Lajmet

Walker: Ditë e kobshme për Kosovën, vendimi i Hagës me ka mërzitur thellë

Published

on

Diplomati amerikan në pension, William Walker, e ka cilësuar si “ditë të kobshme” për Kosovën aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një prononcim për Klan Kosova, Walker u shpreh i tronditur nga verdikti i sotëm, ndërsa lëshoi kritika të ashpëra ndaj Bashkimit Evropian për pasivitetin e treguar gjatë periudhës së luftës.

“Dua ta pyes Bashkimin Evropian: ku ishit para se të niste lufta, kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët? Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhoheshit seriozisht. Kishte dhunime, trajtime mizore”, deklaroi diplomati amerikan.

Walker kontestoi ashpër procesin gjyqësor, duke shprehur shqetësimin se fati i liderëve të UÇK-së po vendoset nga njerëz që nuk e njohin realitetin e Kosovës.

“Ata po mundohen që përmes gjyqtarëve e avokatëve që s’dinë asgjë për Kosovën t’i gjykojnë liderët kosovarë të UÇK-së. Është ditë e kobshme dhe shumë e rëndë. U mërzita shumë me vendimin”, përfundoi Walker.

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka emër”, reagojnë shqiptarët me famë ndërkombëtare për UÇK-në

Published

on

By

Zhvillimet e fundit në Hagë kanë sjellë reagime të shumta edhe nga figura shqiptare me famë ndërkombëtare, të cilat ndër vite kanë shprehur lidhjen dhe përkrahjen e tyre për Kosovën.

Në mesin e emrave më të njohur janë Dua Lipa, Rita Ora dhe futbollisti Granit Xhaka, figura që kanë përfaqësuar Kosovën dhe shqiptarët në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë mesazhe në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke rikujtuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në një prej postimeve, të cilin e ka ndarë së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën, thuhet:

“Liria është fitu me gjak, me gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën tonë për liri. Askush nuk ka të drejtë të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe idealin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot.

UÇK është dhe gjithmonë do të mbetet simbol i lirisë dhe pavarësisë sonë. Liria ka emër.”

Edhe Rita Ora ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar imazhe dhe mesazhe që lidhen me Kosovën dhe luftën për çlirim.

Ndërkohë, Granit Xhaka, një prej figurave më të njohura të sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare, është po ashtu ndër emrat që vazhdimisht ka shfaqur lidhjen e tij me Kosovën dhe identitetin shqiptar.

Reagimet e figurave të njohura shqiptare kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e luftës së Kosovës, sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e UÇK-së në çlirimin e vendit.

Mesazhi i përcjellë nga këto reagime është i fuqishëm: “Liria ka emër.”

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Nëse Dielli do të zhdukej papritur, ne nuk do ta kuptonim menjëherë. Drita e tij udhëton me shpejtësinë e dritës, prandaj do të na duhej rreth 8 minuta që të vërejmë mungesën e tij.
  2. Mushkonjat nuk pickojnë rastësisht. Ato tërhiqen më shumë nga disa njerëz, sidomos nga ata me grup gjaku “0” dhe nga ata që nxjerrin më shumë nxehtësi trupore.
  3. Një buburrec është jashtëzakonisht rezistent dhe mund të jetojë disa javë pa kokë, sepse nuk ka nevojë për kokën për frymëmarrje si njerëzit.
  4. Ka vende në Tokë, si shkretëtira shumë të thata, ku nuk ka rënë shi për miliona vite, sepse kushtet atmosferike nuk lejojnë reshje.
  5. Njerëzit ndajnë rreth gjysmën e gjeneve të tyre me bananet, sepse shumë gjene bazë për jetën janë të përbashkëta për të gjitha gjallesat.

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se prezantoi patentë shoferi të falsifikuar në Dheu i Bardhë

Published

on

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një patentë shoferi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pjesë e objektit të EULEX-it përfshihet nga zjarri në protestën kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në Prishtinë e përfshiu zjarri të mërkurën vonë, pasi demonstruesit e sulmuan me mjete piroteknike, teksa protestonin kundër dënimit me burgim për krime të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e vendit në Hagë, njoftoi policia.

Qindra njerëz ishin mbledhur në kryeqytet qysh të mërkurën në mëngjes për ta përcjellë në ekran shqiptimin e aktgjykimit kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Trupi gjykues i shpalli fajtorë ata për krime lufte dhe i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim secilin, ndërsa Veselin me 18 dhe Selimin me 13.

Qytetarë të pakënaqur me aktgjykimin protestuan dy herë pranë objektit të EULEX-it.

EULEX-i ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre.

Policia tha se rreth orës 22:30, një numër i caktuar i protestuesve, të cilët kishin qenë duke protestuar pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, kishin lëvizur sërish në drejtim të bazës së EULEX-it në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ata e bllokuan rrugën pranë hyrjes në kompleksin e EULEX-it dhe filluan të hidhnin gjësendeve të ndryshme, “mjeteve të forta dhe mjeteve piroteknike, ku si pasojë e këtyre të fundit, një pjesë e objektit është kapluar nga një zjarr i vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha se zjarri u shua menjëherë. Nuk pati të lënduar.

Protesta përfundoi pak pas mesnatës dhe kaloi ka ndonjë incident të madh dhe pa lëndime, theksoi policia.

“Zyrtarët policor në vazhdimësi kanë biseduar me protestuesit dhe kanë kërkuar që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos hedhin gjësende dhe mjete të rrezikshme drejt objekteve shtetërore”, thuhet në njoftim.

Policia tha se do t’i vazhdojë praninë dhe patrullimet në terren për të garantuar rend kushtetues dhe siguri publike në gjithë vendin.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i gjykatës.

Dënimi me burgim i ish-krerëve të UÇK-së, të cilët pritet të ankohen në Apel, u kritikua ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj kombëtarë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi aktgjykimin si padrejtësi të papranueshme.

“Edhe pse aktgjykimi mund të jetë shpallur formalisht në emër të popullit të Kosovës, kjo formulë boshe nuk duhet të ngatërrohet me vullnetin e popullit”, tha Kurti në një deklaratë.

Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Kjo gjykatë është jopopullore në vend dhe kundër saj ka pasur protesta të vazhdueshme qëkurse katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan më 2020. /REL/

 

Continue Reading

Të kërkuara