Aktualitet

Hungaria: Shteti i BE-së e miraton ligjin anti-LGBT

Sipas ligjit, fëmijëve nën moshën 18-vjeçare nuk mund t’u shfaqet asnjë përmbajtje që i nxit ndryshimin e gjinisë apo homoseksualitetin.

Published

on

Kuvendi i Hungarisë të martën e miratoi legjislacionin për ndalimin e përmbajtjeve shkollore që i promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.

Partitë opozitare dhe grupet për të drejtat e njeriut e kundërshtuan ashpër këtë votim.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, i cili do të përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm, ka sjellë ndryshime radikale në politika sociale, duke dalë kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT dhe imigratëve. Politikat e qeverisë kanë shkaktuar përçarje të thella mes hungarezëve.

Partia e Orbanit, Fidesz, promovon agjendë konservatore dhe të afërt me Krishterimin. Propozimi për ndalimin e përmbajtjeve shkollore rreth LGBT-së pushteti e futi brenda një projektligji që e penalizon prerazi pedofilinë, duke ua bërë shumë më të vështirë kundërshtarëve që të votojnë kundër tij.

Votimi nxiti protestë masive pranë Kuvendit të Hungarisë të hënën, ndërsa disa grupe për të drejtat e njeriut i bënë thirrje partisë në pushtet që ta tërheqë projektligjin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Deputetët e partisë në pushtet e mbështetën legjislacionin në masë dërrmuese, ndërsa partisë e majta opozitare e bojkotuan procesin e votimit.

Sipas amendamenteve të paraqitura javën e kaluar, fëmijëve nën moshën 18-vjeçare nuk mund t’u shfaqet asnjë përmbajtje që i nxit ndryshimin e gjinisë apo homoseksualitetin.

Lajmet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

Published

on

By

Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE), si dhe kalimin në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin.

Këto janë elementet kryesore të strategjisë për zgjerimin që KE-ja do ta miratojë dhe publikojë më 7 tetor.

Qëllimi i këtyre dy propozimeve është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin tashmë të komplikuar të vendimmarrjes brenda bllokut evropian.

KE-ja në strategji do të theksojë se zgjerimi duhet të përgatitet mirë, për përfitim të ndërsjellë. Nga njëra anë, kandidatët për anëtarësim duhet të jenë të gatshëm dhe të përmbushin kushte të rrepta, ndërsa nga ana tjetër, edhe BE-ja duhet të jetë institucionalisht, financiarisht dhe politikisht e gatshme që të mbetet funksionale edhe pas zgjerimit.

Sipas draftit të dokumentit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë (REL), mekanizmat për anëtarët e ardhshëm, që po përgatit Komisioni, do të synonin kufizimin e mundësisë për bllokimin e vendimeve gjatë viteve të para të anëtarësimit, ndërsa shtetet anëtare ekzistuese do të kishin në dispozicion instrumente për të reaguar nëse anëtaret e reja, pas anëtarësimit, devijojnë nga detyrimet e marra përsipër.

 

Anëtarët e ardhshëm pa të drejtë vetoje

Elementi më i ndjeshëm i draftit ka të bëjë me kufizimin e së drejtës së vetos, që në dokument quhet në mënyrë simbolike “detyrim i përkohshëm lidhur me vendimmarrjen në Këshillin e BE-së dhe Këshillin Evropian”.

Sipas këtij propozimi, anëtarët e ardhshëm do të zotoheshin të mos kundërshtonin vendimet e Këshillit në fushat në të cilat kërkohet unanimitet.

Ky propozim do të zbatohej për çështjet institucionale dhe çështjet që lidhen me zgjerimet e ardhshme.

Në këmbim, siç thuhet në draft, institucionet evropiane do të angazhoheshin për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme kur një anëtar i ri t’i referohej interesave thelbësore kombëtare.

Marrëveshjet e reja, sipas burimeve të REL-it të njohura me përmbajtjen e dokumentit, do të përfshiheshin në një deklaratë të përbashkët që do t’i bashkëngjitej Traktatit të Anëtarësimit. Deklarata do të miratohej para Traktatit të Anëtarësimit.

Përveç mekanizmave ekzistues që kanë vlejtur për anëtaret e mëparshme, KE-ja do të propozojë shtimin e dy mekanizmave të rinj, që lidhen me çështjet financiare dhe institucionale.

Mekanizmi financiar mbrojtës do t’i mundësonte KE-së që, për një periudhë të kufizuar pas anëtarësimit, të propozojë masa proporcionale nëse ka prova të qarta ose rrezik serioz se mangësitë në sundimin e ligjit po rrezikojnë menaxhimin financiar të buxhetit të BE-së ose mbrojtjen e interesave të tij financiare.

Klauzola institucionale do të zbatohej në rast të një “shkeljeje veçanërisht të rëndë”, kur Këshilli i BE-së do të mund të miratonte masa të përshtatshme dhe proporcionale, përfshirë pezullimin e përkohshëm të disa të drejtave që rrjedhin nga anëtarësimi.

Komisioni, përmes këtij dokumenti, do të paralajmërojë gjithashtu forcimin e masave në rast të përkeqësimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore pas përfundimit të negociatave të anëtarësimit.

 

Ndryshime të propozuara edhe në institucionet e BE-së

Duket se anëtarësimi në BE nuk do të nënkuptojë që anëtaret e ardhshme do të kenë automatikisht edhe komisionarët e tyre, pasi sipas propozimit të ri kjo nuk do të vlejë as për anëtarët ekzistues.

Komisioni, në fakt, propozon që numri i komisionarëve, i cili aktualisht korrespondon me numrin e shteteve anëtare, të reduktohet në dy të tretat e numrit të shteteve anëtare, me rotacion rreptësisht të barabartë.

Komisioni mbështet gjithashtu zbatimin më të gjerë të votimit me shumicë të cilësuar, si dhe bashkëpunimin e shtuar të një grupi shtetesh kur nuk ka unanimitet.

Drafti, ndër të tjera, propozon që vendimmarrja me shumicë të cilësuar të zbatohet në hapat ndërmjetës të procesit të zgjerimit, siç janë hapja dhe mbyllja e kapitujve, ndërsa unanimiteti do të vlente vetëm për vendimin përfundimtar për pranimin e një anëtareje të ardhshme në BE.

 

Continue Reading

Aktualitet

Komediani turk Deniz Goktas dënohet me mbi 19 muaj burg për fyerje ndaj Erdoganit dhe fesë

Published

on

By

Komediani turk Deniz Goktas, 32 vjeç, është dënuar me mbi 19 muaj burg nga një gjykatë në Stamboll, pasi u shpall fajtor për fyerje ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe vlerave fetare. Pavarësisht dënimit, gjykata ka urdhëruar lirimin e tij të përkohshëm deri në vendimin e shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë, Goktas u shpall i pafajshëm për akuzën e tretë, atë të glorifikimit të krimeve, e cila lidhej me një shaka rreth grupit të organizuar kriminal të njohur si “Daltons”.

Çështja gjyqësore rjedh nga shfaqja e tij stand-up “Dead Sea”, e cila u bë virale në internet. Videoja e publikuar në YouTube arriti afro 9 milionë shikime, ndërsa fragmente të saj u shpërndanë gjerësisht në rrjetin social X. Sipas aktakuzës, Goktas e kishte cilësuar presidentin Erdogan si “diktator” në njërën nga batutat e tij, si dhe kishte bërë shaka me Islamin dhe fundamentalizmin fetar.

Sipas organizatës turke Media and Law Studies Association, ndaj komedianit me bazë në Stamboll janë paraqitur më shumë se 500 ankesa zyrtare për këtë performancë.

32-vjeçari u arrestua më 3 korrik, vetëm një javë pas publikimit të shfaqjes në YouTube, dhe ka qëndruar në paraburgim deri me sot.

Seanca gjyqësore u përcoll me mbështetje të madhe nga publiku. Rreth 50 persona u mblodhën përpara gjykatës në Stamboll në shenjë solidariteti, teksa në sallë morën pjesë gazetarë, kolegë humoristë nga klubi “TuzBiber”, si dhe vëzhgues nga Ambasada e Holandës dhe Konsullata e SHBA-së.

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmi në Ibër-Lepenc: Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve në Prishtinë

Published

on

By

Sot, më 29 shtator, para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të dalin të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, në vazhdimin e procesit gjyqësor që lidhet me sulmin eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit.

Vëllezërit Viqentijeviq ngarkohen me veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues përmes shkatërrimit apo dëmtimit të instalimeve publike në ndërlidhje me kryerjen e veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje. Përveç kësaj, Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq ngarkohet me armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Sipas aktakuzës së përfaqësuar nga prokurori special Bekim Kodraliu, në kanal ishte vendosur një çantë me rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT, ku i akuzuari Jovan Viqentijeviq dyshohet se kishte ndezur fitilin. Sulmi dëmtoi rëndë infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe rrezikoi drejtpërdrejt operimin e termocentraleve të KEK-ut e prodhimin e energjisë elektrike në vend.

Ndër provat kryesore të Prokurorisë Speciale është ekzaminimi krahasues i dheut të gjetur në çizmet e sekuestruara të të akuzuarve me mostrat e marra në vendin e ngjarjes. Në këtë ekzaminim janë përfshirë edhe ekspertë të FBI-së amerikane, ku ngjashmëria e mostrave lidh vëllezërit Viqentijeviq me vendin e shpërthimit.

Në pjesën e aktakuzës që lidhet me spiunazhin, prokuroria pretendon se Jovan Viqentijeviq ka vepruar në shërbim të inteligjencës ushtarake të Serbisë. Ai dyshohet se ka grumbulluar informacione të klasifikuara, përfshirë një dokument 66-faqësh të KFOR-it, vëzhgimin e ushtarakëve amerikanë dhe fotografimin e bazës së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Jasenovik.

Procesi gjyqësor vijon pas dhënies së fjalëve hyrëse në seancën e 9 korrikut 2026. Të gjithë të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Continue Reading

Aktualitet

Incidenti pranë bazës ushtarake britanike: Lirohen 5 të arrestuarit për terrorizëm

Published

on

By

Pesë burra të cilët u arrestuan nën dyshimin për vepra penale që lidhen me terrorizmin pranë bazës ajrore ushtarake “RAF Fairford”, janë liruar me dorëzani, ka njoftuar Policia Kundër Terrorizmit në Britani të Madhe, raporton BBC.

Arrestimi i tyre erdhi pasi policia u alarmua për praninë e tri “automjeteve të dyshimta” pranë bazës ajrore në Gloucestershire, gjë që nxiti shpalljen e gjendjes së incidentit madhor dhe evakuimin e dhjetëra shtëpive aty pranë.

Sipas policisë kundër terrorizmit (CTP), hetuesit po shqyrtojnë disa pista, përfshirë mundësinë që personat e përfshirë të kenë vepruar në emër apo si përfaqësues të ndonjë shteti të huaj.

Të arrestuarit janë pesë shtetas britanikë të moshave mes 23 dhe 25 vjeç, me banim në Londër. Ata fillimisht u ndaluan nën dyshimin për shkelje të Ligjit për Lëndët Plasëse, ndërsa më pas u arrestuan për përgatitje të akteve terroriste. Lirimi i tyre me dorëzani përfshin kushte të rrepta lëvizjeje dhe kontakti.

Një fermere vendase, e cila njoftoi numrin e emergjencës 999 pasi pikasi tri kombi të bardha, deklaroi për BBC se ishte “fat i pastër” që i kishte parë. Ajo tregoi për emisionin Today të BBC Radio 4 se kur mbërriti në shtëpi pa rrugën e bllokuar nga një grup burrash me kapuçë e maska, të cilët u ikën nëpër arat përreth.

“Besoj se thirrja ime në 999 ndaloi cilindo plan që ata kishin,” tha ajo, duke shtuar se brenda 10 minutave fshati u mbush me polici të armatosur.

Komisioneri i Policisë Kundër Terrorizmit, Laurence Taylor, konfirmoi se tri automjetet po i nënshtrohen ekzaminimeve detaje nga ekspertët e forenzikës dhe ushtria.

Lidhur me ngjarjen, Kryeministri Andy Burnham kryesoi një takimi të komitetit të emergjencave “Cobra”, duke bërë thirrje që të shmangen spekulimet.

Nga ana tjetër, Ambasada e Iranit në Londër ka hedhur poshtë me kategori çdo lidhje me ngjarjen, duke i cilësuar pretendimet si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që nxisin iranofobinë.

Mirëpo, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi për rrjetin Fox News se situata është shumë serioze dhe se “përfshin qartë dorën e një aktori të huaj”. Gjithashtu, Presidenti amerikan Donald Trump shprehu mospajtimin e tij me lirimin e të dyshuarve me dorëzani, duke deklaruar nga Zyra Ovale se është i surprizuar nga ky vendim i autoriteteve britanike.

Baza “RAF Fairford” përdoret prej dekadash nga Forcat Ajrore të SHBA-së (USAF) dhe së fundmi është shfrytëzuar për nisjen e bombarduesve amerikanë drejt Lindjes së Mesme.

Autoritetet kanë njoftuar se banorët e 85 shtëpive të evakuuara tashmë janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre, por perimetri i sigurisë rreth mjeteve të dyshimta dhe kufizimet në hapësirën ajrore mbi bazë mbeten ende në fuqi.

 

Continue Reading

Të kërkuara