Muzikë

Rita Ora e lumtur për muralin në Ferizaj

Published

on

“Uau, ju më keni marrosur mua nga larg me këtë”, ka shkruar 30-vjeçarja në mbishkrimin e postimit.

Rita Ora që nga fillet e saj të këndimit e deri më tani mbetet një nga krenaritë më të mëdha të shqiptarëve, anembanë globit, transmeton albinfo.ch.

Rita Ora e ka theksuar gjithmonë prejardhjen e saj shqiptare.

Ajo madje në klipin “Big” të publikuar gjatë këtij viti u shfaq me veshje tradicionale kombëtare, të modifikuar nga stilisti Valdrin Sahiti, duke promovuar kështu në tregun ndërkombëtar veshjet tona autoktone.

Tani në nderim të saj ka nisur pikturimi i një murali në qytetin e Ferizajt, në pjesën anësore të një banese.

Është përzgjedhur që imazh i pikturimit të jetë një fotografi e këngëtares shqiptare me veshje tradicionale, ku shfaqet me duar te gjoksi duke bërë simbolin e Shqiponjës.

Me të parë këtë, Rita Ora ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video, nga raportimet e një prej televizioneve të Kosovës, që tregonte punën që po bëjnë artistët për finalizimin e këtij murali.

“Uau, ju më keni marrosur mua nga larg me këtë”, ka shkruar 30-vjeçarja në mbishkrimin e postimit.

Përndryshe, kënga “Big” nga EP-ja e saj më e fundit “Bang”, është pritur mirë nga publiku, dhe numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube dhe miliona të tjerë në platformat e ndryshme të distribuimit muzikor. /Albinfo.ch

Continue Reading

Magazinë

“Beatles” dhe historia e 10 prillit 1970, dita fatalje e ndarjes

Published

on

Ata thyen miliona zemra kur u ndanë në fillim të viteve 1970, por, gjysmë shekulli më vonë, ”Beatles” nuk kanë humbur asnjë nga popullariteti i  tyre dhe ende mbizotërojnë skenën botërore të muzikës pop.

10 prill 1970, dita fatale e ndarjes. Paul McCartney njoftoi se “Fab Four” nuk do të regjistronin më asgjë së bashku.

“Beatles” konsiderohen aventura më përrallore e shekullit XX, askush nuk mund të parashikonte se një sukses i tillë i jashtëzakonshëm do të vazhdonte edhe në shekullin tjetër.

“50 vjet pas ndarjes së tyre, ‘Beatles’ mbeten artistikisht të patejkalueshëm dhe shtyjnë krijuesit të shtyjnë kufijtë”, nënvizon autori i librit “Beatles: All these years”.

10 prilli i vitit 1970 shënohet përgjithmonë me rreth të zi për ithtarët e grupit: atë ditë u shfaq një intervistë me Paul-in, ku ai tha se ”Beatles” do të ndalnin së punuari së bashku, pak para lëshimit të albumit të tij të parë solo.

Pa arritur aq larg sa të njoftojë përfundimin, Paul, i pyetur në lidhje me rifillimin e bashkëpunimit me John Lennon-in, u përgjigj thatë “jo”.

“McCartney prishet me ‘Beatles-at”, ishte titulli i ”New York Times”.

Prishja e lidhjeve të tyre të biznesit pak më vonë, në një gjykatë britanike, vulosi përfundimisht edhe ndarjen e tyre.

Continue Reading

Magazinë

Billie Eilish tregon se cilët janë artistët e saj të preferuar

Published

on

Ndërsa po bën një pushim nga turneu i saj botëror “Hit Me Hard and Soft”, i cili filloi në shtator 2024 dhe do të vazhdojë në Suedi në prill 2025, Billie Eilish zbuloi se cilët janë artistët dhe krijuesit e saj të preferuar.

Këngëtarja nëntë herë fituese e Grammy-it, në një intervistë të fundit me YouTuber-in Quenlyn Blackwell, u pyet për njerëzit që rendit si kryesues në kategori të ndryshme.

Kur u pyet për reperen femër që ajo e konsideron më të mirën, Eilish u përgjigj pa hezitim: “Nicki Minaj është, padyshim.

Lidhur me këngët që shërbejnë si “himn të jetës” për të, Billie përmendi disa hite më të vjetra të Lady Gaga:

“Sinqerisht, unë dëgjoj shumë Gaga të vjetra, si poker Face, komentoi ajo gjëja ime tani, GndroUY” .

Megjithatë, kur erdhi koha të përgjigjej për aktorin më të mirë të të gjitha kohërave, Eilish nuk mundi të zgjidhte vetëm një dhe zgjodhi dy nga të preferuarit e saj, Steve Carell dhe Jake M. Johnson.

Diskutimi u shtri edhe në botën e transmetuesve, ku këngëtarja pranoi se nuk e ka të qartë se kush bie në sy.

“Unë i njoh disa, se di çfarë është e mirë a e keqe për asnjërin prej tyre. E vetmja që më vjen në mendje është…” Blackwell e ndërpreu atë, duke përmendur emrin e Kai Senat, e cila ka mbi 7 milionë abonentë në YouTube. Eilish ra dakord, duke komentuar: “Ai është i madh”.

Continue Reading

Magazinë

“Unë jam Bleta Rexha, më pëlqen të këndoj opera”, eseja e Bebe e shkruar kur ishte nëntë vjeçe bëhet virale në rrjet

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet elegante e veshur në të zeza, teksa festonte Bajramin me familjarët e saj në New York.

E ndodhur në shtëpinë e prindërve, artistja ka vendosur të shfletojë arkivat e fëmijërisë, duke zbuluar një ese të shkruar nga vetë ajo kur ishte vetëm nëntë vjeçe.

Me nostalgji, Bebe e ndau këtë dokument të veçantë me ndjekësit e saj, duke treguar sesi e shihte veten dhe pasionet e saj në atë kohë.

Në esenë e saj shkruhet:

“Emri im është Bleta Rexha. Jam nëntë vjeçe. Më pëlqejnë sportet. Sportet që më pëlqejnë janë hokej, bejsboll, basketboll, patinazh, futboll, volejboll, gjimnastikë. Më pëlqen të këndoj opera dhe këngë pop. Hobet e mia janë këndimi, pikturimi, vizatimi, leximi dhe luajtja e lojërave me letra. Sezoni im i preferuar është dimri. Më pëlqen Halloween-i, por jo shumë, sepse nëse ha shumë karamele, ndihesh keq. Ushqimet e mia të preferuara janë pizza, tacos, pure patatesh, patate të skuqura, copëza pule, makarona, veçanërisht mishi, orizi, lazanja dhe pierogit. Pija ime e preferuar është uji. Më pëlqen të dëgjoj muzikë nga radioja kudo që të jem! Kaq për mua”.

Continue Reading

Magazinë

Konfirmohet data, Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë

Published

on

Që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë.

Pas lansimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë. “Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare.

Duket se gjithçka është vendosur e Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj.

Biznesmeni Ilirjani, ka rrëfyer në një intervistë arsyen pse këngëtarja Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA.

Elton rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës për Hollywood-in ishin të mëdha por u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.

“Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Holliwood, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood,” u shpreh biznesmeni në “Opionion”.

Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.

“Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

Ndër të tjera Elton theksoi se di shumë gjëra për Parashqevinë, por sipas tij, jo të gjitha thuhen.

“Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”, u shpreh ai.

Continue Reading

Të kërkuara