Aktualitet

Rivarrosen sot Osman Osmani dhe Rexhep Rexhepi, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme nga forcat policore serbe

Published

on

Dorëzohen për rivarrim sot mbetjet mortore të Osman (Abedin) Osmanit dhe Rexhep (Zukë) Rexhepit, të identifikuar muaj më parë nga mostrat e dërguara për analizë të ADN-së. Mbetjet mortore të dy viktimave të luftës janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë gërmimeve muaj më parë në Syriganë me angazhimin e mekanizmave institucionalë të Republikës së Kosovës.

Ceremonia e rivarrimit do të jetë në ora 16:00 në varrezat e fshatit Syriganë.

Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar se “Pas njoftimit zyrtar të familjeve për identifikimin e Osman Osmanit dhe Rexhep Rexhepit, familjet kanë kërkuar që ceremonia e rivarrimit të organizohet sot, nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Syriganë. Rivarrimi sipas kërkesës së familjes do të bëhet pikërisht me datë 8 qershor, që përkon me datën e rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme të tyre nga forcat policore serbe në vitin 1998”.

“Çështja e mostrave të mbetjeve mortore të zhvarrosura gjatë këtyre muajve është diskutuar edhe në takimin e organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në fund të javës së kaluar në Beograd, Serbi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur dhe Komisionit të Serbisë për Persona të Zhdukur”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

Në këtë rast, Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur ka njoftuar për pesë identifikime të reja nga mostrat që janë dërguar nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, për të cilat tanimë janë dërguar raportet e identifikimit përmes analizës së ADN-së dhe për këto të dhëna janë duke u njoftuar familjet e personave të identifikuar. Po ashtu është konfirmuar se mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë këtij viti nga varreza masive në Kizhevak tanimë janë në laboratorët e KNPZh-së në procedurat për identifikim.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në angazhimin maksimal për trajtimin me prioritet të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, në respektim të së drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur.

Lajmet

30 për qind bursë për ish-studentët e UBT-së në programet më inovative Master – regjistrohu sot!

Published

on

By

UBT po u ofron të gjithë të diplomuarve të tij një mundësi të veçantë për të vazhduar rrugëtimin akademik dhe profesional, duke përfituar 30% bursë për studimet Master në UBT.

Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, avancimi i vazhdueshëm profesional po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Për këtë arsye, ish-studentët e UBT-së kanë mundësinë të rikthehen në universitet për të thelluar njohuritë, fituar specializime të reja dhe zhvilluar kompetenca të avancuara, tashmë me një përfitim të veçantë prej 30% bursë.

Kjo mundësi vlen për programet Master të UBT-së, të cilat përfshijnë disa nga fushat më të kërkuara dhe inovative të tregut bashkëkohor, duke u dhënë të diplomuarve mundësinë të zgjedhin një program që përputhet me profesionin, interesat dhe objektivat e tyre të karrierës.

Programet Master në UBT përfshijnë:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • FinTech dhe Menaxhimi i Inovacionit
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
  • Inxhinieri e Mekatronikës
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Trafikut dhe Transportit
  • Inxhinieri e Energjisë dhe Mjedisi
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • E Drejta Penale
  • E Drejta Civile dhe Pronës
  • E Drejta Komerciale
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim
  • Politika Publike dhe Menaxhim
  • Shkenca Politike
  • Studime të Sigurisë
  • Psikologji
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit
  • Shëndet Publik dhe Menaxhim
  • Biokimi
  • Shkencat Paramjekësore
  • Agrikulturë dhe Mjedis
  • Shëndet dhe Aktivitet Fizik

Përmes programeve të orientuara drejt inovacionit dhe nevojave të tregut, UBT synon që studentët Master të fitojnë jo vetëm njohuri të avancuara akademike, por edhe kompetenca profesionale të aplikueshme në praktikë.

Për ish-studentët e UBT-së, kjo është mundësia për ta vazhduar aty ku e nisën – duke e kthyer përvojën universitare në një nivel të ri profesional.

Regjistrohu sot dhe përfito 30% bursë!

Continue Reading

Aktualitet

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Vendi

PDK paralajmëron veprime jashtë Kuvendit pas refuzimit të kërkesës për seancë

Published

on

By

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se refuzimi për thirrjen e seancës më 12 gusht është një model i sjelljes politike nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryesuesi Avni Dehari, e jo thjesht një incident procedural. Sipas saj, shkelja e afatit 30-ditor dhe shpërfillja e rregullit për vazhdimin e seancës çdo 48 orë përbëjnë zbatim selektiv të Kushtetutës dhe bllokim të mandatit të deputetëve të zgjedhur më 7 qershor.

Ajo i bëri thirrje Albin Kurtit që ta kthejë vendin në binarë kushtetues, duke theksuar se PDK-ja nuk kërkon pushtet apo marrëveshje partiake, por funksionalizimin e shtetit. Gjithashtu, ajo bëri me dije se PDK-ja do të dorëzojë sërish kërkesë zyrtare për seancë pas 48 orësh dhe do të jetë çdo ditë në Kuvend.

Paralelisht me punën në Kuvend, ajo paralajmëroi zhvendosjen e aktivitetit politik edhe jashtë tij, përmes bashkëbisedimeve me qytetarë dhe grupe të ndryshme shoqërore. Në fund, ajo denoncoi edhe cënimin e integritetit fizik të disa deputetëve të PDK-së nga mbrojtja e afërt, duke njoftuar se për këtë rast do t’i drejtohen Inspektoratit Policor të Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

Shpëtohet e gjallë 32-vjeçarja pas 36 orësh nën rrënoja nga tërmeti në Kolumbi

Published

on

By

Një 32-vjeçare është shpëtuar e gjallë pasi mbeti e bllokuar për 36 orë nën rrënoja, si pasojë e tërmetit të fuqishëm prej 7.4 ballësh që goditi Kolumbinë perëndimore.

Daniela Largo u nxor nga gërmadhat e një ndërtese të shembur në qytetin Pereira, pas një operacioni kompleks që zgjati 10 orë. Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës arritën te ajo përmes një tuneli të hapur poshtë katër pllakave të rënda të betonit. Vendndodhja e saj u lokalizua falë një kamere të vogël, pasi një banor vendas dëgjoi thirrjet për ndihmë. Përmes një tuneli të parë të hapur nga lart ekipet i siguruan oksigjen, ndërsa përmes tunelit të dytë nga poshtë realizuan nxjerrjen e saj.

Shpëtimin e saj e ka përshëndetur edhe presidenti kolumbian, Abelardo de la Espriella, i cili e cilësoi ngjarjen si një “lajm që na mbush me shpresë”. Pas shpëtimit, Largo u shpreh e lehtësuar duke thënë se në shtëpi po e pret djali i saj 12-vjeçar.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti tragjik ka lënë të paktën 188 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur. Bilancin më të rëndë e shënojnë qytetet Cali me 95 viktimë dhe Pereira me 79 të vdekur. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në terren për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara