Lajmet

Regjistrimet në UBT: Nga 10 vende të lira në 5 drejtimet më të kërkuara!

Published

on

UBT njofton me kënaqësi se, pas një numri të jashtëzakonshëm të interesuarish për regjistrimet e vitit akademik 2024-2025, kanë mbetur nga 10 vende të lira në pesë drejtimet më të kërkuara. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët që dëshirojnë të fillojnë studimet në fusha me perspektivë të madhe punësimi.

Drejtimet me vende të lira përfshijnë: Inxhinierinë e Energjisë, programi fokusohet në teknologjitë e reja të energjisë dhe efikasitetin energjetik, duke përgatitur profesionistë të kualifikuar për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve energjetike dhe për sfidat e industrisë energjetike.

Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, programi ofron një kuptim të thellë të proceseve që lidhen me prodhimin dhe përpunimin e ushqimit, si dhe përdorimin e bioteknologjisë për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore. Studentët do të angazhohen në kërkime dhe aplikime praktike.

Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, një ndër drejtimet më të kërkuara në treg, i përgatit studentët për të kontribuar në projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e infrastrukturës publike dhe private. Ata do të studiojnë struktura, materiale ndërtimi dhe teknikën e menaxhimit të projekteve.

Juridik, programi ofron një edukim të thellë në fushën e së drejtës dhe procedurave ligjore, përgatitjes së profesionistëve që do të kontribuojnë në fushën e drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Inxhinieri e Mekatronikës, ky program integron inxhinierinë mekanike dhe elektronike për zhvillimin e sistemeve automatizimi, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Të gjitha këto drejtime ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe akademik, duke e bërë UBT-në një nga zgjedhjet më të mira për ata që dëshirojnë të ndjekin një karrierë të suksesshme në fushat përkatëse.

Regjistrimet për këto drejtime janë duke vazhduar, dhe të gjithë ata që janë të interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë sa më shpejt. Për më shumë informacion mbi procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të UBT-së. Mos e humbisni këtë mundësi për të ndërtuar të ardhmen tuaj akademike në një nga universitetet me rankimin më të lartë për cilësi në rajon!/UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi po merr pjesë në panairin më të madh të teknologjisë mjekësore dhe do të flasë në konferencën e mjekësisë sportive në Dyseldorf

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në panairin më të madh botëror të teknologjisë mjekësore – MEDICA – si dhe është ftuar të flasë në MEDICA Medicine + Sports Conference 2025, që po zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Ky event mbledh mijëra prodhues, shkencëtarë dhe ekspertë nga mbarë bota për të prezantuar risitë më të fundit në teknologjinë mjekësore dhe mjekësinë sportive.

Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi së bashku me Prof. Norbert Bachl do të flasin për temën: “Precise preventation in a university campus ecosystem”.

Gjatë vizitës dyditore, Rektori Hajrizi po zhvillon takime me kompani prodhuese dhe partnerë ndërkombëtarë, ndërsa po prezanton zhvillimet e fundit të UBT-së në fushat e mjekësisë sportive, teknologjisë së avancuar dhe integrimit të inteligjencës artificiale në shëndetësi.

Panairi dhe konferenca përfshin tema bashkëkohore si jetëgjatësia, parandalimi përmes aktivitetit fizik, biohacking, inovacionet digjitale dhe terapitë moderne në sport, duke e kthyer MEDICA-n në një platformën globale.

Continue Reading

Lajmet

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot mbushen 53 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Pjesëmarrës në Kongres ishin 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina, kur edhe Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore,/S.K/KP/

Continue Reading

Vendi

Vazhdon sot seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për akuzat për spiunazh

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Seanca e mëparshme, më 13 nëntor, u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025, duke i ngarkuar Shabanin dhe Qerimin se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe.

Sipas PSRK-së, informacionet kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

Prokuroria thotë se qëllimi i këtyre veprimeve ishte krijimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në Kosovë, përhapja e një narrative të pavërtetë që të lidhej Spitali Ushtarak i UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për trafikim organesh, dhe vënia në dyshim e së vërtetës për masakrën e Reçakut.

Muharrem Qerimi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje./S.K/EO/

Continue Reading

Sport

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 63-të nga pozita e 65-të.

Mungesa e fitoreve në miqësore dhe humbjet në takimet e fundit zyrtare kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj rënieje.

Analistët sportivë theksojnë se ekipi ka pasur probleme të dukshme në finalizim dhe stabilitet në mbrojtje, elemente që kanë kushtuar rëndë në rezultatin përfundimtar të vlerësimit.

Edhe përkundër sigurimit të fazës “playoff” për Kupën e Botës 2026 Shqipëria nuk ka arritur të mbledh pikët e nevojshme për ngritje apo mbajtje të së njëjtës pozitë që e kishte herën e fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara