Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi vizitoi Komunën e Podujevës

Qëllim i vizitës dhe temë diskutimi në takim ishte bashkëpunimi i akademisë/universiteteve me pushtetin lokal me qëllim të shtimit të aktiviteteve të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së jetesës për qytetarët.

Publikuar

Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Drejtori i Institutit për Studime Urbane në UBT Shqiprim Ahmeti ka zhvilluar një vizitë në komunën e Podujevës ku është pritur nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi me bashkëpunëtorë.

Qëllim i vizitës dhe temë diskutimi në takim ishte bashkëpunimi i akademisë/universiteteve me pushtetin lokal me qëllim të shtimit të aktiviteteve të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së jetesës për qytetarët.

Në takim u diskutua nevoja dhe mundësitë reale të digjitalizimi të shërbimeve dhe sektorëve si arsimi e shëndetësia, mbrojtja e mjedisit e menaxhimi i mbeturinave, zhvillimi i sektorit të ICT-së dhe inovacionit, si dhe krijimi i mundësive dhe hapësirave për punë praktike për studentë.

Palët u pajtuan për rëndësinë e bashkëpunimit në mes të akademisë/universiteteve dhe pushtetit lokal, të bazuar në shfrytëzimin e potencialit njerëzor e intelektual të dyanshëm, ndërsa Rektori Hajrizi shprehu edhe një herë gatishmërinë e UBT-së që me kapacitetet, resurset dhe infrastrukturën e vet të ndihmojë komunën në implementimin e agjendës së saj për zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Lajmet nga UBT

UBT më i miri në rajon sipas rangimeve WURI 2024

Publikuar

nga

UBT është ranguar sërish si më i miri në rajon në disa kategori të veçanta nga World University Rankings for Innovation (WURI 2024).

Në vendin e 5-të për kategorinë “Support for Global Resilience”, në vendin e 26-të për kategorinë “Generative AI Application” dhe në vendin e 29-të për kategorinë “Crisis Management”.

Kjo renditje ka bërë që UBT të jetë në mesin e 300 universiteteve më të mira në botë në kategorinë e përgjithshme, duke vazhduar të përfaqësojë nivelin e lartë të cilësisë dhe ndikimin e tij në nivel global.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se ky rezultat tregon për ngritjen e institucionit në nivel ndërkombëtar dhe botëror, por edhe e vendos Kosovën në hartën e universiteteve më prestigjioze në botë.

“UBT po dëshmon se ka filluar të pozicionohet në pjesën e krahasimit me institucionet e tjera nëpër botë dhe jemi shumë krenar që sot kemi rezultate shumë të mira në rangimet në disa kategori të WURI, duke e vendosur kështu Kosovën në hartën e universiteteve më prestigjioze në botë”, ka thënë Rektori Hajrizi.

UBT është renditur në vendin e 5-të për kategorinë “Support for Global Resilience”, e cila tregon angazhimin e institucionit në promovimin e qëndrueshmërisë globale dhe përkrahjen e iniciativave të projekteve dhe programeve që kontribuojnë në reziliencën globale. Në këtë kategori, UBT është vlerësuar për bashkimin me iniciativat globale të universiteteve për të kontribuar në zbutjen e ndikimit të luftës në Ukrainë. Në këtë kontekst, UBT përmes Media Group ka ndihmuar në informimin e drejtë dhe të paanshëm, ka ndarë bursa për studentët ukrainas që dëshirojnë të studiojnë në UBT, ka mirëpritur në takim gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, si dhe ka mbajtur diskutime e panele të hapura për të adresuar këtë temë.

Vendin e 26-të, UBT e ka nxënë në kategorinë për “Generative AI Application”, përmes së cilës dëshmon se është institucioni lider për integrimin e teknologjisë gjeneruese AI dhe AVR. UBT nxit inovacionin me laboratorët e AI-së dhe të Sigurisë Kibernetike, qendrat e shumta dhe një ekip profesionistësh të sigurisë kibernetike. AI gjeneruese përmirëson mësimin, administrimin dhe kërkimin, duke u fokusuar në ndërveprim dhe etikë.

Në mesin e universiteteve më prestigjioze në botë, UBT është ranguar në vendin e 29-të për kategorinë “Crisis Management”, për të cilën dëshmon se është përqendruar në politikat për rritjen e qëndrueshmërisë, energjinë e rinovueshme dhe efiçiencën, ndërtimin e gjelbër dhe të mençur, si dhe zhvillimin e përgjithshëm duke adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Fillojnë zyrtarisht regjistrimet për Festivalin Ndërkombëtar të Dijes “Global UBT Fest 2024”

Publikuar

nga

Kosova përmes “Global UBT Fest” edhe këtë vit do të bëhet destinacion për shumë ekspertë, shkencëtarë, politikanë, si dhe artistë ndërkombëtarë.

Festivali më i madh i dijes në Evropë, “Global UBT Fest 2024” po vjen këtë verë me gara, punëtori, simulime, projekte, ligjërata nga ekspertët dhe profesorët më të mirë nga e mbarë bota.

Të rinj nga Kosova dhe më gjerë në “Global UBT Fest 2024” do të kenë mundësinë që të fitojnë një përvojë të paharruar jetësore, duke u përgatitur profesionalisht e intelektualisht, si dhe të argëtohen përmes aktiviteteve të shumta.

Do të kenë mundësi të krijojnë miqësi të reja dhe shkëmbim të ideve e përvojave me shumë të rinj pjesëmarrës nga rajoni dhe bota.

Në kuadër të këtij festivali janë të integruara rreth 30 Akademi Ndërkombëtare Verore dhe pjesëmarrja do të jetë falas për të gjithë.

Nga 1 deri më 31 korrik, mund të bëheni pjesë e këtyre akademive:

  • Aktrim;
  • Arti dhe Mediat Digjitale;
  • Arkitekturë & URB
  • Biokimi Mjekësore;
  • Dizajn i Integruar;
  • Gjuhë Angleze;
  • Farmaci;
  • Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit;
  • Inxhinieri e Energjisë;
  • Shkenca Teknike Mjekësore (INFR, TR & TA);
  • Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë;
  • Juridik;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi & AB;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi & AB;
  • Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment;
  • Inxhinieri e Mekatronikës;
  • Media dhe Komunikim;
  • Psikologji;
  • Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes;
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik;
  • Shkencat Kompjuterike;
  • Shkencat Politike dhe Studime të Sigurisë;
  • Sisteme të Informacionit;
  • Stomatologji dhe Teknik Dentar;
  • Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji;
  • Shkollat Profesionale;
  • Qendra e Karrierës UBT;
  • UBT Junior Hub;
  • ESLG;
  • Turizëm.

Aplikimi dhe regjistrimi:

Më shumë informacione rreth aplikimit dhe regjistrimit, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Global UBT Fest 2024

Linku për REGJISTRIM

Për çdo pyetje ose kërkesë për më shumë detaje, mund të kontaktoni komitetin organizues në e-mail: [email protected]

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Presidenti i UBT-së po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të EFQM

Publikuar

nga

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të EFQM, një ngjarje prestigjioze që mbledh liderë të organizatave të ndryshme nga e gjithë bota.

UBT ka fituar çmimin “Excellence Global Award” dhe është ranguar në mesin e 9 organizatave më të zhvilluara në botë për ekselencë, inovacion, teknologji dhe ndërmarrësi. Ky sukses dëshmon përkushtimin e institucionit ndaj standardeve të larta dhe përparimit të vazhdueshëm në fushën e arsimit dhe kërkimit.

Gjatë forumit, Rektori Hajrizi ka zhvilluar takime me përfaqësues të organizatave, universiteteve dhe bizneseve globale, ku i ka informuar ata për zhvillimet më të fundit në UBT. Ndër këto zhvillime, ai ka theksuar modelin unik të UBT-së, i njohur si “UBT 5S”, “UBT Smart City” dhe “UBT 5G”.

Këto projekte kanë për qëllim të rrisin cilësinë e arsimit dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të shoqërisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Në Kampusin e UBT-së në Prizren qëndruan për vizitë ambasadorë nga BE në Kosovë

Publikuar

nga

Kampusi i UBT-së në Prizren mirëpriti një numër ambasadorësh nga Bashkimi Evropian në Kosovë, të cilët panë nga afër dhe u njoftuan me infrastrukturën moderne, teknologjitë e fundit, programet dhe aktivitetet e UBT-së për të rritur bashkëpunimin e ndërsjellë me partnerë nga këto vende.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, priti të ftuarit dhe i udhëhoqi ata nëpër kampusin inovativ, duke ndarë me ta historinë e zhvillimit të institucionit, përparimin e tij të qëndrueshëm dhe profesionalizmin që udhëheq çdo hap të tij. Rektori Hajrizi theksoi përkushtimin e UBT-së për të ofruar një arsim cilësor dhe inovativ.

Në fjalën e tij, Rektori foli për ekosistemin e qëndrueshëm që UBT ka krijuar ndër vite, një strukturë që mbështet kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin personal të studentëve.

Vizitorët u shprehën të impresionuar nga infrastruktura inovative e kampusit, laboratorët e pajisur me teknologji të avancuar dhe ambientet e mësimdhënies që ofrojnë një përvojë mësimore të jashtëzakonshme.

{“data”:{“activityName”:””,”infoStickerId”:””,”filterId”:”7130504023303524865″,”appversion”:”3.8.0″,”pictureId”:”7AFA4179-FD45-4EE1-A7C7-D8311A40C4D5″,”product”:”retouch”,”stickerId”:””,”imageEffectId”:””,”playId”:””,”os”:”ios”},”source_type”:”hypic”,”tiktok_developers_3p_anchor_params”:”{“client_key”:”awgvo7gzpeas2ho6″,”filter_id”:[“3068808″],”template_id”:””}”}

{“source_type”:”hypic”,”tiktok_developers_3p_anchor_params”:”{“filter_id”:[“222831517″],”client_key”:”awgvo7gzpeas2ho6″,”template_id”:””}”,”data”:{“pictureId”:”E1B71D67-E5D6-4C8E-92A6-27BEB93F1F0E”,”playId”:””,”appversion”:”3.8.0″,”product”:”retouch”,”activityName”:””,”infoStickerId”:””,”os”:”ios”,”stickerId”:””,”filterId”:”7330535817456128513″,”imageEffectId”:””}}

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara