Kulturë

Rexhep Qosja shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”

Published

on

Akademiku Rexhep Qosja është shpallur fituesi i çmimit prestigjioz “Lumo Skëndo” për vitin 2024. Ky çmim, që nderon më të mirët në fushën e publicistikës dhe eseistikës, iu dha Qosjes për veprën e tij më të fundit, “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”, e cila u vlerësua si një kontribut i jashtëzakonshëm në fushën e mendimit kritik dhe zhvillimit të gjuhës shqipe.

Juria e çmimit, e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga dhe Aida Tuci, vlerësoi librin e Qosjes për analizat e tij të mprehta dhe studimet e thelluara që ka bërë mbi gjuhën shqipe. Sipas jurisë, akademiku Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e vetëdijes kombëtare dhe në zhvillimin e mendimit kritik, duke e pozicionuar këtë vepër si një mundësi për një pasqyrë të thellë të asaj që përfaqëson shoqëria dhe kultura shqiptare.

Në një videomesazh emocionues, Rexhep Qosja falënderoi përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, si dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për ndarjen e këtij çmimi të rëndësishëm. Ai theksoi se ky është një nder i veçantë që i bëhet në moshën në të cilën ndodhet dhe e konsideroi si një vlerësim të vazhdimësisë së punës së tij intelektuale.

Akademiku Qosja, i cili gjatë fjalës së tij kujtoi figurën e Mit’hat Frashërit, i cili njihej me emrin e penës “Lumo Skëndo”, theksoi se ky çmim ka një domethënie të veçantë për të, duke i lidhur me traditën e shkrimtarëve dhe intelektualëve që kanë ndikuar në zhvillimin e kulturës shqiptare.

Çmimi “Lumo Skëndo” është një nderim për ata që kontribuojnë me vepra të rëndësishme në fushën e publicistikës dhe eseistikës dhe që luajnë një rol aktiv në formimin e diskutimeve publike dhe intelektuale. Për vitin 2024, ndër kandidatët e tjerë të nderuar ishin emra të njohur si Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami dhe Luan Rama, por Rexhep Qosja doli fitues për kontributin e tij të çmuar në fushën e mendimit dhe publicistikës shqiptare./UBTNews/

 

Continue Reading

Kulturë

50 histori që frymëzojnë – festivali “Art Without Limit” ndriçon shpresën

Published

on

Festival, i dedikuar personave me nevoja të veçanta, ka hapur edicionin e gjashtë në kinemanë “Armata” me 50 filma nga e gjithë bota.

Rrëfimi kryesor sivjet është dokumentari i shkurtër “Sara”, që sjell historinë frymëzuese të futbollistes së re Sara Bulliqi, e cila ka lindur pa njërën dorë dhe sfidat i ka shndërruar në forcë.

Organizatorët theksojnë se festivali mbetet i përkushtuar te temat e aftësive të kufizuara dhe fuqizimit përmes artit.

Drejtoresha Ganimete Sava dhe drejtori artistik Burim Haliti theksuan rëndësinë e krijimit të filmave që tregojnë histori të tilla.

Programi treditor përfshin filma dokumentarë, dramë e animacion, ekspozitën “XR: Interaction without Limits” dhe ngjarjen përmbyllëse “Gratë që thyejnë kufizimet përmes artit”.

Festivali mbyllet më 3 dhjetor – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta – me ceremoninë e çmimeve.

Në juri marrin pjesë edhe producentët danezë Kim Magnusson dhe Rebecca Pruzan, si dhe aktorja Igballe Qena. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Botohen veprat e Xhemail Mustafës, një jetë e përkushtuar për dijen dhe atdheun

Published

on

Në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë u promovua kompleti i veprave të Xhemail Mustafës (1953-2000) në pesë vëllime, botuar nga PEN-Qendra e Kosovës.

Ky komplet përfshin veprat: “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”, dhe është përgatitur nën kujdesin e bashkëpunëtorit të tij, Ibrahim Berisha.

Gjatë promovimit u diskutua për jetën dhe veprën e intelektualit Xhemail Mustafa, njohur si njeri i letrave, ndër iniciatorët dhe themeluesit e LDK-së, bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u vra para shtëpisë së tij në Prishtinë para 25 vitesh.

Në panelin diskutues morën pjesë ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, gazetari Avni Spahiu, profesori Sali Bashota, Ibrahim Berisha dhe Muhamet Hamiti, të cilët vlerësuan lart kontributin intelektual dhe veprimtarinë atdhetare të Mustafës.

Ibrahim Berisha theksoi se vepra e Xhemail Mustafës spikat për autenticitet, thellësi përmbajtësore dhe stil të qartë. Prof. Sali Bashota vuri në dukje rëndësinë e veprës “Një lutje për Prishtinën”, si një nga veprat më të rëndësishme për sfidat që ka përjetuar vendi.

Po ashtu, gazetari Avni Spahiu dhe profesori Muhamet Hamiti theksuan se vepra e Mustafës duhet të lexohet dhe rilexohet, duke reflektuar dimensionin e gjerë të krijimtarisë së tij intelektuale.

Përndryshe, Xhemail Mustafa ishte gazetar, publicist dhe këshilltar politik, një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare në Kosovë, dhe një ndër penat më të fuqishme të LDK-së. Ai u vra më 23 nëntor 2000 pranë banesës së tij në Prishtinë. /A.Z/Foto: Besnik Hamiti/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Orkestra “Amadeus” promovon Kosovën në skenat më të njohura botërore

Published

on

Orkestra “Amadeus” nga Prishtina ka konfirmuar pjesëmarrjen në dy festivale ndërkombëtare orkestrash që do të zhvillohen në Spanjë dhe Çeki gjatë vitit 2026.

Ky sukses vjen pas fitimit të Çmimit të Argjendtë dhe vendit të dytë në botë në një konkurs të mbajtur në Vjenë.

Nxënësit dhe të rinjtë do të përfaqësojnë Kosovën në skena evropiane, duke ndarë talentin e tyre me orkestrat më të mira nga e gjithë bota.

Orkestra thekson se pas çdo performancë qëndrojnë orë të gjata prove, përkushtim i prindërve, mësuesve dhe vetë nxënësve.

  Për të mundësuar pjesëmarrjen, Orkestra “Amadeus” bën thirrje për mbështetje nga institucionet shtetërore e komunale.

“Ftojmë të gjithë të bashkohen në këtë nismë, për t’u dhënë nxënësve tanë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në skenat evropiane,” thuhet në njoftimin e orkestrës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Kultura dhe tradita në Pogradeci rikthen varietetet autoktone të rrushit

Published

on

Pogradeci po ringjall varietetet autoktone të rrushit si Muskat Kanell, Gëms dhe veçanërisht Serina e Bardhë, falë projektit Typic-al, i financuar nga Qeveria Italiane përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe i zbatuar nga CIHEAM Bari në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, deklaroi se projekti nuk është i kufizuar vetëm në identifikimin dhe ruajtjen e varieteteve tradicionale të rrushit, por përfshin edhe financimin për blerjen e makinerive bujqësore moderne dhe pajisjeve teknologjike.

Kjo i mundëson fermerëve të punojnë me mjete më efikase dhe sipas standardeve europiane.

Projekti mbështeti krijimin e një strukture bashkëpunimi midis fermerëve përmes shoqërive bujqësore, duke ndihmuar në uljen e kostove të prodhimit, ndarjen e teknologjisë së avancuar, përfitimin nga trajnimet profesionale të ofruara nga ekspertët e CIHEAM Bari dhe MBZHR.

Përfitimet për komunitetin rural janë të dukshme: rritje e prodhimit të rrushit autokton, rikthim i kultivimit të varieteteve të rralla, akses më i mirë në treg, rritje e të ardhurave dhe krijim i mundësive të reja për punësim në sektorin bujqësor dhe atë të agro-përpunimit.

Ky projekt përfaqëson një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm midis institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Bashkëpunimi me Italinë, CIHEAM Bari dhe Ministrinë e Bujqësisë riafirmon përkushtimin për të mbështetur fermerët e Pogradecit, për të ruajtur biodiversitetin dhe për të zhvilluar një bujqësi më të qëndrueshme dhe konkurruese.

Krijimi i SHBB Grabovicë dhe bashkimi i fermerëve konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të prodhuesve lokalë.

Përfaqësuesit e projektit theksuan se vetëm përmes bashkëpunimit, fermerët mund të përfitojnë më shumë nga programet e BE-së dhe projektet e mbështetura nga qeveria shqiptare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara