Magazinë

Reagon gruaja e Bruce Willis: Ndaloni së lexuari artikujt që fillojnë me, “burimet pranë familjes”

Published

on

Magazinë

Ylli i serialit “Home Improvement”, Zachery Ty Bryan, është arrestuar sërish

Published

on

Sipas policisë,  Zachery Ty Bryan u ndalua të shtunën në Eugene, Oregon, për shkelje të dyshuar të kushteve të lirimit me kusht, të lidhura me një dënim të mëparshëm për dhunë në familje.

Ai u dërgua në burgun e Qarkut Lane e po mbahet pa mundësi lirimi me garanci, në dokumente thuhet se Bryan do të lirohet më 3 dhjetor.

E fejuara e tij, Johnnie Faye Cartwright, ndodhet në paraburgim, duke u përballur me pesë akuza: një për drejtim mjeti në gjendje të dehur, tre për rrezikim të pakujdesshëm dhe një për tentativë sulmi të shkallës së parë. Ajo është arrestuar që nga data 30 nëntor.

Nuk dihet ende nëse Bryan apo Cartwright kanë angazhuar avokat përfaqësues.

Ky arrestim vjen pas një incidenti në janar në Myrtle Beach, Karolina e Jugut, ku Bryan u akuzua për dhunë në familje të shkallës së dytë.

Sipas raportit të policisë, e fejuara e tij u raportua se ishte mbytur dhe goditur disa herë me grusht nga aktori.

Çifti ka tre fëmijë së bashku: vajzën Kennedy dhe binjakët Parker dhe Sequoia.

Bryan është arrestuar dy herë të tjera gjatë vitit 2024 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit — një herë në shkurt dhe një herë në tetor.

Një vit më parë u përball dhe me akuza për sulm të shkallës së katërt, grabitje të shkallës së tretë dhe ngacmim të rëndë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Dame Judi Dench zbulon arsyen e tërheqjes nga filmi dhe televizioni

Published

on

Aktorja legjendare britanike, Dame Judi Dench, ka treguar pse vitet e fundit ka vendosur të tërhiqet nga skena e filmit dhe televizionit.

Në moshën 90-vjeçare, aktorja e njohur që filloi karrierën e saj në vitin 1957 si Ofelia në “Hamlet” dhe fitoi famë botërore me rolin e M në serialin “James Bond”, po përballet me një problem serioz shëndetësor që e ka detyruar të ulë aktivitetin profesional.

Gjatë karrierës së saj të pasur, Dench ka luajtur në rreth 60 filma dhe ka fituar një Oscar për rolin në Shakespeare in Love, si dhe shumë çmime BAFTA për filmat Iris, Mrs. Brown dhe A Handful of Dust.

Vitet e fundit, Dench është larguar nga syri i publikut pasi u diagnostikua me degjenerim makular të lidhur me moshën (AMD), një sëmundje e syrit që përkeqësohet gradualisht.

Sipas ekspertëve, AMD shkaktohet nga dëmtimi i makulës, pjesa qendrore e retinës, dhe është një nga shkaqet kryesore të humbjes së përhershme të shikimit tek personat mbi 50 vjeç.

Ndërsa kjo gjendje nuk shkakton verbëri të plotë, ajo ndikon ndjeshëm në shikim dhe e vështirëson punën e aktorit.

Dench u diagnostikua me këtë sëmundje më 2012, ajo ka lidhje familjare, edhe nëna e saj kishte një gjendje të ngjashme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Billie Eilish shfaqet ndryshe, ekskursion me kalë pas festës së Falënderimeve

Published

on

Billie Eilish u shfaq këtë fundjavë me një pamje të ndryshuar, duke lënë pas stilin e saj të njohur të gjerë, teksa kalonte një ditë qetësie në Los Angeles pas festës së Falënderimeve me familjen.

Këngëtarja veshi një kostum sportiv të ngushtë të zi, me pantallona e çizme, ndërsa flokët e gjatë dhe të errët i mbajti të lidhura në bisht.

Ajo dukej e relaksuar dhe e përqendruar në aktivitetet e ditës, pavarësisht debatit të fundit me miliarderin Elon Musk, shkruan DailyMail.

Billie e kritikoi Musk-un për pasurinë e madhe, duke e quajtur “frikacak patetik”, inkurajoi të pasurit tjerë të bëjnë donacione për bamirësi.

Ajo planifikon të dhurojë 11.5 milionë dollarë (rreth 10.7 milionë euro) nga turneu i saj “Hit Me Hard and Soft” për të ndihmuar të tjerët, duke u bërë thirrje edhe të tjerëve të pasur të ndjekin shembullin e saj.

Dalja me pamjen e re tregon një anë më të qetë dhe të përkushtuar të yllit të popit, i cili kombinon mbështetjen për kauza sociale me momentet personale të relaksit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Clooney i prekur emocionalisht nga filmat e tij të hershëm

Published

on

George Clooney ka rrëfyer se është ndjerë i tronditur emocionalisht kur ka parë pamjet e vërteta nga filmat e tij të hershëm të përdorura në filmin e ri “Jay Kelly”.

Gjatë premierës në Los Angeles, aktori fitues i Oscar-it tha se kjo përvojë e befasoi më shumë sesa kishte menduar.

Në një deklaratë për “People”, Clooney pranoi se ngjashmëritë mes historisë së filmit dhe jetës reale ishin “të vështira për t’u përballuar”.

Sipas tij, skena finale ku personazhi i tij sheh një përmbledhje të karrierës në një ceremoni nderimi – ishte aq realiste, sa i shkaktoi një valë nervozizmi të papritur.

Noah Baumbach kishte zgjedhur të përdorte pamje autentike nga rolet e rinisë së Clooney-t, një surprizë që aktori nuk e dinte paraprakisht.

“Nuk kisha asnjë ide se do ta bënin,” tha ai. “Herën e parë që e xhiruan, ishte edhe hera e parë që e pashë. Ajo reagim i parë është pikërisht ajo që shihni në film.”

Një moment tjetër që ka bërë bujë është skena ku Clooney mban dorën e menaxherit të tij, të interpretuar nga Adam Sandler. Aktori zbuloi se ky gjest nuk ishte i shkruar në skenar: “Ndodhi krejt natyrshëm. U habita dhe u ndjeva pak nervoz. Nuk është e lehtë.”

Me humor ai shtoi: “Duhet të kesh shumë vetëbesim për të parë një përmbledhje 40-vjeçare të karrierës tënde. Nuk është gjithmonë e bukur.”

Reflektimi i Clooney-t ka rezonuar me fansat, të cilët e vlerësuan sinqeritetin e tij dhe mënyrën se si përballet me të kaluarën, një rrugëtim që e ka shndërruar prej kohësh në një nga figurat më të dashura të Hollywood-i. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara