Shëndeti

Rreziku i trashëgueshëm i sëmundjeve të zemrës

Faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Publikuar

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesore të vdekjeve të parakohshme. Që nga viti 1990, niveli i prevalencës së vdekjeve gna sëmundjet kardiovaskulare ka ardhur në rritje. Në atë periudhë, vdekjet nga kjo diagnozë arrinin në 125 persona për 100,000 banorë, thonë të dhënat e revistës Monitor.

Faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës
Faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës janë të shumtë. Këtu përfshihet: tensioni i lartë i zemrës, kolesteroli i lartë, diabeti, duhanpirja, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, regjimi jo i shëndetshëm ushqimor dhe mosha. Një prej faktorëve që nuk duhet neglizhuar në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës është trashëgimia familjare. Ky faktor rreziku nuk mund të ndryshohet, thonë ekspertët. Sipas tyre, nëse një person ka një të afërm të afërt që ka vuajtur nga sëmundjet e zemrës përpara moshës 55 vjeçare, atëherë rreziku i prekjes nga kjo sëmundje është i lartë.

Si mund të mbroni zemrën pavarësisht sëmundjeve të trashëgueshme
Njeriu mund të përmirësojë gjasat e shpëtimit nga sëmundja e zemrës duke marrë shumë masa. Megjithatë, prindërit dhe të afërmit nuk ndryshohen. Sigurisht që genet luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes, por njeriu mund të marrë disa masa për të zbutur ndikimin e aspektit genetik. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është pasja e një stili të shëndetshëm jetese.

Njerëzit që janë të predispozuar të preken nga këto sëmundje, duhet të tregojnë kujdes me peshën. Ata duhet të kryejnë aktivitet fizik, të shmangin sheqernat dhe të mos pinë duhan. Për më tepër ata duhet të mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Parandalimi është çelësi i mbrojtjes së shëndetit nga sëmundjet./AgroWeb

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Cila është dieta më e mirë për ju bazuar në moshën që keni

Organizmi nuk është i njëjtë dhe sigurisht një dietë e cila është e mirë për dikë, nuk është e mirë për dikë tjetër.

Publikuar

nga

Miti më i madh që shumica e njerëzve vazhdojnë e besojnë, është se diçka e quajtur “dieta e përsosur” ekziston!

Organizmi nuk është i njëjtë dhe sigurisht një dietë e cila është e mirë për dikë, nuk është e mirë për dikë tjetër. Sidoqoftë në varësi të moshës suaj ekzistojnë disa grup ushqimesh që duhet t’i shmangni dhe disa të tjera që duhet t’i përfshini në dietën tuaj ditore për të qenë gjithnjë në formë dhe të shëndetshëm.

Në vitet e adoleshencës

Në këtë fazë, trupi juaj po rritet dhe zhvillohet, për këtë arsye keni nevojë për shumë lëndë ushqyese. Kjo gjithashtu ndodh që të jetë koha kur njerëzit fillojnë të mos hanë mëngjes dhe të kenë një dietë kryesisht të përbërë nga ushqim Fast-Food, gjë që është e gabuar.

Nëse jeni në këtë grupmoshë, bëjeni zakon të hani mëngjes çdo ditë. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimet tuaja të preferuara, por konsideroni të zvogëloni sasinë. Përfshini kalcium, proteina dhe ushqime të pasura me hekur në dietën tuaj.

Kur jeni në të njëzetat tuaja

Kos në vend të akullores dhe konsumoni pulë në vend të mishit të kuq. Përfshini ushqime të pasura me yndyrna omega-3 dhe acid folik në dietën tuaj, si zarzavate me gjethe, bukë, makarona, arra, salmon dhe farat chia.

Kur jeni tek të tridhjetat tuaja 

Për të mbështetur ndryshimet trupore që ndodhin gjatë kësaj moshe, përfshini ushqime që ndërtojnë muskuj dhe i bëjnë kockat më të forta në dietën tuaj. Artikujt e pasur me proteina si vezët, farat, arrat, produktet e sojës, gjoksi i pulës dhe kinoa janë miqtë tuaj. Qumështi dhe kodi janë thelbësore për forcimin e kockave por nëse është e nevojshme, merrni parasysh marrjen e shtojcave të kalciumit dhe proteinave.

Kur jeni tek të dyzetat tuaja 

Për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak dhe për të rritur metabolizmin tuaj, në këtë fazë, sigurohuni që të përfshini fibra në dietën tuaj. Ushqimet e tjera që mund të konsumoni janë sanduiçe të shëndetshme shtëpiake, produkte qumështi pa yndyrë, ton, fruta dhe perime (sidomos brokoli). Në çdo vakt, sigurohuni që të përfshini proteina.

Kur jeni tek të pesëdhjetat tuaja 

Me kalimin e moshës, niveli ynë i metabolizmit zvogëlohet dhe prandaj këshillohet të konsumoni ushqime që trupat tanë mund t’i tresin lehtësisht.  Kur jeni në të 50-tat, duhet të ndërroni qumështin me qumështin e bajames dhe drithërat tuaja të rregullta me lloje që nuk janë të shijshme dhe me sheqer. Në vend të kësaj mund t’i shtoni mjaltë. Për të zvogëluar shenjat e plakjes, hani avokado, brokoli, boronica, arra dhe spinaq. Mollët mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të luftoni diabetin.

Kur jeni 60 +

Kur jeni në këtë fazë, sigurohuni të përfshini 5 porcione perimesh dhe 2 porcione frutash në dietën tuaj çdo ditë. Konsumoni artikuj të pasur me hekur si spinaqi, thjerrëzat dhe fasulet. Sojet dhe zarzavatet me gjethe do t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjithashtu. Përveç këtyre, duhet të ulni sasinë e kripës që merrni. Pini shumë ujë dhe shmangni ëmbëlsirat me sa të mundeni!/neps.al 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pse ky vizatim u bë viral?

E gjithë vëmendja e madhe e zuri në befasi Chidiebere Ibe, autori i punimit.

Publikuar

nga

Ilustrimi në ngjyrë të errët i një fetusi në mitër u bë viral dhjetorin e vitit të kaluar, teksa shumë njerëz komentuan në mediat sociale se ishte hera e parë që kishin parë një ilustrim të tillë të një fetusi me lëkurë të errët ose një gruaje shtatzënë.

E gjithë vëmendja e madhe e zuri në befasi Chidiebere Ibe, student i vitit të parë në mjekësi që e realizoi këtë imazh. Ai e përshkroi këtë “si një nga vizatimet e tij të shumta përmes së cilave ai avokon për diversitet në ilustrimet mjekësore”.

Ky imazh ngjalli debatin rreth mungesës së prezantimit të këtyre ilustrimeve – që kryesisht gjenden në libra shkollorë dhe artikuj shkencorë për të treguar patologjitë dhe procedurat mjekësore.

Ibe, 25-vjeçar, që është drejtor kreativ në në Shoqatën e Neurokirurgëve të Ardhshëm afrikanë, tani është ftuar të botojë disa nga ilustrimet e tij në edicionin e dytë të një manuali të krijuar për të treguar se si shfaqen një sërë kushtesh në lëkurën e errët.

“Mind the Gap: A clinical handbook of signs and symptoms in Black and Brown Skin”, u publikua për herë të parë në vitin 2020. Bashkëautori Malone Mukwende, një student i Mjekësisë në Londër, shkroi përmes emailit që: “Puna e tij… nxjerr në dritë disa nga paragjykimet që ekzistojnë në mjekësi për të cilat mund të mos jemi të vetëdijshëm. Përfaqësimi në kujdesin shëndetësor është i domosdoshëm për të siguruar që ne të mos lejojmë që paragjykimet të kultivohen në kokën tonë”.

Ibe diplomoi në degën e kimisë në Nigeri, kurse tani po studion për mjekësi në Ukrainë. Këto ilustrime mjekësore i filloi në vitin 2020. Ai tashmë ka krijuar imazhe që përshkruajnë anatominë dhe një sërë kushtesh, të tilla si sëmundjet e lëkurës vitiligo, plagët e ftohta, infeksionet në gjoks dhe lëndimet kurrizore, të gjitha te njerëzit me ngjyrë.

Sipas tij, mungesa e ilustrimeve rreth kushteve të lëkurës te njerëzit me ngjyrë, e vështirëson punën për studentët e mjekësisë që t’i diagnostifikojnë ato. Mukwende shpreson se bashkërisht ata mund të krijojnë “një projekt për botën” përsa i përket asaj se si duhet të duken librat e ndryshëm mjekësorë dhe se “Mind the Gap” do të njihet si “libër shkollor për përfaqësimin e një sërë tonesh të lëkurës”.

Një “hendek i madh” në prezantim

Jenna Lester, profesoreshë në Departamentin e Dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, i përshkruan ilustrimet e tij “të jashtëzakonshme”.

Lester thotë se e kuptoi se kishte një “hendek të madh” rreth këtij përfaqësimi në dermatologji kur ishte studente, dhe një pedagoge iu tregoi në klasë se si një gjendje e caktuar do të dukej ndryshe në lëkurën e errët, por jo edhe se si do të shfaqej. Lester thotë se “është e lumtur” se njerëzit “aktualisht po i përgjigjen dhe po e njohin si problem madhor dhe po ndërmarrin veprime për ta ndryshuar atë”.

COVID-19 vuri në pah pabarazitë e kujdesit shëndetësor

Në disa vende perëndimore, njerëzit me ngjyrë janë prekur në mënyrë disproporcionale nga pandemia COVID-19. Hulumtimi nga CDC zbuloi se grupet e pakicave racore dhe etnike kanë pasur norma më të larta të shtrimit në spital dhe kujdesit urgjent për COVID-19 sesa të bardhët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lester thotë se “COVID-19 ka nxjerrë në pah shumë çështje të pabarazive, dhe kjo na ka bërë të mendojmë për pabarazitë dhe të gjitha mënyrat që ato shfaqen, përfshirë në dermatologji”.

Lester ishte bashkëautor i një punimi që u botua në British Journal of Dermatology në maj të vitit 2020, ku mes tjerash u tha se në artikujt shkencorë kryesisht shfaqen imazhe klinike të pacientëve të bardhë dhe jo atyre me ngjyrë.

Ibe planifikon të bëhet neurokirurg pediatrik dhe po punon gjithashtu për një libër shkollor për defektet e lindjes te fëmijët, i cili do të ilustrohet me imazhe kryesisht te lëkurës më të errët./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pse dieta nuk funksionon njësoj për të gjithë?

Studiuesit vlerësuan se 95% e të gjitha dietave dështojnë për një sërë arsyesh.

Publikuar

nga

Në shumicën e rasteve, dietat nuk janë efektive për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë dhe ta mbajnë atë.

Në një hulumtim, studiuesit argumentuan se dieta në fakt çon në shtim të peshës. Ekspertët thonë se kjo është pjesërisht për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar shumica e dietave.

Ato shërbejnë për të arritur një sukses afatshkurtër dhe nuk fokusohen në transformimin e zakoneve të këqija dhe stilit të jetesës.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 5 arsyet se përse dieta mund të mos funksionojë dhe çfarë mund të bëni.

Shumica e dietave dështojnë

Studiuesit vlerësuan se 95% e të gjitha dietave dështojnë për një sërë arsyesh. Së pari, ato inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga gjithçka, në mënyrë të menjëhershme. Kjo është problematike, pasi varësitë nuk kurohen brenda natës.

Njerëzit ndihen të privuar dhe të frustruar, gjë që i bën ata të dorëzohen. Kështu shumica kthehet në zgjedhjet e mëparshme, duke ngrënë më shumë sesa para fillimit të dietës.

Në vend që të kufizoni veten, ekspertët sugjerojnë të konsumoni më shumë fruta dhe perime, të stërviteni dhe të rrisni konsumin e ujit. Kështu ju ushqeni dhe përgatitni trupin tuaj për të hequr kilogramët e tepërt.

Dieta mund të çojë në çrregullime në të ngrënë

Për shkak se kultura jonë ka vendosur standarde bukurie, shumë njerëz kërkojnë të humbasin peshë shpejt.

Një dietë nuk promovon të ushqyerit në një mënyrë që balancon urinë, kënaqësinë dhe ngopjen, mund të shkaktojë një sjellje që injoron sinjalet e trupit dhe krijon çrregullime në të ngrënë.

Duke respektuar sinjalet e trupit tuaj, ju mund të kuptoni më mirë se për çfarë keni nevojë dhe çfarë jo.

Dietat nuk marrin parasysh trupat e ndryshëm

Edhe pse dy njerëz mund të ndjekin të njëjtën dietë, rezultatet e tyre mund të ndryshojnë shumë. Dieta të caktuara mund të përkeqsojnë më tej disa probleme shëndetsore individuale.

Dieta e vë fokusin te ushqimi dhe asgjë tjetër

Edhe pse ajo që hamë ka ndikim tek pesha, dietat anashkalojnë edhe faktorë të tjerë si stërvitja, gjumi cilësor dhe shëndeti mendor. Këto faktorë janë shumë të rëndësishëm për mirëqënien tuaj të pëgjithshme dhe ndikojnë në peshën tuaj.

Dietat mund t’ju izolojnë nga shoqëria

Ndonjëherë kur ndiqni një dietë është tepër e vështirë të hani një vakt me miqtë. Sepse mund t’ju duhet të tërhiqni mënjanë kamarierin për të shpjeguar se çfarë mund të hani dhe çfarë jo.

Shumë njerëz priren të izolohen, nga frika se miqtë e tyre do t’i gjykojnë ose do të mërziten me kufizimet e tyre. Shumë shpejt, kjo mund të çojë në depresion.

Të ushqehesh shëndetshëm është të zgjedhësh një stil të jetese të shëndetshme dhe jo një dietë./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Lajmet

I njihni si të shëndetshme, por këto ushqime janë të mbushura me sheqer!

Disa njerëz nuk e kuptojnë se qumështi ka karbohidrate.

Publikuar

nga

Hapi i parë në reduktimin e karbohidrateve është të kuptoni se cilat ushqime i përmbajnë ato. Por kjo mund të jetë sfiduese.

Disa njerëz nuk e kuptojnë se qumështi ka karbohidrate, ata mendojnë se është një ushqim plot proteina. Të tjerët nuk e kuptojnë se frutat përmbajnë karbohidrate ose gruri përmban karbohidrate.

Këtu janë grupet ushqimore dhe disa shembuj se ku do të gjeni me shumicë karbohidrate:

1.Produktet e baxhos

Qumësht, kos dhe akullore.

2.Frutat

Fruta dhe lëng frutash.

3. Drithërat

Bukë, oriz, biskota dhe drithëra.

4.Bishtajore

Fasule dhe proteina të tjera me bazë bimore.

5.Perime niseshte

Patate dhe misër.

6.Ëmbëlsirat me sheqer

Kufizoni sodat, karamelet, biskotat dhe ëmbëlsirat e tjera./neps

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara