Lajmet

Rashiti: Vetëvendosje ka mungesë nomenklature

Rashiti: Partitë e tjera e mësuan leksionin e 14 shkurtit.

Published

on

Vetëm 8 muaj pas triumfit në zgjedhjet e përgjithshme, Vetëvendosja duket sikur ka humbur kapitalin e saj politik pas rezultateve të zgjedhjeve vendore, ku ka dështuar në qendrat më të mëdha të Kosovës, duke filluar nga Prishtina.  

Sipas analistit Naim Rashiti,  “në kontekstin kosovar, duhet theksuar se 14 shkurtit ishte rezultat i momentit, i frymës, i ndëshkimit, dhe secili prej nesh e dinte që ishte i paqëndrueshëm. Por edhe në 2013 dhe 2014 kemi parë subjekte që kishin fituar zgjedhjet e përgjithshme kanë performuar keq në zgjedhjet lokale”,

Por sipas tij, Vetëvendosje ka një element të veçantë. “Gjithmonë VV ka patur një defekt, është lëvizje me frymë kombëtare dhe për politikat madhore por asnjëherë që nuk ka arritur të ndërtojë nomenklaturë politike vendore, përtej Prishtinës që me VV ka përjetuar qeverisjen më të keqe në performancë. Për të qeverisur në nivel qendror dhe lokal, partisë i duhen emra të fuqishëm, dhe te VV mungon pjesa në nivel lokal, duke përjashtuar Gjilanin. Në Prishtinë, Kurti nuk kishte kandidat më të mirë se Vitia, ishte njeriu i vetëm përfaqësues i qytetarisë së Prishtinës”, komentoi Rashiti për A2 CNN.  

Ndryshe, sipas tij, situata në partitë në opozitën parlamentare. “AAK ka vite që është stabile në disa komuna. Ka identifikuar persona që ndoshta nuk lidhen me imazhin e AAK, por kanë influencë të madhe në komunitetet e tyre. Në Gjakovë kryetari ka bërë ndryshime të mëdha dhe gëzon popullaritet të gjerë, jashtë edhe proceseve zgjedhore.

PDK dhe LDK kanë krijuar figura politike të njohura në dy nivelet, qendrore dhe lokale, dhe këto figura kanë identitetin e vet, paralel me subjektet e tyre politike, nga Bedri Hamza te Muhaxheri etj.

Për LDK dhe PDK, varet nga edhe reforma pas 14 shkurtit. Nuk mund të flasim më për partitë e së kaluarës, sepse kanë vendosur standarde të reja, me struktura te reja. Abdixhiku ma zgjedhur një emër të ri si Përparim Rama që pak e njihnin dhe me mbështetjen e tij fitoi Prishtinën, ndërkohë që fillimisht ka patur hezitim edhe brenda partisë. E njëjta për PDK, me një imazh tërësisht tjetër të politikbërjes,  me një marrëdhënie të ndryshme me të kaluarën, me UCK-në. Jo çdo subjekt ka arritur atë që ka dashur, por në tërësi opozita ka marrë mesazhin e 14 shkurtit dhe janë rikthyer” , tha Rashiti.

Sipas tij, “tani kemi edhe një herë tre subjekte pak a shumë në të njëjtin dimension, si dhe një të katërt më të vogël si AAK, duke krijuar sërish një stabilitet”.

Për sa i përket vetëvendosjes, analisti mendon se nuk do të ketë kohë për reflektim, dhe jo vetëm për fajin e saj.  “ Asnjë nga elitat kosovare kanë reflektuar deri sa ishin në pushtet, sepse pushteti i ngërthen aq shumë saqë nuk lë hapësirë për të përmirësuar politikbërjen dhe diskursin. Mungesa e kapacitetit njerëzor dhe situata në të cilën gjendet Kosova do te gërryej subjektin politik në qeveri”, thotë ai në “Debat”.  

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara