritjen e përfaqësimit të barabartë në sferën publike.

Dhënies së hapësirës për përfaqësim të barabartë në media

Pjesëmarrja dhe përfshirja e grave në politikë assesi nuk mund të shihet si e shkëputur nga paraqitjet e grave në publik, qoftë përmes tubimeve elektorale apo përmes emisioneve televizive. Në anën tjetër, për vite tashmë dihet se gratë në politikë nuk përfaqësohen barabartë as në debate televizive e as në fushata.

Përvoja disavjeçare e RrGK-së në përcjelljen e zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale, tregon se gratë përballen me padrejtësi të shumta në këto raste. Ato nuk kanë hapësirë të barabartë me burrat brenda organeve të partive, e as në paraqitje publike gjatë kohës së fushatës. Partitë duhet të bëjnë përpjekje efektive që struktura partiake të mundësojë promovimin e barabartë si për gra, po ashtu edhe për burra.

Financimit të fushatave të grave

Partitë politike duhet të rrisin mbështetjen e grave kandidate edhe përmes ndarjes së burimeve financiare për fushatë. Deri më tani, kemi parë se gratë nuk kanë burime financiare për të garuar, për të bërë fushatë cilësore, apo për të krijuar ekip që do të punonte për promovimin e tyre. Po ashtu, partitë nuk ofrojnë ndonjë trajnim për ngritje të aftësive për gratë kandidate, kështu përkrahja e partive për gratë në shumicën e rasteve përfundon me ndihmë modeste rreth materialeve të fushatës. Duke pasur parasysh stereotipet gjinore që mbizotërojnë në shoqëri, gratë kanë më pak mundësi që të vetëfinancojnë fushatën, e kjo gjë natyrisht që përshkallëzon diskriminimin ndaj tyre.

Për fund, sjellim ndër mend, se ashtu siç ceket në Analizën Gjinore të Kosovës që u hartua nga RrGK, pengesat për pjesëmarrjen e grave në politikë përfshijnë stereotipe gjinore që sygjerojnë se gratë nuk janë të kualifikuara apo të afta për të qenë lidere politike; rezistencë e partive politike për t’i përfshirë gratë; financimi i vogël; mbulim minimal mediatik i grave politikane; kufizimet kohore të grave për shkak të përgjegjësive në shtëpi; dhe kontaktet e dobëta me votuesit.

Prandaj, përmes kësaj letre, ju ftojmë që të kryeni obligimin tuaj drejt fuqizimit të pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, sidomos duke rritur numrin e pjesëmarrjes së grave të margjinalizuara në procese politike në nivel lokal. 

lajme

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

lajme

Rektori i UBT-së uron Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësinë e re institucionale dhe në angazhimin e saj për të ardhmen e vendit.

Në urimin e tij, Prof. Dr. Hajrizi ka vlerësuar rëndësinë që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë një kulturë të bashkëpunimit, dialogut dhe partneritetit, duke bashkuar potencialin e institucioneve publike, akademisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Sipas tij, zhvillimi i Kosovës kërkon angazhim të përbashkët dhe një vizion të qartë për të ardhmen, veçanërisht në fusha si arsimi, shkenca, inovacioni, teknologjia dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, të cilat përbëjnë bazën e një shoqërie konkurruese dhe të orientuar drejt së ardhmes.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, akademia dhe të gjithë akterët e shoqërisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për të fuqizuar dijen dhe inovacionin dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për vendin”, ka theksuar Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Në këtë drejtim, ai ka shprehur gatishmërinë e UBT-së për të vazhduar kontributin në zhvillimin e vendit dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, duke vënë në funksion ekspertizën akademike, kapacitetet kërkimore-shkencore dhe potencialin inovativ të UBT-së.

Continue Reading

lajme

Ekipi i Kosovës mbërrin në Kore të Jugut, gati për FIRST Global Challenge 2026

Published

on

By

Ekipi i Kosovës, First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, ka mbërritur në Incheon të Koresë së Jugut, ku nga 7 deri më 10 tetor do të marrë pjesë në FIRST Global Challenge 2026, një prej garave më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës për të rinj.

Në mesin e ekipeve nga mbi 190 vende të botës, gjashtë të rinjtë që përfaqësojnë Kosovën janë tashmë të gatshëm për sfidën e madhe ndërkombëtare, e cila këtë vit zhvillohet me temën “Igniting Innovation” dhe fokusohet në përdorimin e teknologjisë dhe inxhinierisë për parandalimin, menaxhimin dhe rimëkëmbjen nga zjarret e egra.

Ekipi kosovar përbëhet nga Klea Hajrizi, Amar Rama, Melos Grainca, Jon Thaçi, Marta Çerkini dhe Ylli Osmani, nën udhëheqjen e mentoreve Elita Hajrizi dhe Leona Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara