Lajmet

​Xhaferi: Me zvarritjen e procesit drejt BE-së nxiten proceset retrograde

Sipas tij, miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të mundësojë hapjen e kapitujve të negociatave.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se është koha e duhur që të gjitha partitë politike që në programet e tyre mbrojnë integrimet evropiane, ta demonstrojnë këtë përkushtim edhe në veprim.

Sipas tij, miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të mundësojë hapjen e kapitujve të negociatave dhe kjo do të sjellë ritëm të përshpejtuar të reformave.

“Besoj se vonesa e mëtejshme e procesit të anëtarësimit mund të vërë në pikëpyetje reputacionin e Bashkimit si partner i besueshëm dhe vendimin e tij kryesor gjeopolitik. Ai lë hapësirë për shfaqjen e proceseve nacionaliste dhe retrograde dhe inkurajimin e palëve të treta për të forcuar interesin e tyre në rajon”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thekson se procesi i zgjerimit është çështje gjeostrategjike. Ai informoi se procesi i shqyrtimit është në fazën përfundimtare dhe shtoi se po bëhen përpjekje që vendi të hapë kapitullin e parë të negociatave deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

“Besoj se nuk ka pengesa të pakapërcyeshme. Jam i bindur se Kuvendi dhe deputetët do të jenë në lartësinë e detyrës dhe do të zhvillojnë një dialog konstruktiv, me të cilin do të përmbushim shpejt dhe me efikasitet detyrimet tona dhe do t’i kapërcejmë sfidat, të gjitha sfidat që lidhen me çështjet e vështira politike, por edhe me politikat konkrete të gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, shtetin e së drejtës”, u shpreh Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thanë se tashmë ka dinamikë të re dhe vëmendje të madhe ndaj procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Disa prej tyre ndanë se Brukseli e sheh zgjerimin si investim gjeostrategjik në paqe, siguri dhe progres.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit, të Ballkanit Perëndimor të kuptojnë rëndësinë e kësaj mundësie që është krijuar me dinamikën e re dhe klimën e re politike në Evropë”, theksoi Zolt Nemeth nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Këto qëndrime u thanë në Konferencën e Dialogut Ndërparlamentar për Promovimin e Integrimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, organizuar bashkërisht nga Kuvendi dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës./Alsat.mk/

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara