Sport

Reali e ka gati ofertën për Mbappen

Mbappe e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Published

on

“Los Blancos” do të mundohen ta transferojnë sulmuesin francez në afatin kalimtar të janarit. Vendimi i takon PSG-së pasi lojtari do ta preferonte transferimin në Spanjë, Real Madridi e ka rikthyer interesimin për Kylian Mbappen.

“Los Blancos” madje e kanë përgatitur ofertën për t’ia prezantuar Paris Saint-Germainit në muajin janar. Lajmin e ka bërë të ditur “Radioestadio Noche”, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, “Mbretërit” nuk e kanë ndërmend ta presin verën tjetër, kur sulmuesi francez të jetë lojtar i lirë. Por ata llogarisin në kampionin e botës për pjesën e dytë të këtij sezoni.

Mbappe e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”. Mirëpo, një gjë e tillë i dështoi në afatin kalimtar të verës.

Tash, PSG-ja mund të vendos ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të janarit për të mos e humbur pa para verën tjetër. Kjo pasi lojtari s’e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën, e cila do t’i skadojë në fund të këtij sezoni. 

Lajmet

Manuel Neuer mund të rikthehet te Gjermania me një kusht

Published

on

E ardhmja e portës së Gjermanisë në Kupën e Botës 2026 mbetet ende e paqartë, pasi që Marc-Andre ter Stegen po lufton për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.

Sipas Bild, portieri i Bayern Munich është i hapur ndaj një rikthimi, por kërkon që trajneri i kombëtares Julian Nagelsmann ta kontaktojë personalisht dhe t’i shprehë dëshirën e qartë për ta rikthyer në ekip.

Deri tani, vetëm drejtori sportiv i DFB-së, Rudi Voller, ka pasur komunikim të kufizuar me lojtarin për këtë çështje.

Neuer, i cili mbush 39 vjeç, e sheh të mundur bashkëpunimin me Nagelsmann në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por nuk dëshiron ta bëjë këtë çështje publike.

Ai synon të ruajë respektin ndaj portierëve aktualë të kombëtares dhe të shmangë çdo keqkuptim brenda grupit.

Në të kaluarën, marrëdhëniet midis Neuer dhe Nagelsmann kanë qenë të tensionuara. Gjatë periudhës së përbashkët te Bayern Munich, u krijua një përçarje pasi trajneri shkarkoi mikun e ngushtë të portierit, trajnerin e portierëve Toni Tapalovic.

Megjithatë, raportet janë përmirësuar që prej asaj kohe, sidomos gjatë bashkëpunimit në kombëtare.

Pas Kampionatit Evropian 2024, Neuer u tërhoq nga përfaqësuesja gjermane, por nëse Nagelsmann vendos t’i hapë sërish derën, rikthimi i tij në “Die Mannschaft” nuk është aspak i përjashtuar./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

​Zyrtare: U konfirmuan gjyqtarët për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Published

on

By

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Slloveni, e cila do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Takimi do të gjykohet nga italiani Marco Guida, i cili është caktuar si gjyqtar kryesor i sfidës.

Atij do t’i asistojnë bashkëkombasit Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Chiffi.

Në dhomën e VAR-it do të jenë Marco Di Bello si Video Assistant Referee dhe Valerio Marini si Assistant VAR.

Ky ekip arbitrash italian pritet të drejtojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të raundit kualifikues, ku Kosova do të kërkojë një rezultat pozitiv përballë Sllovenisë në “Fadil Vokrri”./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Peshëngritësi iranian debuton sot për Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

Published

on

Kampioni Olimpik i Rio 2016, Kianoush Rostami, do të garojë sot për herë të parë nën flamurin e Kosovës.

Peshëngritësi me famë botërore pritet të debutojë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë.

Rostami do të garojë në kategorinë deri në 94 kilogramë, me nisjen e garës së tij të parashikuar për në orën 19:30.

Peshëngritësi iranian, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në fillim të këtij viti, ka qenë më parë pjesë e përfaqësueses së Iranit deri në vitin 2022.

Pas mosmarrëveshjeve me Federatën e vendit të tij, ai vendosi të ndryshojë përfaqësim dhe t’i bashkohet ekipit të Kosovës.

Rostami ka një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare pasi që është fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe i medaljes së argjendtë në “Londër 2012”.

Po ashtu, numëron tri medalje botërore: dy të arta dhe një të argjendtë.

Bazuar në rezultatet dhe përvojën e tij, Rostami është një nga kandidatët kryesorë për të siguruar një medalje botërore për Kosovën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Son pranë një arritjeje historike

Published

on

Kapiteni i Koresë së Jugut, Son Heung-min, është pranë një arritjeje historike, pasi pritet të thyejë rekordin e vendit të tij për më shumë paraqitje me ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore kundër Brazilit.

Sulmuesi i Los Angeles FC do të zhvillojë paraqitjen e tij të 137-të me fanellën e përfaqësueses, duke kaluar kështu ish-mbrojtësin Hong Myung-bo dhe ish-sulmuesin legjendar Cha Bum-kun, me të cilët aktualisht ndan kuotën e 136 ndeshjeve.

Ndeshja kundër Brazilit, e drejtuar nga Carlo Ancelotti, shërben si përgatitje për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut, ku Koreja e Jugut tashmë është kualifikuar.

Nëse Son nuk aktivizohet në këtë përballje, ai do ta ketë mundësinë të thyejë rekordin në sfidën ndaj Paraguait të martën, e cila do të shoqërohet edhe me një ceremoni përkujtimore për këtë arritje të veçantë.

Son, i cili debutoi me kombëtaren në dhjetor të vitit 2010, ka shënuar deri më tani 53 gola.

Gjithashtu, ai është në Kupën e Botës së katërt të karrierës, ndërsa me kalimin në MLS këtë verë, ish-kapiteni i Tottenhamit ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij.

Në përballjen e fundit mes dy ekipeve, Brazili kishte triumfuar 4-1 ndaj Koresë së Jugut në fazën e 1/8 së finales të Botërorit “Katar 2022”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara