Lajmet

Rozeta Hajdari dorëzon padi pas publikimit të audioincizimeve për grurin

Ajo tha se paditë i ka bërë për shpifje dhe për “dëm në opinion”.

Publikuar

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari ka dorëzuar padi në gjykatë për gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahu. Ajo tha se paditë i ka bërë për shpifje dhe për “dëm në opinion”.

“Sulmet e vazhdueshme, shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm. Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vetes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë. Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu”, ka shkruar ajo.

Lajmet

Sekuestrohet piceria italiane pronari i së cilës gatoi një picë për Bill Clintonin

Publikuar

nga

Një piceri në zemër të Napolit që u themelua nga një burrë i cili gatoi picë për presidentin amerikan, Bill Clinton, u sekuestrua nga policia pas një hetimi në lidhje me mafinë.

Pronari i Dal Presidente dhe gruaja e tij janë në mesin e pesë personave të arrestuar nën dyshimet se biznesi i tyre ka lidhje me klanin Contini të Camorras.

Piceria, në via Tribunali, u hap nga i ndjeri Ernesto Cacialli, i njohur si “picabërësi i presidentit” pasi përgatiti një pice a portafoglio, ose “picë portofol”, për Clinton në Di Matteo, ku ai punonte kur ish-presidenti i SHBA ishte në qytet për takimin e G7-së në vitin 1994. Clinton ishte duke vizituar qendrën historike të Napolit me shoqëruesit e tij të truprojave, kur thuhet se u josh te Di Matteo nga aroma e picës.

Cacialli, i cili fitoi disa çmime për prodhimin e picave, hapi Dal Presidente në vitin 2001, ku “shiste deri në 1 mijë pica në ditë” deri në vdekjen e tij në moshën 60-vjeçare, sipas faqes së internetit të La Figlia Del Presidente, një restorant në pronësi të vajzës së tij.

Blerja e Dal Presidente nga pronari i saj aktual dyshohet se u financua nga paratë e mbrojtjes, që erdhën nga një anëtar i shquar i klanit Contini. Edhe ky mafioz i dyshuar shprehu interes për biznesin, “nga stafi i pjekjes deri te zgjedhja e produkteve të përdorura për brumin”, raportoi Il Fatto Quotidiano.

Piceria, e njohur nga napolitanët dhe turistët, është ndër pasuritë me vlerë 35 milionë euro të sekuestruara nga policia në këtë hetim.

Shumica e klientëve të rregullt u befasuan nga sekuestrimi i lokalit.

“Kam ngrënë atje shumë herë, është një nga piceritë më të njohura në Napoli”, tha një klient, i cili kërkoi të mbetet anonim. “Pica ishte shumë e mirë, por dëgjova nga të tjerët se kishte diçka pak të çuditshme në lidhje me të… pastaj gjithçka u kuptua dje”.

Tre nga të dyshuarit janë burgosur ndërsa dy, duke përfshirë një oficer policie, janë në arrest shtëpiak. Ata përballen me akuza për transferime mashtruese të aseteve dhe pastrim parash./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Irlanda konfirmon se zyrtarisht do ta njohë shtetin e Palestinës këtë muaj

Publikuar

nga

Irlanda do ta njohë shtetin e Palestinës deri në fund të muajit, konfirmoi ministri i Jashtëm i Irlandës, duke mos specifikuar ndonjë datë.

“Ne do të njohim shtetin e Palestinës para fundit të muajit”, tha Micheal Martin.

Gjatë muajit mars, liderët e Spanjës, Irlandës, Sllovakisë dhe Maltës përmes një deklarate të përbashkët konfirmuan gatishmërinë për ta njohur shtetin e Palestinës.

Irlanda ka kohë që ka deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim në parim për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez nëse mund të ndihmonte procesin e paqes në Lindjen e Mesme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Presidenti ukrainas shtyen vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së vështirë në front

Publikuar

nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, një shenjë që tregon për vështirësitë me të cilat po përballen forcat ukrainase kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Kharkivit.

Ndërsa Ukraina nuk ka dhënë asnjë arsye specifike për shtyerjen e këtyre takimeve, por zëdhënësi i tij, Serhiy Nykyforov shkroi në platformën Facebook se Zelensky më 15 maj mbajti një takim me komandantët e tij, përfshirë edhe me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Oleksandr Syrskiy, dhe në atë takim është diskutuar situata në rajonin e Kharkivit.

Vovçansku është bërë epiqendër e ofensivës së fundit ruse, përderisa forcat e Kremlinit po tentojnë të marrin nën kontroll vendbanime në lindje të Kharkivit, që para luftës kishte afro 1.4 milion banorë.

Megjithatë një ditë më herët, Rusia prentendoi se ka marrë mbi kontrollin e tij fshatin kufitar, Buruvatka, por ky prentendim nuk është verifikuar ende në mënyër të pavarur.

Kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov, deklaroi se pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, nuk ka plane për evakuimin e qytetit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia bën të ditur se ka zmbrapsur një “sulm masiv” të Ukrainës mbi Krime

Publikuar

nga

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvohayev, bëjnë të ditur se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Megjithatë edhe më herët kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.

Më tutje, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.

Në javën e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, derisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara