Aktualitet

Raporti i ri tregon se vrasësit sauditë morën “ilaçe të paligjshme” në Kajro për të vrarë Khashoggin

Në kohën e vdekjes së tij, Khashoggi kishte qenë një kritik i shquar i princit të kurorës.

Published

on

Një ekip i vrasësve sauditë fluturoi në Kajro për të marrë ilaçe ‘të paligjshme’ të përdorura për të vrarë gazetarin Jamal Khashoggi nga bashkëpunëtorët e tyre të dyshuar egjiptianë.

Kolumnisti i Washington Post u vra në konsullatën Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018, në një rast që njollosi reputacionin e sundimtarit de facto të Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman.

Dhe tani raportohet se në mëngjesin e vdekjes së tij, një avion privat Gulfstream që mbante një ekip sauditësh bëri një ndalesë në Kajro gjatë rrugës për në Stamboll, ka raportuar Yahoo News, përcjell Telegrafi.

Pamje që tregojnë një avion privat që pretendohet të ketë transportuar vrasësit e dyshuar

Dorëzimi i ilaçeve vdekjeprurëse në Kajro për të helmuar në mënyrë të efektshme Khashoggi është midis një numri detajesh të reja rreth vrasjes së rëndë të gazetarit që zbulohen në një sezon të ri me tetë episodë të podcastit “Conspiracyland” të Yahoo News që do të dalë këtë javë, me titull “The Secret Lives and Brutal Death of Jamal Khashoggi”.

Kjo gjë, shkruan The Hill, shënon tregimin e parë se vrasësit sauditë kishin bashkëpunëtorë egjiptianë në vrasjen e Khashoggit.

Ky zhvillim gjithashtu vë në pikëpyetje pretendimet e qeverisë Saudite se grupi nuk kishte ndërmend të vriste Khashoggi para se të hipte në aeroplan për në Stamboll.

Khashoggi besohet të jetë vrarë dhe copëtuar në Konsullatën Saudite të vendosur në qytetin turk, Stamboll.

Zyrtarët sauditë kanë pretenduar se vdekja e Khashoggi ishte një “operacion mashtrues” i kryer nga një ekip që ishte dërguar për të bindur shtetasin Saudit të kthehej në mbretëri, sipas BBC.

Sidoqoftë, CIA arriti në përfundimin në vitin 2018 se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen.

Në kohën e vdekjes së tij, Khashoggi kishte qenë një kritik i shquar i princit të kurorës dhe konflikteve të brendshme brenda familjes mbretërore.

Një demonstrues duke mbajtur një fotografi të Jamal Khashoggit gjatë një proteste para konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, Turqi, 5 Tetor 2018.

Ndryshe, presidenti amerikan Joe Biden në shkurt u zotua të kërkojë llogari nga Arabia Saudite për vdekjen e Khashoggit, duke lëshuar një raund masash ndëshkuese kundër vendit pas lëshimit të një raporti të inteligjencës që lidh Arabinë Saudite me vrasjen.

Sidoqoftë, Biden veçanërisht u ndal në vendosjen e sanksioneve kundër princit të kurorës, me shumë vëzhgues që deklaruan se Biden ka të ngjarë të mos donte të rrezikonte marrëdhëniet SHBA-Arabia Saudite.

Sport

Llapi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Klubi i Futbollit Llapi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores 2-1 ndaj FC Dritës.

Llapi tregoi efikasitet dhe qetësi në momentet vendimtare të takimit.

Golat për skuadrën e Llapit u shënuan nga Arbnor Ramadani në minutën e 17-të dhe Muhamet Hyseni në minutën e 58-të, ndërsa në të dy golat asistuan Elvir Gashijani dhe Edon Sadriu.

FC Drita tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të shmangë eliminimin nga gara. Me këtë fitore, KF Llapi vazhdon rrugëtimin në Kupën e Kosovës dhe siguron një vend në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Continue Reading

Lajmet

Smakaj dhe Fazliu lirohen me kusht

Published

on

By

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht në Kosovë më 10 shkurt 2026, pas rishikimit të fundit të masës së paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, e njohur si “Çështja gjyqësore 12”.

Sipas vendimeve të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi ka konstatuar se rrethanat kanë ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e Smakajt dhe Fazliut në paraburgim “nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale”.

Megjithëse është vlerësuar se ekziston ende një rrezik i kufizuar për pengim të procesit, Gjykatësi ka theksuar se “e drejta themelore e tyre për liri peshon më shumë se këto rreziqe”.

Në vendim është marrë parasysh edhe fakti se koha e kaluar në paraburgim nga të akuzuarit “tejkalon dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit nëse do të shpalleshin fajtorë”, si dhe se faza e paraqitjes së provave në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit tashmë ka përfunduar.

Po ashtu, Gjykatësi ka konstatuar se “nuk ka rrezik që Smakaj dhe Fazliu të arratisen”, duke përmendur edhe dorëzaninë financiare të ofruar prej tyre. Megjithatë, Smakaj dhe Fazliu mbeten të akuzuar në këtë proces gjyqësor dhe lirimi i tyre është i kushtëzuar me një sërë masash. Versionet e redaktuara publike të vendimeve janë publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Leposaviq: Policia konfiskon pajisje ushtarake

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, pronë e një burri shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit dhe pajisjeve ushtarake.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar 59 fishekë të kalibrit të panjohur, një kuti metalike, një helmetë ushtarake, një xhaketë me emblemë të Serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të armës AK-47 si dhe një karikator tjetër me një fishek.

“Gjatë kontrollit në një shpi të pa banuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar : 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake,  dy karikatorë të AK-47,  dhe një karikator tjetër me një fishek”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëri: Policia bllokon rrugët, 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë

Published

on

By

Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, për të cilën policia dhe autoritetet përkatëse kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Nisur nga fakti që në protestën e fundit të organizuar nga opozita pati akte të cilat cenuan rendin dhe sigurinë publike, ku u lënduan disa punonjës policie, u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 17 të tjerë, policia ka rishikuar planin e masave me më shumë detaje ku gjatë ditës së sotme pritet të zbresin në terren 1300 forca policore nga të gjitha strukturat, të cilat do të përqendrohen kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku shtrihen institucionet kryesore dhe Kryeministria, ku do jetë dhe pikënisja e protestës.

Siç është konstatuar nga protestat e mëparshme që pasi kryejnë pjesën kryesore të protestimeve para Kryeministrisë turmat e protestuesve bëjnë një tur deri në selinë e tyre, policia ka marrë masa të shtuara edhe në institucione të tjera.

Nga ana tjetër do të ketë edhe bllokim të rrugëve në zbatim të këtij plani masash i cili ka nisur të zbatohet që prej mesnatës, ku është ndaluar parkimi në bulevard, ku ka pasur edhe një bllokim të pjesshëm që prej orës 12 të mesditës për vendosjen e skenës ku do të mbahen fjalimet politike.

Ndërkohë për objektin e Kryeministrisë janë marrë të gjitha masat, janë vendosur kordonët metalikë, përforcuesit për dyert si dhe gjatë gjithë bulevardit ka kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të monitorojnë mbarëvajtjen e protestës. Aktiv do jetë edhe plani anti-tubim, ku do të ketë të angazhuar para Kryeministrisë autobotët ujëhedhës ashtu dhe zjarrëfiksja nëse përdorimi i tyre do të jetë i nevojshëm. /Top Chanel/

Continue Reading

Të kërkuara