Kulturë

Rektori Hajrizi mori pjesë në Panairin e Kulturës dhe Shkencës

Publikuar

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në Panairin e Shkencës dhe Kulturës, ku u diskutua për arsimin gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Në këtë diskutim, rektori Hajrizi theksoi rolin që UBT kishte në arsim gjatë kohës së pandemisë, duke vazhduar të gjitha ligjëratat dhe provimet në formën online, falë teknologjisë që UBT posedon dhe gatishmërisë për sfidat e reja teknologjike që e ardhmja mund t’i sjellë.

“Ne si UBT duke përcjellë trendet e teknologjisë, pasi që ne edhe njihemi për nga teknologjia, kemi bërë një përgatitje të mëhershme, pasi që pritjet tona për mësimin online, mësimin në distancë, komunikimin, punën në distancë, ekipet e punës virtuale, do të ndodhin dhe kanë për të ndodhur edhe pa pandeminë”, ka thënë fillimisht rektori Hajrizi.

Tutje, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se në të ardhmen mësimi në distancë do të jetë metodë e re e komunikimit mes studentëve dhe profesorëve, një ndryshim që do të vjen si shkak i zhvillimit të teknologjisë.

“Gjatë viteve të ardhshme për shkak të zhvillimit të teknologjisë, ne do të kemi një transformim të sjelljeve në punë, sjelljeve në edukim, formave të ofrimit të shërbimeve, dhe pa mëdyshje që edukimi nuk do të eliminohet në këtë transformim”, ka thënë prof.dr. Edmond Hajrizi.

Panari i Shkencës dhe Kulturës, organizohet nga Lëvizja Koha, teksa këtë vit është duke mbajtur edicionin e nëntë të saj.

Kulturë

Yll Limani publikoi këngën “Kur t’kujtohet”

Publikuar

nga

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Yll Limani publikoi dje këngën e re “Kur t’kujtohet”. Për tekstin u përkujdes vetë artisti, po ashtu edhe për muzikën u përkujdes Ylli dhe Fatjon Miftari.

Miftari po ashtu është kujdesur edhe për producimin e këtij projekti të veçantë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kulturë

Anulohet festivali Glastonbury

Publikuar

nga

Festivali Glastonbury u anulua për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë COVID-19. Lajmi u konfirmua të enjten.

“Me shumë respekt, ne duhet t’ju njoftojmë se këtë vit festivali nuk do të mbahet”, thanë organizatorët e festivalit.

Tiketat mund të përdoren për vitin tjetër./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Vdiq piktori Mustafa Arapi

Publikuar

nga

Piktori i njohur, Mustafa Arapi ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Arapi ishte i infektuar me koronavirus.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, ka konfirmuar vajza e tij, Dorina Arapi.

Ai u lind më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Vazhdo të lexosh

Bota

Yjet mblidhen para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden

Publikuar

nga

Lady Gaga do të performojë himnin kombëtar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur, Joe Biden.

Të martën, ylli i popit bëri një vizitë solemne në Capitol për t’u lutur për “një ditë paqeje për të gjithë amerikanët”, nën kupolën e famshme të ndërtesës.

Në Washington DC, Jennifer Lopez pozoi me anëtarët e Gardës Kombëtare./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara