Art

Gruaja që kujdeset për mbi 12 mijë arinj lodra

Publikuar

Një nënë e cila ka humbur vajzën e saj 25-vjeçare nga një formë e rrallë e astmës, po kalon orë të tëra duke rregulluar arinj (lojra fëmijësh), për të siguruar fonde për fëmijët me astmë në Britani të Madhe.

Tina Rush ka grumbulluar më shumë se 12 mijë e 500 arinj në dyqanin e saj antik.

Ndërsa interesi për arinjtë u rrit në internet, ajo bëri një pension të parakohshëm për t’u kujdesur për ta me kohë të plotë dhe tani kalon orë të tëra çdo ditë duke bërë punë restaurimi – me disa arinj të gjatë deri në shtatë metra dhe të tjerë të moshës 77-vjeçe./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Vdiq piktori Mustafa Arapi

Publikuar

nga

Piktori i njohur, Mustafa Arapi ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Arapi ishte i infektuar me koronavirus.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, ka konfirmuar vajza e tij, Dorina Arapi.

Ai u lind më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Vazhdo të lexosh

Art

Alkent Pozhegu krijoi portretin e Joe Biden me fara e drithëra

Publikuar

nga

Artisti kosovar, Alkent Pozhegu ka krijuar portretin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Joe Biden, me dridhëra dhe fara.

Krijimtaria e tij artistike bëri bujë edhe në mediat botërore, teksa artisti këtë formë e përzgjodhi për t’i uruar mirëseardhje dhe njëkohësisht për ta falënderuar presidentin Biden, i cili shquhet si mik i madh i Kosovës.

“Shpresoj që me kohë, do të bëjë diçka edhe më të madhe sepse Biden e meriton. Ka qenë një kontribues i madh në shtet-ndërtimin e Kosovës”, deklaroi ai.

Pozhegu është fitues i tri çmimeve Guinness me portretet e veçanta që ai realizon me grurë, misër, fasule, fara luledielli./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Gjurmët në tempullin sirian, ende mister

Publikuar

nga

Tempulli sirian, Ain Dara është i famshëm, përveç tjerash, për disa gjurmë të mëdha të gdhendura në të gjithë hyrjen e saj.

Madhësia e gjurmëve të këmbëve është tri herë më e madhe sesa e këmbëve të njeriut, por është e diskutueshme nëse janë nga një gjigant, një njeri apo një kafshë.

Është ende e paqartë se çfarë prezantojnë ato, megjithatë thuhet se janë gjurmë të një krijese hyjnore që ishte duke hyrë në tempull./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Vdiq ylli i cirkut, Gerry Cottle

Publikuar

nga

Pronari i cirkut, Gerry Cottle ka vdekur në moshën 75-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij.

Cottle fitoi famë në vitin 1970 me turneun e tij “Gerry Cottle Circus”, dhe gjithashtu prezantoi cirkun shtetëror të Moskës dhe cirkun shtetëror në Britani.

Agjenti i tij, Mark Borkowski tha se ai ishte “i fundit nga spektatorët e mëdhenj të cirkut”./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara