Aktualitet

Rreth 11 mijë të vaksinuar në Fushë Kosovë, dasmat kontribuuan në shtimin e rasteve

Published

on

Temperaturat e larta që mbizotëruan në vend nuk i ndalën qytetarët në Fushë Kosovë që të vaksinohen.

Kjo komunë llogaritet ndër katër komunat me më së shumti të vaksinuar në nivel vendi. Numri i të vaksinuarve tashmë është rreth 11 mijë. Mirëpo, së fundmi në këtë komunë janë shtuar edhe rastet e reja me COVID për të cilat dyshohet se kanë ndikuar edhe dasmat.

Kryeshefi i Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Fushë Kosovë, Mustafë Gashi, në një intervistë për KosovaPress bën të ditur se gjatë muajit qershor dhe korrik janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë.

“Prej 7 prillit që kur ka filluar procesi i vaksinimit e deri më tash janë vaksinuar diku 11 mijë qytetarë, këtu vlen të theksohet se numri i qytetarëve të cilët po vaksinohen është në rritje, gjatë muajit qershor kemi pasur diku 3 mijë 500 qytetarë të vaksinuar, kurse gjatë muajit korrik është dyfishuar ky numër është rritur për 7 mijë të vaksinuar brenda muajit”, thotë ai.

Gashi tregon se janë duke kryer rapid teste dhe se numri i personave që rezultojnë pozitivë me COVID është duke u rritur.

Sipas tij, rastet e reja të infektimit me koronavirus mund të jenë të variantit Delta pasi që ka pasur ahengje të shumta gjatë verës dhe ardhje të mërgimtarëve.

“Priten të konfirmohen rastet në mënyrë laboratorike nga Instituti por që dyshimet janë që virusi Delta ka mbërri për shkak të vizitave të diasporës dhe kontakteve të shumta, tubimeve të shumta siç janë këto dasmat, ahengjet e ndryshme, vizitat nëpër familje, mundësia e përhapjes ka qenë shumë e madhe,” shton ai

Si pasojë e rritjes së temperaturave të larta, Gashi bën të ditur për KosovaPress se është rritur edhe numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF.

“Temperaturat ekstreme që po mbretërojnë në regjion dhe tek ne në Kosovë kanë ndikim direkt në shëndetin e popullatës, sidomos tek grupmoshat e caktuar siç janë fëmijët, pacientët me sëmundje kronike dhe kemi pasur një fluks të vizitave të këtyre kategorive në Qendrën e Mjekësisë Familjare,” deklaron ai.

Sipas të dhënave të fundit, në Fushë Kosovë aktualisht janë 28 raste aktive me COVID-19. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Live

Lituania do të vendosë shërbimin universal ushtarak nga viti 2032

Published

on

By

Lituania planifikon ta shndërrojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në një sistem universal nga viti 2032, duke rritur numrin e rekrutëve vjetorë nga 5,000 në rreth 7,500. Vendimi u miratua nga Këshilli Shtetëror i Mbrojtjes dhe u konfirmua nga Presidenti Gitanas Nausėda, me synim forcimin e gatishmërisë ushtarake përballë kërcënimeve në rritje të sigurisë në rajon.

Modeli i ri do të përfshijë të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret ligjore dhe pritet të kushtojë mes 100 e 120 milionë euro. Krahas kësaj, vendi synon që deri në vitin 2040 ta rrisë rezervën aktive ushtarake nga 50,000 në 74,000 personel. Kryeministri Mindaugas Sinkevicius sqaroi se afati deri në vitin 2032 i është lënë ushtrisë për përgatitjen e infrastrukturës, akomodimit dhe trajnimit të rreth 300 instruktorëve shtesë.

Lituania kishte rikthyer shërbimin ushtarak në formë të pjesshme në vitin 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ky hap i ri përkon me shqetësimet e shteteve baltike dhe Polonisë për kërcënimet hibride dhe agresionin e mundshëm nga Rusia, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë të hyrë nga hapësira ajrore e Bjellorusisë. /The Geopost/

Continue Reading

Lajmet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara