Lajmet

Regjistrimi i popullsisë rrezikon të dështojë, ASK-ja kërkon shtyrje të procesit deri në prill të 2024-ës

Këtë e ka bërë të ditur gjatë raportimit të premten në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Published

on

Zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, ka thënë se ka dërguar kërkesë në Qeveri që procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet deri në prill të 2024-ës, për shkak të sfidave që është përballur ky institucion. Këtë e ka bërë të ditur gjatë raportimit të premten në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Berisha ka thënë se sfidat e këtij procesi janë mungesa e tabletave, trajnimi i stafit si dhe procesi i regjistrimit në komunat veriore. Ai ka thënë se si ASK janë duke paraparë që regjistrimin përveç me metodën e tabletave, ta bëjnë edhe me dy metoda të reja duke përfshirë këtu edhe regjistrimin online përmes e-Kosovës.

“Jemi vonë me testimin e tabletave, kjo pasi kompania fituese ka dështuar që t’i sjellë tabletat më kohë, për këtë kemi shkëputur kontratën me atë kompani. Kemi nënshkruar marrëveshje me një kompani të re e cila brenda 14 dite do t’i sjell tabletat. Tabletat duhet të jenë se paku një muaj përpara datës së fillimit të regjistrimit, ne ende nuk i kemi. Trajnimi do të bëhet me tableta, ne po tentojmë që regjistrimi të mbaroj në këtë vit. Sfidat janë këto, mungesa e tablateve, stafi në teren dhe një çështje tjetër që ne e kemi cekur vështirësitë në katër komunat veriore për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit, pasi sipas rekomandimeve në vendet ku situatat nuk janë të qetë nuk preferohet të bëhet regjistrimi”, tha ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka pyetur kryeshefin e ASK-së se si do të bëhet regjistrimi për anëtarët e familjeve që janë në jashtë vendit dhe si do të regjistrohen shtëpitë që janë mbyllur. Ai po ashtu ka pyetur Berishën nëse ky proces do të filloj në nëntor, pavarësisht sfidave që i përmendi. Berisha tha se për ta është paraparë plotësimi i një formulari të veçantë po ashtu edhe mundësi që ata të regjistrohen edhe online. Por sipas tij për diasporën të dhënat nuk do të jenë të sakta 100 për qind.

“Ata do të regjistrohen me një formularë të veçantë. Regjistrohet si shtëpi e pa banueshme. Ne kemi parapa që ata të regjistrohen edhe online, jemi në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme. Thirrjet për këto do të jenë publike. Ne konsiderojmë që për popullsinë jo rezidente për diasporën tonë nuk do të arrijmë që të jemi të saktë 100 për qind”, deklaroi ai.

Berisha duke ju përgjigjur deputetit Hoti tha se kanë dërguar kërkesën për të shtyrë datën e regjistrimit të popullsisë.

“Kemi dërguar kërkesën që të shtyhet data e fillimit të regjistrimit. Propozimi dërgohet por vendimi merret nga qeveria”, u shpreh Berisha.

Hoti tha se është për keqardhje që ky proces të dështoj për shkak të tabletave.

Kritika për vonesa, pati edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku. Ai tha se këto shtyrje po tregojnë se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet sipas standardeve evropiane.

“Metoda që ju po e përmendni është vetëm farsë dhe nuk tregon seriozitet as nga Qeveria as nga ju si ASK. Dikush duhet që të jap përgjegjësi për këtë”, tha ai.

Ndërsa Berisha tha se kanë kërkuar që regjistrimi i popullsisë të fillojë në prill të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, me metodën që është paraparë që të filloj regjistrimi i popullsisë me tabletë është e pa mundur që procesi të filloj me 1 nëntor, por sipas tij, ASK është duke shikuar metoda të tjera që të fillojë këtë proces.

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, e cila është caktuar të nisë në orën 13:00.

Në qendër të këtij takimi të jashtëzakonshëm të deputetëve do të jetë debati parlamentar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument ky që i është dorëzuar zyrtarisht institucioneve të Kosovës para pak ditësh.

Përfaqësuesit e popullit pritet të diskutojnë gjetjet kryesore, të arriturat dhe sfidat e evidentuara nga Bashkimi Evropian sa i përket përmbushjes së reformave dhe standardeve evropiane në vend. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj një personi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 29 maj 2023

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes.

Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me persona të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se po vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ajo ka riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me zyrtarët francezë, diskutojnë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të organizimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024” nga organizata France Sport Expertise.

Në takim është diskutuar për përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke përfshirë bashkërendimin institucional dhe infrastrukturën e nevojshme.

Kurti ka thënë se nga përfaqësuesit francezë kanë marrë këshilla lidhur me veprimet që duhet të kenë përparësi në këtë proces, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin e projekteve.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të afateve, ndarjes së përgjegjësive, kostove dhe burimeve të financimit.

Kurti ka rikujtuar se në fund të muajit korrik është nënshkruar marrëveshja e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, si dhe Deklarata e Synimit për themelimin e Komitetit të Përbashkët për këto lojëra.

Sipas tij, këto marrëveshje e bëjnë Francën një partnere të rëndësishme në organizimin e “Prishtina 2030”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara