Lajmet

Rekord i numrit të policëve të arrestuar dhe suspenduar më 2022

Të njëjtit janë hetuar dhe është marrë masa për vepra penale korruptive.

Published

on

Vitin e kaluar është shënuar numër rekord i arrestimeve dhe suspendimeve të policëve të Kosovës. Të njëjtit janë hetuar dhe është marrë masa për vepra penale korruptive. Vetëm gjatë vitit 2022, janë arrestuar mbi 100 policë, janë proceduar mbi 100 kallëzime penale dhe janë suspenduar 156 prej tyre.

Në intervistën për KosovaPress, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj flet për operacionet e njohura “Pika 1” dhe “Pika 2”, e po ashtu edhe për rastin e vrasjes së Hamide Magashit, ku u pasua me suspendime në stacionin policor në Lipjan.

Hodaj thotë se numri i ankesave për zyrtarët policorë është i lartë, raste të cila kanë të bëjnë me punën e tyre.

“Kemi pranuar mbi 1600 ankesa, është një shifër relativisht e lartë e numrit të ankesave që tashmë për vite me radhë adresohet edhe në drejtim të punës së policisë. Dhe këto ankesa janë trajtuar, janë trajtuar disa prej tyre që kanë elemente penale, janë trajtuar dhe hetuar penalisht nga hetuesit tanë. Disa prej tyre që janë vlerësuar që kanë elemente të shkeljeve administrative apo disiplinore janë kthyer në polici për trajtim administrativ”, tregon Hodaj.

Sipas tij, vitin e kaluar është numri më i lartë i të arrestuarve dhe të suspenduarve për raste të korrupsionit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Kemi pasur një ritëm të shtuar të punës dhe të fokusit në rastet e krimeve ekonomike apo raste të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Mund të themi lirisht që është viti që ka numrin më të lartë të të arrestuarve dhe të suspenduarve, e që kryesisht lidhet me veprat penale korruptive. E përmend këtu rastin e pikave të njohur si ‘Pika 1’ dhe ‘Pika 2’, që ka qenë një operacion i madh i luftës anti-korrupsion i zhvilluar jo vetëm në Kosovë. Ka qenë një rast që e kemi hetuar bashkë edhe me ndihmën e institucioneve të tjera në Kosovë, mirëpo edhe me bashkëpunim ndërkombëtar, në këtë rast me Republikën e Shqipërisë. Janë diku 76 zyrtarë policorë të arrestuar vetëm në këto dy raste. Totali i zyrtarëve të arrestuar ka arritur në 107, që është shifra më e lartë që ka ndodhur ndonjëherë në një vit pune të Inspektoratit Policor të Kosovës”, shton Hodaj.

Duke u ndalur te operacionet e njohura si “Pika 1” dhe “Pika 2”, Hodaj thotë se zyrtarët policorë dyshohet se kanë marrë ryshfetit në këmbim të lejimit të kalimit ilegal të njerëzve dhe mallrave.

“Këtu kanë qenë dyshime që qytetarë, kontrabandistë, njerëz të dyshuar kanë kaluar kufirin në mungesë të dokumentacionit, apo kanë kaluar gjëra ilegale në kufi dhe në këmbim të kësaj, kanë dhënë ryshfet për zyrtarët policorë në ato pika. Ne kemi pasur dyshime dhe në përdorimin e masave të fshehta kemi arritur të dokumentojmë qindra e qindra raste korruptive të zyrtarëve policorë dhe si rezultat i argumentimit të dyshimeve, ne në bashkëpunim me dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, kemi realizuar operacione ku kemi arrestuar këta zyrtarë dhe kemi konfiskuar provat të nevojshme për procedurë penale. Këta janë suspenduar, është dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale. Prokuroria Speciale është duke punuar, është ndoshta pothuajse në përfundim të hetimeve për ngritjen e aktakuzës për pjesën më të madhe të tyre. Dhe këta mbesin të suspenduar derisa të qartësohet përgjegjësia e tyre penale”, shton Hodaj.

Më tej, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së deklaron se gjatë vitit 2022 janë suspenduar mbi 150 zyrtarë policorë e po ashtu janë proceduar mbi 100 kallëzime penale.

“Si rezultat i hetimeve të tjera penale dhe kallëzimeve penale që janë ngritur në prokurori është rekomanduar suspendimi te drejtori i përgjithshëm të policisë për 156 zyrtarë që suspendohen për efekte, apo për nevoja të hetimeve që kemi zhvilluar ne. Edhe kjo shifër është ndër më të lartat që ka ndodhur ndonjëherë, si rezultat i rasteve edhe të kufirit që ka qenë rasti më masiv. Janë proceduar mbi 100 kallëzime penale apo raporte të veçanta në prokurori përkatëse të shtetit për këto dhe raste të tjera. Gjithashtu, kemi pasur një dinamikë të re dhe numër të madh inspektimeve, ku kemi inspektuar fushat e ndryshme të menaxhimit policor. Kemi realizuar pesë inspektime që kanë qenë të planifikuara me planin vjetor të inspektimeve, gjithashtu kemi realizuar edhe shtatë inspektime të jashtëzakonshme cilat kanë ndodhur për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë vitit”, njofton Hodaj.

Ai flet edhe për rastin e 35-vjeçares, Hamide Magashi, e cila gjatë muajit nëntor u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Hodaj thekson se ka dyshime të bazuara që disa prej raporteve janë plotësuar pas rastit tragjik.

“Kemi krijuar një grup të veçantë hetimor dhe inspektues, të cilët kanë verifikuar veprimet që janë ndërmarrë prej momentit të paraqitjes së rastit e deri në ditën kritike kur e ndjera është vrarë. Ne kemi gjetur, apo kemi dyshimet tona të bazuara, që disa prej raporteve janë plotësuar pas ndodhjes së rastit tragjik. Dhe kjo për ne ka qenë shqetësuese dhe kjo ka qenë arsyeje që zyrtarët përgjegjës, duke përfshirë edhe komandantin e policisë, është rekomanduar suspendimi për ta. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe për përgjegjësinë përfundimtare të tyre apo të zyrtarëve të tjerë që mund të dalin përgjegjës në këtë rast, sigurisht që do t’i japim në një moment tjetër për shkak se jemi në proces të hetimit”, thekson Hodaj.

Hodaj poashtu bëri të ditur se për rastin e dhunimit të 11-vjecares janë intervistuar të gjithë personat e përfshirë dhe kanë dorëzuar raportin në prokurori.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara