Lajmet

Raporti: Vdekjet e grave shtatzëna në SHBA u rritën me 40% gjatë vitit 2021

Kjo sipas rezultateve të Qendrës Ndërkombëtare të Statistikave të Shëndetit.

Publikuar

Tammy Cunningham nuk kujton fare lindjen e djalit të saj. Ajo nuk ishte ende shtatë muaj shtatzënë kur rezultoi pozitiv me Covid-19 në maj të vitit 2021. Atë kohë, ajo u transferua me një helikopter në spitalin e Indianapolis, me shumë probleme me kollë dhe shumë vështirësi në frymëmarrje.

Mjekët ishin të shqetësuar se Cunningham dhe fetusi i saj nuk do të shpëtonin, duke kërkuar nga bashkëshorti i saj që të autorizonin një abort.

Të dhënat e reja të qeverisë sugjerojnë se raste të ngjashme ndodhën shumë shpesh më 2021, viti i dytë i pandemisë.

Qendra Ndërkombëtare e Statistikave të Shëndetit raportoi se 1,205 gra shtatzëna vdiqën në vitin 2021, me një rritje prej 40% krahasuar me vitin 2020 ku ishin 861 vdekje dhe 754 më vitin 2019.

Sipas një raporti tjetër, Covid-19 ka kontribuar si faktor në të paktën 400 raste të vdekjeve të grave shtatzëna.

Gratë shtatzëna me COVID përballen me një rrezik shtatëfish të vdekjes në krahasim me gratë shtatzëna të pa infektuara, sipas një meta-analize të madhe që gjurmon njerëzit e pavaksinuar. Infeksioni gjithashtu bën më shumë gjasa që një grua të lindë para kohe dhe që foshnja të kërkojë kujdes intensiv neonatal./UBTNews/

Lajmet

Qeveria vendos për emërimin e një komisioni që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të AME-së

Publikuar

nga

Qeveria e ka miratuar një vendim për emërimin e një komisioni ‘ad hoc’ që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Komisioni përbëhet prej pesë anëtarëve.

Kryeministri Albin Kurti nuk foli për përbërjen e këtij komisioni, por tha se ai do të angazhohet “për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tregoi se MPB-ja ka hapur rekrutimin për këtë pozitë.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur rekrutimin për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në pajtim me legjislacionin në fuqi, me të cilin komisioni ‘ad hoc’ do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në ligjin për zyrtarët publikë dhe rregulloren për procedurën e pranimit në shërbimin civil”, tha ai.

Kjo ishte pika e fundit e rendit të ditës, e cila nuk u përmend në faqen e Zyrës së Kryeministrit. Ky propozim-vendim është futur në pikën “të ndryshme”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme

Publikuar

nga

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka cilësuar të padobishme aksionin e Policisë së Kosovës në veri të hënën, për mbylljen e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore.

Në një konferencë për media të martën, Stano ka thënë se Bashkimi Evropian do të dalë me reagim së shpejti për ngjarjen.

“Ka qenë ngjarje shumë e padobishme. Reagimi jonë zyrtar do të lëshohet herët pasdite”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka mbyllur të hënën gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri, të cilat kanë vepruar ilegalisht që nga paslufta. Në to u konfiskuan rreth 1.6 milionë euro.

Përmes Bankës Kursimore distribuohen pagat, pagesat për skemat sociale dhe beneficionet tjera që Serbia i ndan për serbët e Kosovës në dinarë.

E aksioni u ndërmor pak ditë pasi dështoi edhe takimi i shtatë në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket dinarit në mesin e komunitetit serb.

Sipas rregullores së BQK-së, që u miratua në shkurt të këtij viti, valuta me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme është vetëm euro.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Arifi e quan propagandë mbi tragjedi njerëzore përfshirjen e Kurtit në rastin e Enver Sekiraqës

Publikuar

nga

Ish-përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund të përfitoj nga rasti i arratisjes së Enver Sekiraqës. Sipas Arifit, Kurti duhet të merret me çështjet e dështimit në KE dhe jo përfshirjes në gjyqësor.

“Propaganda ma e poshtër është propaganda që për të përfituar politikisht propagandon mbi dhimbjet e tragjedive njerëzore. Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt. Por mendon se mund të përfitoj nga arratisja e Enver Sekiraqës. Albini duhet të dijë se gjyqësori është i ndarë nga ekzekutivi. Albini le të tregoj se pse i dënoj 2 milion qytetarë të Kosovës nga anëtarësimi në KE. Këtë dështim le ta sqaroj sepse kjo është kompetencë e tij e sa i përket gjyqësorit duhet ta harrojë idenë se komesarët e tij politikë nga byroja e VV do të vendosin çka është drejtësi e padrejtësi”, ka shkruar Arifi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aliu: Në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet

Publikuar

nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka thënë se në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim. Aliu në një konferencë për media ka thënë se me kapacitetet aktuale e me ndryshimet klimatike, nuk po arrijnë t’i menaxhojnë lumenjtë.

“Kosova i ka katër pellgje lumore dhe pellgu i Drinit të Bardhë është pellgu me i madh. Janë draftuar ligjet për menaxhimin e këtyre pellgjeve. Çka është një plan për menaxhimin e pellgjeve. Kosova është një vend që ka kapacitete të limituara të ujit, jemi në një krizë. 75 për qind të këtij uji e përben vetëm liqeni i Ujmanit, në të ardhmen duhet që t’i rrisim këto kapacitete sepse keni ndryshime që shpesh herë nuk mund t’i menaxhojmë mirë, për shkak të mungesës së planeve. Jemi në qershor dhe e përfundojmë hartën e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim. Duke pasur parasysh që një vendim i tilli si ky sot ne e kemi themeluar edhe task-forcën e gjelbër, jemi duke ndërmarr hapa konkret për mbrojtjen e ambientit. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur aksion të vazhdueshëm, për eksploatime e zhavorrit në lumenj dhe është bërë konfiskime të pajisjeve dhe ky aksion do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara