Lajmet

Rekord i importit në Kosovë, 5.6 miliardë euro në vitin 2022

Kjo edhe falë inflacionit, rritjes së çmimeve të produkteve të importuara.

Published

on

Dogana e Kosovës ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro gjatë vitit 2022, përkatësisht 154 milionë euro më shumë se vitin 2021. Mirëpo, rritja e të hyrave të doganës është edhe falë inflacionit, rritjes së çmimeve të produkteve të importuara. Ndërkaq, në tërësi në vitin 2022 janë importuar mallra në vlerë 5.6 miliardë euro, kurse janë eksportuar vetëm 869 milionë sosh. Turqia është vendi nga i cili Kosova ka importuar mallra më së shumti në vitin e kaluar, ndërsa nga Serbia janë importuar mallra në vlerë 370 milionë euro.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, në konferencë për medie të premten.

“Ne kemi arrit që edhe këtë vit të tejkalojmë të hyrat që i kemi mbledhur vitin e kaluar. Ne kemi pasur një projeksion të qeverisë të rishikuar në korrik të vitit të kaluar, në shumën 1 miliard e 477 milionë, por ne kemi arrit që këtë projeksion me kalu mbi tre për qind, përkatësisht 54 milionë më shumë (1 miliard e 531 milionë euro). Ndërsa në terma krahasimi me vitin e kaluar kemi arrit të mbledhim 154 milionë euro më shumë të hyra”, tha Llugaliu.

Si arsye të rritjes së të hyrave, ai përmendi përmirësimin e performancës, por theksoi se një rol të veçantë ka pasur edhe lëvizja e çmimeve në tregun ndërkombëtar, sidomos në tri kategoritë të mallrave që dogana mbledh mbi 50 për qind të buxhetit të saj.

“Performanca e rritjes së të hyrave varet nga shumë faktor, njëri prej është edhe rritja e inflacionit padyshim. Ajo që rritet inflacioni, ne i kemi tri kategori të mallrave që përbëjnë mbi 50 për qind të buxhetit që mbledh Dogana e Kosovës, këto janë derivatet e naftës, automjetet dhe cigaret. Tek dy kategoritë e para kemi pasur rënie të theksuar në sasi dhe ajo ndikon në rënie edhe të hyrave, pasi kemi akcizën për copë. Tek cigaret kemi pasur një rritje të lehtë, diku prej 13-14 për qind. Duke u bazuar në këto tri mallra që është me e lehtë me i analizu, ne konsiderojmë se padyshim që ndikon inflacioni”, shtoi ai.

Ai tregoi në detaje edhe vlerën e importit dhe eksportit gjatë vitit 2022.

“Sa i përket importit gjatë këtij viti, kemi pasur 5.6 miliard import të mallrave dhe 869 milionë eksport apo 22 për qind më shumë se viti paraprak që ka qenë 712 milionë. Ndërkaq, importi në vitin paraprak ka qenë 4.6 miliard”, theksoi Llugaliu.

Përkitazi me këtë, Llugaiu tregoi pse Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar më shumë nga Turqia.

“Turqia është dukshëm vendi që importojmë më së shumti. Kjo ka ndikuar për shkak të rënies së numrit të rënies së automjeteve që vijnë kryesisht nga Gjermania. E dina se kanë ndikuar çmimet në nivel global të automjeteve dhe oferta e kufizuara”, u shpreh ai.

Në raport me importin e mallrave nga Serbia, Llugaliu, tha se në krahasim me vitin 2017-2018 para vendosjes së taksës ka zbritje të importit nga fqinji verior.

“Sot po flasim për mbi 5 miliard import, ndërsa në vitin 2018 kemi folur për 3 miliard import. Përqindja se sa ka nxënë hapësirë në tregun e Kosovës produktet serbe në vitin 2018 me përqindjen sot është dyfish. Atëherë kanë qenë 12 për qind në vitin 2017-2018, ndërsa sot janë 5-6 për qind. Kur e bëjmë matjen ne nuk guxojmë të manipulojmë kur e paraqesim një të dhënë. Kjo është e vërteta e importit sa i përket, 370 milionë euro, përkundër 450 milionë euro që ka qenë në vitin 2017 para fillimit të masave”, nënvizoi ai.

Ai vijoi se gjatë vitit 2022 kanë luftuar edhe ekonominë joformale, derisa shtoi se gjatë barrikadave në veri në fundin e vitit të kaluar, në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak kanë qëndruar edhe doganierët e Kosovës.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara