Aktualitet

Rreth 11 mijë persona e kanë humbur vendin e punës, gastronomët kërkojnë lirimin e masave

Published

on

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se diku rreth 11 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës në këtë sektor si pasojë e pandemisë.

Arian Vranica, zyrtar i kësaj shoqate në një intervistë për Ekonomia Online tha që gjendja e sektorit të gastronomisë është mjaft shqetësuese, ku sipas tij 89% e bizneseve kanë punuar me humbje të thellë.

“Gjendja e sektorit të gastronomisë deri më tani është mjaft shqetësuese, sipas raportimeve dhe hulumtimeve të realizuara nga shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ne kemi 89% të bizneseve që kanë punuar me humbje të thellë deri në tetor të vitit 2020, ku 11% prej tyre kanë qenë të vetëm që kanë mund të kenë një lloj rentabiliteti”, tha Vranica.

Sipas tij, nëse do të vazhdohej kjo situatë dhe pa përkrahje, vetëm 2% e tyre do të mund të mbijetonin pa ndihma, ndërsa 13% prej tyre do të falimentonin.

Mes tjerash Vranica tregoi edhe publikimet e disa të dhënave,  ku më shumë se 64% kanë pasur rënie.

“Duke i konstatuar të dhënat publike kemi pasur më shumë se 64% rënie dhe kjo është mjaft sfiduese për neve, sidomos duke pasur parasysh edhe mosmbështetjen me politikat fiskale, pastaj kemi edhe Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, e cila zgjati më shumë se pesë muaj”, u shpreh Vranica.

Ai tha që nuk është e nevojshme të vazhdohet me të njëjtat masa pasi numri i infeksionit ka rënë dukshëm.

“Numri i infeksionit ka rënë dukshëm, këto nuk përbëjnë asnjë arsye më shumë që të vazhdohet me të njëjtat masa, mirëpo duhet të jemi më konstruktiv drejt lirimit të masave dhe tejkalimit të kësaj krize me pasoja sa më të vogla”, tha mes tjerash Vranica.

Ai madje thekson faktin që nuk ka pasur diçka konkrete dhe nga ana e Qeverisë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

I pyetur për kërkesat e tyre dhe mundësinë e ndonjë proteste, Vranica tha që kërkesat e tyre nuk do t’i ndalin.

“Kërkesat tona nuk do t’i ndalim, presionin do ta rrisim tani më edhe me vaksinimin e shumicës se vendeve të BE-së, duhet të kemi përgjigje pozitive dhe sa më shpejtë të hyjë në fuqi edhe Ligji mbi dëmet buxhetore”, theksoi tutje ai.

Në bazë të statistikave të tyre, ata konstatuan që më shumë se 42% e bizneseve kanë raportuar që kanë larguar punëtorë nga puna.

Vendi

FSK-ja hyn në Gazë në kuadër të misionit të OKB-së

Published

on

By

Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në një mision ndërkombëtar stabilizues të mandatuar nga Kombet e Bashkuara në Gazë, një nga zonat më të nxehta në botë.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ku u konfirmua se pjesëtarët e FSK-së do të angazhohen në mbështetjen e përpjekjeve për siguri, kryesisht në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

Ky hap konsiderohet si një arritje e madhe për Kosovën në kuadër të kontributit për stabilitetin global në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Ky angazhim vjen si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), e cila buron nga plani 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas Rezolutës 2803 të OKB-së, kjo forcë shumëkombëshe pritet të veprojë në koordinim me Izraelin dhe Egjiptin.

Ajo ka për qëllim trajnimin e policisë së re palestineze, sigurimin e kufijve, ruajtjen e rendit dhe mbështetjen e çmilitarizimit të territorit nga Hamasi, i cili kontrollon Gazën që nga viti 2006 dhe nisi luftën aktuale me sulmin e tetorit të vitit 2023. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident në Prishtinë: Goditet një këmbësore, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë pasditen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raporti njëditor, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po e trajton rastin si vdekje të dyshimtë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot kryesisht me diell dhe temperaturë deri në 27 gradë sot

Published

on

By

Kosova do të karakterizohet nga një javë që nis me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e hënë do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta në të gjithë territorin e vendit.

Sa u përket vlerave termike, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Gjatë gjithë ditës do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, duke krijuar një atmosferë të këndshme. /E. A/

Continue Reading

Të kërkuara