Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se Kosova dhe Serbia në dy dekadat e fundit kanë pasë katër raunde negociuse, që sipas tij nuk sollën një traktat paqeje.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se negociatat e shpejta, pa qenë të drejta, nuk mund të përmbyllin këtë histori të armiqësisë njëshekullore.
Postimi i plotë i Rekës:
Paqja e papërfunduar: raundi i pestë.
Në dy dekadat e fundit, 4 raundet negociuese: Kosovë – Serbi nuk sollën një traktat paqeje. Rrjedhimisht, as adresimin e 4 çështjeve qenësore të çdo marrëveshje paqësore: përgjegjësinë për krimet e luftës, për të pagjeturit, për reparacionet e luftës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.
Në dy negociatat e para, mosnënshkrimi i marrëveshjes, nga Beogradi, solli intervenimin e NATO-s (Rambuje, 1999) dhe pavarësimin e Kosovës (Vjenë 2007). Dy të tjerat edhe pse të nënshkruara nga dy shtetet, nuk ndryshuan gjendjen. As marrëveshjet nga dialogu asimetrik i Brukselit (2011-2020), as dy nënshkrimet e ndara të zotimeve të Uashingtonit (2020) nuk shkrinë marrëdhëniet e ngrira ndër-shtetërore. Dy fqinjët mbeten formalisht, ende në luftë dhe pa njohje reciproke. “Normalizimi”, si eufemizëm diplomatik, nuk e mbyllë luftën. Ajo shpërtheu, jo shkaku i “jo-normalitetit”, por shkaku i Aparthejdit serb mbi shqiptarët. Nuk ishte thjeshtë një revoltë kundër “abnormalitetit”, por një luftë anti-koloniale. Historia e harruar, sjellë historinë e përsëritur. Sidomos, historia e injoruar.
Negociatat e shpejta, pa qenë të drejta, nuk mund të përmbyllin këtë histori të armiqësisë njëshekullore. Sa do të arrijë tentativa e pestë e këtij dialogu, e paralajmëruar për qershor?
Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë tyre.
Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:
Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.
Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion: