Aktualitet

Rikthehet gjendja e jashtëzakonshme në disa vende të Japonisë

Published

on

Gjendja e jashtëzakonshme në Japoni gjatë ditës së sotme do të përfshijë edhe qytetin perëndimor të Osakës për shkak të rritjes së rasteve të reja të COVID-19.

Kryeministri Yoshihide Suga, ka treguar që përveç Osakës të përfshirë janë edhe Saitama, Kanagawa dhe Chiba, ku masat do të jenë deri në fund të muajit gusht.

Tokio ka raportuar një rritje rekord të rasteve për tre ditë rresht, përfshirë rreth 4 mijë raste. Rastet janë dyfishuar që nga java e kaluar dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se mund të arrijnë në 4,500 në ditë brenda dy javësh.

Ministrja e Shëndetësisë Norihisa Tamura tha se rritja e rasteve në Tokio edhe pse pavarësisht ishte nën gjendjen e jashtëzakonshme për dy javë është një “zhvillim alarmant i ndryshëm nga gjithçka që kemi parë “.

Deri më tani 71.5% e të moshuarve japonez janë vaksinuar plotësisht./AP/Klankosova

Kronikë e zezë

Sekuestrohen disa armë në Prishtinë, Podujevë e Drenas

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e tri armëve në tri raste të ndara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit zyrtar, kontrollet kanë rezultuar me shoqërimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e armatimit në lokacione të ndryshme.

Në fshatin Tërstenik të Drenasit është shoqëruar një i mitur, pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz”.

Ndërkaq, në Podujevë, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar pas kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari.

Rasti i tretë u regjistrua në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ku është arrestuar një person pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator me 16 fishekë”.

Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Lipjan: Arrestohen dy prindër, nuk u kujdesën për fëmijën e tyre të sëmurë

Published

on

By

Dy prindër nga Lipjani janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “shkelje të detyrimeve familjare”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti u zbulua pasi fëmija i tyre i mitur u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK për trajtim mjekësor.

Hetimet e para tregojnë se gjendja e rënduar e të miturit ka ardhur si pasojë e mospërkujdesjes dhe mos-trajtimit të duhur nga ana e prindërve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana  e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident pune në Gjilan: Një i lënduar, arrestohet pronari i firmës

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh njofton se një person ka pësuar lëndime trupore mesditën e së hënës në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash derisa ishte duke punuar në një firmë.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar pronarin e firmës, i cili pas intervistimit është liruar me vendim të prokurorit.

Rasti ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa detajet e mëtejshme rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit nuk janë bërë të ditura.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.

Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.

Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.

Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara