Kulturë

Regjisori i “Titanic” tregon se nuk deshi të caktonte Leonardon pasiqë iu duk arrogant

Regjisori kujtoi takimin me DiCaprion përpara filmit në një intervistë me GQ.

Published

on

James Cameron pothuajse nuk e caktoi Leonardo DiCaprio për të luajtur Jack Dawson në “Titanic”, duke pretenduar se aktori u shfaq në audicion me një qëndrim si diva.

Regjisori i filmit kujtoi takimin me DiCaprion përpara filmit rekord të vitit 1997 në një intervistë me GQ.

“Kështu Leo hyri – natyrisht, i magjepsi të gjithë, përfshirë edhe mua” shpjegoi Cameron. “Dhe unë thashë: “Mirë, le të shohim se si është kimia juaj me Kate”.

Sipas regjisorit, DiCaprio mendoi se kjo do të thoshte “një takim tjetër me Kate”. Por në fakt, Cameron e kishte thirrur për të regjistruar dy rreshtat e leximit së bashku.

“Dhe ai tha; ‘Do të thuash që duhet të lexoj?’ Dhe unë i thashë, ‘Po’. “Ai tha, Jo, unë nuk lexoj”, pohoi Cameron. “Do të lexosh, ose nuk do ta marrësh pjesën”, kujton regjisori duke i thënë DiCaprios. Kështu ai lexoi dhe menjëherë “u shndërrua në Jack”.

Ai tha: “Prit, prit, prit. Domethënë nëse nuk lexoj, nuk e marrë pjesën? Vetëm kështu?’”, vazhdoi drejtori. Dhe unë thashë, “Po. Ky është një film gjigant që do të marrë dy vjet nga jeta ime . Kështuqë nuk mund të gaboj tek zgjedhja e kastit. Ose do lexosh ose largohu”.

“Kate menjëherë e pëlqeu”, shpjegoi ai.

“Titanic” fitoi 11 nga 14 Çmimet e Akademisë për të cilat u nominua dhe siguroi vendin e DiCaprios si një nga aktorët më me ndikim të shekullit./Lapsi.al

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara