Lajmet

Ramiz Lladrovci kandidon edhe për një mandat për kryetar të komunës së Drenasit

Published

on

Ramiz Lladrovci do të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të komunës së Drenasit. Ndonëse nuk ka bërë të ditur se a do të kandidojë me logo të Partisë Demokratike të Kosovës, i pari i Drenasit bëri të ditur se nuk ka raporte të mira me pjesën tjetër të PDK-së.

“Për mungesë të konfirmimit të kandidaturës time për kreun e komunës së Drenasit, nga ana e Kryesisë dhe U.D. të kryetarit të PDK-së, shpall kandidaturën time si kandidat për kreun e komunës së Drenasit, edhe për një mandat! Çështjen e mandatit të dytë, e kam trajtuar në takim me liderin tonë, në fund të shtatorit me z. Veseli, gjatë promovimit të punës time si “kryetari me performancën më të mirë në Kosovë”. Në atë kohë, kam cekur se as tre muaj e as gjashtë muaj, nuk janë të mjaftueshëm për përgatitje të zgjedhjeve lokale. Kam pasur zotime për sigurinë e kandidaturës time për mandatin e dytë në Degën e Drenasit dhe në Kryesi të PDK-së. Ky zotim pritej të formalizohej gjatë nëntorit të kaluar nga Kryetari Veseli. Për fat të keq, ndodhi goditja e rëndë për të gjithë neve, Haga. Pas nëntorit, Dega e PDK-së në Drenas me disa keqbërës jo vetëm nga dega në Drenas por edhe më gjerë, filluan të mohojnë emrin tim si kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit. Kishte të tillë që deklaronin se dega nuk e duron kryetarin e komunës që nuk është i dëgjueshëm. Madje, pati edhe një distancim publik nga anëtarët e kryesisë së Degës për mua dhe punën time”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Më tej Lladrovci shkroi se për tri vjet, puna e tij ka rezultuar me aderimin e nëntë asambleistëve të partive tjera në grupin e asamblistëve të PDK-së. Por siç thotë ai, kjo disa keqbërësve nuk ju pëlqeu.

“E di se edhe sa ishte këtu kryetari Veseli në tri palë zgjedhje, kishte persona të profilit të lartë të partisë që deklaronin se nuk jam kandidat i PDK-së, se nuk jam i dëshirueshëm as për PDK-në, as për Hashimin e as për Kadriun, gjë e cila më lëndonte shumë. Ishte e kundërta. Me mish e me shpirt jam munduar dhe kam punuar, duke qenë Drenasi e vetmja komunë e PDK-së, e fituar pa balotazh. Dega e PDK-së në Drenas dhe shumica në kryesi të PDK-së e dinë se unë nuk i nënshtrohem as shantazhit e as kërcënimit. Kam pritur nga Kryetari në detyrë të reflektojë, sikurse që duhej të reflektonte edhe Kryesia e Partisë, rreth kandidaturës time. Nuk e kam ndërmend t’u nënshtrohem apo nën renditem as në degën e PDK-së në Drenas, as keqbërësve tjerë jashtë degës”, shkroi ai më tej./UBTNews


Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Vendi

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara