Lajmet

​Prodhuesit vendorë kërkojnë mbështetje më të madhe nga shteti

Published

on

Prodhuesit vendorë kërkojnë mbështetje më të madhe nga shteti për të mbuluar humbjet që solli viti 2020. Pandemia krijoi vështirësi edhe për kompaninë “Pestova” nga Vushtrria, që është prodhuese e “Vipa Chips”.

Kjo kompani është ballafaquar me probleme të ndryshme në kohë pandemie, ndërsa muajt që kishte me së shumti humbje, ishin muajt e parë pas shfaqjes së rasteve të para me koronavrus.

Menaxheri i prodhimit në këtë kompani, Agran Halimi, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se në muajin mars dhe prill janë regjistruar humbje të mëdha, mirëpo ai thotë se kanë punuar pandërprere që të zvogëlojnë humbjet. Ai thotë se pas kalimit të dy muajve të parë të pandemisë në vend, edhe eksporti ka pasur rritje dukshëm me të madh, ku ka ndihmuar kompaninë të që të marrë sado pak veten

“Muaji mars kur filloi pandemia dhe prill kanë qenë muajt të cilët kanë rezultuar me humbje në kompaninë tonë, humbje të cilat jemi munduar në muajt në vazhdim t’i rikuperojmë, mirëpo ka qenë e pamundur, sepse kanë qenë humbje të mëdha. Muajt në vazhdim kemi punuar në vazhdimësi, pa ndërprerje, ku humbjet kanë qenë minimale. Mirëpo ajo çka dua të theksoj është se gjatë kësaj kohe eksporti ka pasur një rritje të shkëlqyeshme dhe neve na ka ndihmuar të jemi në trendin e zhvillimit thuajse normal”, ka thënë Halimi.

Halimi thotë se edhe masat të cilat iu nënshtroheshin mjetet transportuese në pikat kufitare në fillim të shfaqjes së pandemisë ndikuan në këtë kompani, pasi që nuk kanë mundur të arrijnë në vendin dhe kohën e duhur.

“Si rezultat i pandemisë, mundësia e lëvizjes e vogël, transportet kanë qenë problem për arsye se nuk kemi arritur të jemi në kohën e duhur dhe vendin e duhur, si rezultat i kufizimeve nga ana e pandemisë”, ka thënë Halimi.

Halimi shton se mbështetja që është duke ofruar shteti për prodhuesit vendorë është e pamjaftueshme dhe se institucionet duhet të jenë më afër prodhuesve që të tejkalohet me lehtë kjo sfidë.

“Mbështetja sikur tek ne dhe te prodhuesit tjerë dhe çdo ekonomi tjetër, ka nevojë për mbështetje. Nuk mund të themi që nuk kemi pasur fare mbështetje, ato kanë qenë, mirëpo bazuar në kërkesat e prodhimit dhe në kohën kur është prodhuar janë të pamjaftueshme. Institucionet si ato vendore, komunale dhe ato qendrore të jenë më afër prodhuesve dhe me afër ekonomisë me kusht që të tejkalohet kjo sfidë”, ka thënë Halimi.

Halimi ka thënë se kjo kompani ka mbi 200 punëtorë dhe përkundër sfidave dhe humbjeve nuk kanë larguar as një punëtor nga puna, dhe të gjithë ata janë paguar me rregull. 

Vendi

BE-ja për protestat pas vendimit të Hagës: Demonstratat paqësore janë e drejtë demokratike

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas protestave të zhvilluara në Kosovë, të cilat pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një përgjigje për mediat, zëdhënësi i BE-së ka theksuar se demonstratat paqësore përbëjnë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike.

Duke iu përgjigjur interesimit lidhur me protestat e mbajtura pranë zyrave të misionit evropian për sundimin e ligjit, nga Brukseli është konfirmuar se EULEX-i vazhdon të jetë plotësisht funksional. BE-ja bëri të ditur se po e përcjell nga afër situatën e krijuar në Kosovë dhe do të vazhdojë ta monitorojë atë me vëmendje.

Mobilizimi qytetar në vend erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, ku Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për krime guerre Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin duke i dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, si dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara