Lajmet

Rezultatet e hulumtimit në Serbi: Rreth 70 për qind e serbëve duan paqe të përhershme me shqiptarët në Kosovë

Published

on

Në Serbi gjithnjë e më shumë po bie besimi i qytetarëve se Serbia do të mund ta administrojë sërish Kosovën, por qytetarët e këtij shteti fqinj vazhdojnë të mos e mbështesin pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe me kushtin e anëtarësimit të vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Ndërsa me rritjen e nivelit të arsimit, po zvogëlohet edhe numri i atyre që besojnë se kjo qeveri [serbe] nuk do ta njohë Kosovën.

Një numër i madh i qytetarëve të Serbisë, 70 për qind prej tyre mendojnë se duhet të arrihet një paqe e përhershme me shqiptarët. Ndërsa, 45 për qind prej tyre mendojnë se Serbia nuk mund ta administrojë kurrë më Kosovën.

Sipas një hulumtimi të Institutit për Çështje Evropiane të realizuar në mars dhe prill të këtij viti, të cilin e kanë publikuar mediat në Serbi, 75 për qind e qytetarëve të anketuar në Serbi, nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës edhe me kushtin e hyrjes më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
13 për qind e tyre do të vendosnin për atë hap dhe 12 për qind janë të pavendosur, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, sipas këtij hulumtimi, nëse nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, numri më i madh i të anketuarve do të votonin kundër, 64.9 për qind, vetëm 9.5 për qind do të votonin për dhe 12 për qind e tyre nuk dinë si të votojnë. Në të njëjtën kohë, 13.6 për qind e tyre nuk do të dilnin të votonin.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin për Kosovën dhe hyrjen në Bashkimin Evropian midis atyre që vendosmërisht thonë se nuk do ta mbështesnin pavarësinë në këmbim të një ylli në flamur në Bruksel, të anketuarit më të vjetër janë më të shumtë, kryesisht nga Beogradi, transmeton Telegrafi.

Me rritjen e nivelit të arsimit, rritet edhe numri i të anketuarve që ndajnë këtë pikëpamje.

Sipas hulumtimit, një e katërta e të anketuarve mendon se qeveria nuk do ta njohë Kosovën

Sa i përket referendumit, janë kryesisht burrat që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, si të anketuarit e rinj ashtu edhe ata më të vjetër. Krahasuar me sondazhet në referendum.

Në opinion shpesh është aktuale tema për qëndrimin e qytetarëve ndaj Kosovës, kështu që 39 për qind e tyre mendojnë se Kosova është e humbur, dhe gati gjysma, 46 për qind mendojnë të kundërtën.

Më tej në hulumtim thuhet se, qëndrimi se Kosova është e humbur është më i theksuar në mesin e grave, të anketuarit e moshës 30-59 vjeç, me nivelin më të lartë të arsimit, nga qytete dhe Vojvodina. Sa i përket hulumtimeve të mëparshme, ekziston një trend i lehtë në rënie në përgjigjen që Kosova është e humbur.

Në të njëjtën kohë, rreth 45 për qind e të anketuarve besojnë se nuk është e mundur që Serbia të rimarrë kontrollin e plotë dhe sovranitetin mbi Kosovën. Ndërsa pak më shumë se një e treta, 38 për qind, mendojnë se është e mundur.

Pak më shumë se një e katërta, 26 për qind e të anketuarve, besojnë se Qeveria aktuale në Serbi do ta njohë Kosovën, pak më shumë se gjysma, 52 për qind, mendojnë kjo Qeveri nuk do ta bëjë këtë, ndërsa 22 për qind nuk dinë se si të deklarohen për këtë çështje.

Siç pritej, mendimi se kjo qeveri nuk do ta njohë Kosovën mbahet kryesisht nga të anketuarit më të vjetër se 60 vjeç, në të gjitha rajonet përveç Vojvodinës. Ndërsa me rritjen e nivelit të arsimit, po zvogëlohet edhe numri i të anketuarve që besojnë se kjo qeveri nuk do ta njohë Kosovën.

Më shumë se gjysma, 54 për qind e tyre, thonë se nuk do të mbështesnin planin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, që do të sillte pavarësinë e Kosovës dhe një shtet të qëndrueshëm dhe një standard më të mirë për qytetarët serbë, kurse 21 për qind do të mbështesnin këtë plan.

Kur bëhet fjalë për marrëveshje, rreth 68 për qind e të anketuarve mbështesin vendosjen e paqes së qëndrueshme me shqiptarët në Kosovë, 12 për qind janë kundër dhe një e pesta nuk e dinë përgjigjen.

Zëvendësdrejtoresha e Programit të Institutit për Çështjet Evropiane, Aleksandra Stankoviq, thekson se në krahasuar me hulumtimin e mëparshëm, ekziston një trend i lehtë në rënie i numrit të anketuarve që nuk do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës për shkak të hyrjes më të shpejtë të Serbisë në BE, transmeton Telegrafi.

“Por, në të njëjtën kohë, 54 për qind e tyre thanë se nuk do ta përkrahnin planin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili do të njihte pavarësinë e Kosovës, që do të thotë sapo të përmendet BE-ja, numri i qytetarëve që janë kundër rritet, ndonjëherë nga madje 20 për qind. Ju mund të shihni mospëlqimin jashtëzakonisht të fortë të BE-së, e cila është pasojë e anti-fushatës në media të caktuara”, tha Stankoviq.

Por kur bëhet fjalë, për shembull, që qytetarët të dalin në referendum, përqindjet e mbështetjes bien.

“Ajo që është inkurajuese, pothuajse 70% e tyre e kuptojnë se është e nevojshme të arrihet paqe e qëndrueshme me shqiptarët. Ne nuk hymë në atë që nevojitet për atë paqe të qëndrueshme, por vetë fakti që përqindja është e lartë është inkurajuese”, tha Stankoviq.

Vendi

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Vendi

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Botë

Rubio: Një “aktor i huaj” i përfshirë në komplotin e dyshuar për bombë pranë bazës ushtarake në Britani

Published

on

By

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se një “aktor i huaj” ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për sulm me bombë pranë një baze ajrore në Britaninë e Madhe, e cila përdoret nga ushtria amerikane.

Policia arrestoi të dielën pesë persona — të gjithë shtetas britanikë nga Londra, të mosshës 20 deri në 25 vjeç — pasi u njoftua nga një fermer lokal për lëvizjen e tri furgonëve të bardhë në drejtim të bazës RAF Fairford. Kjo bazë britanike strehon bombarduesit amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.

Njësia kundër terrorizmit njoftoi se po heton nëse të dyshuarit po vepronin në emër të një shteti të huaj në këtë plan për të sulmuar bazën ajrore, ndërsa më vonë bëri të ditur se ata do të lirohen me dorëzani.

Duke komentuar rastin në emisionin “Hannity” në Fox News, Rubio u shpreh: “Ajo që ndodhi, ajo që për pak sa nuk ndodhi dhe ajo që mund të kishte ndodhur në Britani gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze. Është një çështje që qartësisht përfshin dorën e një aktori të huaj, megjithëse nuk do të hyj ende në detaje të mëtejshme.”

Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishte deklaruar në korrik se baza Fairford përbënte një “cakt të legjitim”. Megjithatë, Ambasada e Iranit në Londër i hodhi poshtë këto pretendime përmes një deklarate, duke i cilësuar si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që synojnë të nxisin propagandë kundër Iranit.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Trump, i cili tha se autoritetet britanike dhe ato amerikane i kishin pasur të dyshuarit nën hetim prej kohësh, duke pretenduar se ata “po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha”. Pas lajmit për lirimin e tyre me dorëzani, Trump shtoi se rasti “mund të ketë lidhje” me Iranin, por pa dhënë detaje të tjera.

 

Continue Reading

Lajmet

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara