Lajmet

​Rishikimi i 2-të i FMN-së: BQK forcon kornizën rregullatore dhe agjendën e reformës institucionale

Published

on

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të dytë të programeve Stand[1]By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF). Në njoftim thuhet se rishikimi i FMN-së thekson përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë rregulloret e reja të miratuara.

“FMN ka vlerësuar miratimin nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës të Rregullores së re për Operacionet me Para të Gatshme si të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të pagesave, fuqizimin e kontrollit mbi qarkullimin e valutës, luftimin e parave të falsifikuara dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Rregullorja në fjalë rregullon përdorimin e euros si valutë e vetme ligjore për pagesa, ndalon funksionimin e institucioneve financiare të pa-licencuara dhe dekurajon transaksionet e mëdha me para të gatshme duke ndaluar riciklimin e bankënotave prej 500 euro. Këto masa kanë kontribuar në një mjedis financiar më të shëndetshëm, më të sigurt dhe më transparent, pavarësisht nga sfidat dhe efektet anësore”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se në lidhje me qeverisjen, BQK po zbaton rekomandimet nga Vlerësimi i Masave Mbrojtëse (Safeguard Assessment) për të forcuar qeverisjen e brendshme, menaxhimin e rrezikut dhe kornizën e stres-testit. Kjo përfshin kompletimin e Bordit Ekzekutiv sipas strukturës së re organizative dhe nxjerrjen e “Rregullave të Procedurës” për të përmirësuar transparencën dhe efikasitetin.

“Përpjekjet për të forcuar menaxhimin e rrezikut përfshijnë krijimin e një Komiteti të Rrezikut ndër-departamental të nivelit të lartë dhe emërimin e një drejtori të ri për Departamentin e Menaxhimit të Rrezikut, dhe iniciativa tjera në vazhdim për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike”, thuhet në njoftim.

BQK-ja gjithashtu ka finalizuar Ligjin e ri për Banka për të përmirësuar kriteret e licencimit, standardizuar operacionet dhe forcuar proceset e përmbylljes dhe likuidimit. Me mbështetjen e Bankës Botërore (BB) dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), janë duke u finalizuar ligje të reja mbi institucionet mikrofinanciare dhe shërbimet e pagesave. Tutje, institucioni kryesor financiar në vend vazhdon të forcojë sistemet e kontrollit të brendshëm dhe praktikat e menaxhimit të rrezikut bazuar në rekomandimet e raportit të Vlerësimit të Masave Mbrojtëse të FMN-së.

Përveç kësaj, thuhet se BQK po punon në Agjendën e Gjelbër të sistemit financiar duke udhëzuar bankat të monitorojnë dhe raportojnë të dhëna të lidhura me rreziqet klimatike. Bashkëpunimi me BB në synon të forcojë kornizën rregullatore për të menaxhuar rreziqet mjedisore dhe rreziqe e ndërlidhura me klimën për sektorin bankar.

Vlerësimi i FMN-së gjithashtu pranon se sistemi bankar mbetet i shëndoshë, bankat janë mirë të kapitalizuara, mirë të provizionuara, me likuiditet të lartë dhe profitabilitet. Kreditë jo[1]performuese (NPL) kanë mbetur të ulëta, dhe rritja reale e kreditimit, veçanërisht në kreditimin e ekonomive familjare ka qenë adekuate.

“Vlerësimi pozitiv i FMN-së nënvizon qasjen proaktive të BQK-së për të forcuar qeverisjen, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë, duke pozicionuar sektorin financiar të Republikës së Kosovës për rritje dhe qëndrueshmëri të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se Banka Qendrore e Kosovës shpreh konsideratën më të lartë për stafin e Misionit të FMN-së për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe diskutimet e vlefshme dhe mbështetjen e vazhdueshme në fusha të ndryshme. /UBTNews/

lajme

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Shpallet thirrja publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Published

on

By

Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese ka mbajtur mbledhjen e tij të parë, ku mori vendim për shpalljen e thirrjes publike për plotësimin e dy vendeve vakante për gjyqtarë të rinj në këtë gjykatë.

Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, njoftoi se thirrja publike do të jetë e hapur për 20 ditë, duke filluar nga dita e nesërme deri më 2 nëntor 2026. Ai sqaroi se nominimet mund të bëhen nga institucionet e drejtësisë, si dhe përmes vetëpropozimit nga individët që plotësojnë kushtet ligjore.

Pas përmbylljes së afatit të aplikimit, komisioni do të bëjë shqyrtimin e dokumentacionit, intervistimin e kandidatëve dhe dërgimin e emrave të kualifikuar në Kuvend për miratim.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Erdogan uron Shiroka-Pulën: Turqia mbetet partnere e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së detyrës shtetërore. Në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, Erdogan shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të konsolidohen edhe më tej.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes, bëhet e ditur se kreu i shtetit turk ka theksuar besimin e tij të plotë se bashkëpunimi shumëdimensional do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

Erdogan nënvizoi se ky partneritet do të vijojë të japë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula.

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara