Lajmet

Raport: Kufizimet e talibanëve ndaj grave ‘krim kundër njerëzimit’

Në raport u diskutua mbi kufizimet e rënda të vendosura nga grupi fundamentalist islamik mbi gratë dhe vajzat.

Published

on

Amnesty International dhe Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve publikuan një raport të premten duke kërkuar hetim mbi kufizimet e talibanëve ndaj të drejtave të grave dhe vajzave afgane.

I titulluar, “The Taliban’s war on women: The crime against humanity of gender persecution in Afghanistan”, ai citoi statutin e ICC, i cili rendit persekutimin me bazë gjinore si krim kundër njerëzimit.

Në raport u diskutua mbi kufizimet e rënda të vendosura nga grupi fundamentalist islamik mbi gratë dhe vajzat në vendin e shkatërruar nga lufta, pasi ata morën pushtetin në gusht të vitit 2021, ndërsa trupat e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s ishin në javët e fundit të tërheqjes së tyre nga vendi pas dy dekada të luftës.

Pavarësisht premtimeve për një sundim më të moderuar, talibanët po bëhen gjithnjë e më autoritarë, dhe po kanë ndikim të thellë në aspekte të ndryshme të jetës së grave.

Qasja e grave në arsim dhe punë ka qenë e kufizuar, së bashku me aftësinë e tyre për të udhëtuar dhe për të pasur kujdes mjekësor.

Raporti akuzon gjithashtu talibanët se kanë shënjestruar gratë dhe vajzat që kanë marrë pjesë në protesta paqësore duke i ndaluar, zhdukur me forcë dhe duke i nënshtruar torturave në paraburgim./UBTNews/

Lajmet

Ndalohet hyrja në treg e 150 mijë lodrave të pasigurta nga Kina

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.

Gjatë inspektimeve të kryera në pikat doganore është konstatuar se këto produkte nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me rregulloren në fuqi për sigurinë e lodrave.

Nga IQMT është bërë me dije se lodrat që nuk përmbushin standardet ligjore paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Ky aksion u realizua në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes së produkteve të pasigurta në treg. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara