Lajmet

Rashiq: Partia më e madhe të marrë përgjegjësi për krijimin e qeverisë

Published

on

Deputeti nga radhët e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, tha se nuk është optimist se do të votohet nesër qeveria e re, duke theksuar se opsioni më i mirë në këtë moment është që partia më e madhe Lëvizja Vetëvendosje të marrë përgjegjësinë për krijimin e qeverisë.

Ai deklaratën e bëri pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, një ditë para seancës konstituive të këtij institucioni.

“Nuk jam optimist se do të votojmë nesër. Nuk është hera parë që mund të ndodhë një ngërç i shkurtër. Ju rikujtoj se më 2014 kemi pasur një situatë të tillë. Atëherë po ashtu kam qenë deputet, por pas dy apo tre muajve u zgjidh ajo krizë. Edhe këtë rast po konsideroj që varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe të formojë qeverinë, sepse çdo opsion tjetër do të komplikonte shumë më shumë procesin, qoftë demokratizimit, qoftë afrimit të Kosovës drejt BE-së. Opsioni më i mirë në këtë moment është partia më e madhe të marrë përgjegjësinë për udhëheqje. Rregullat tregojnë se partia me e madhe, në këtë rast VV-ja ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit. Nuk e shoh ndonjë problem në atë aspekt. Besoj për krijimin e një qeverie, në të cilën partia më e madhe, kjo është me rëndësi që të kuptohet, partia që e ka marr pothuajse gjysmë e ulëseve që i takojnë komunitete shqiptar, normalisht që është adresa e duhur për krijimin e institucioneve”, tha Rashiq.

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim u ndal në shantazhet e Serbisë ndaj tij dhe bashkëpartiakëve të tij.

 “Për shantazh janë prej 2013-ës. Nuk është diçka e re. Qe 12 vjet po shantazhojnë. E di që ka ndodhur prej fillimit dhe po ndodh prapë ndaj politikës të cilën e përfaqësoj unë. Ndaj bashkëpunëtorëve të mi, shumë herë ka ndodhur t’i ndalin në kufij, katër orë orë duhet të pritur atje. Do intervista informative, siç thonë ata, qoftë në Polici në Serbi, qoftë në BIA. Prandaj, kjo për mua nuk është gjë e re. Partia politike që është aksidentalisht në pushtet tash në Serbi e keqpërdornin çdo mënyrë, jo vetëm ne si politikan, po çdo qytetar serb që jeton këtu. Keni pasur rastin që të shohim pardje që ndodhi demonstrata, mitingu i madh në Serbi, krejt ata njerëz që kanë shkuar nga Kosova kanë qenë të shantazhuar. Secili prej tyre. Të gjithë ata që kanë shkuar në Beograd kanë qenë të shantazhuar. Njerëzit këtu gjatë këtyre 12-13 vjetëve në një kontinuitet janë maltretuar nga ana e eminencës, hijes në aspektin e udhëheqjes së politikës që është dirigjuara nga ana e regjimit të Beogradit”, tha Rashiq.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara