Sport

Rangnick prezantohet si trajneri i përkohshëm te Manchester United

Manchester United prezantoi gjermanin Rangnick si trajnerin e tyre të ri.

Published

on

Gjiganti anglez, Manchester United ka prezantuar sot trajnerin e tyre të ri të përkohshëm, gjermanin Ralf Rangnick.

Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, krerët e “Djajve të Kuq” e emëruan ndihmësin Michael Carrick në detyrën e trajnerit të përkohshëm, derisa të arrijnë marrëveshje me Ralf Rangnick.

Kurse sot, Manchester United prezantoi gjermanin Rangnick si trajnerin e tyre të ri, i cili do të jetë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni 2021/22.

United dhe Rangnick kanë marrëveshje që ky i fundit të largohet nga pozita e trajnerit në fund të këtij sezoni, dhe të marrë detyrën e konsulentit te gjigandi anglez.

Lajmet

​Trepça e nis sot rrugëtimin evropian në basketboll

Published

on

KB Trepça sonte do të përballet me kampionin e Holandës, Heroes Den Bosch, në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në Basketboll.

Kualifikimet po mbahen në Samokov të Bullgarisë, ku ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e shumë mitrovicasve.

Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Për të qenë pjesë e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë, ‘Xehetarët’ duhet të fitojnë tri ndeshje. Nëse nuk arrijnë të fitojnë, atëherë do të garojnë në grupet e FIBA Europe Cup, sikur edicionin e kaluar.

Sfida sonte zhvillohet nga ora 20:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi bojkoton sërish galanë e Topit të Artë

Published

on

Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”, e cila zhvillohet sonte në Teatrin Chatalet të Parisit.

Vendimi vjen si pasojë e qëndrimit të prerë të presidentit Florentino Perez, i cili ka ndërhyrë personalisht për të refuzuar çdo prani të klubit në këtë ngjarje.

Sipas “The Athletic”, ky bojkot është i dyti radhazi nga ana e madrilenëve.

Vitin e kaluar, Perez vendosi të mos marrë pjesë pasi mësoi paraprakisht se Vinicius Jr. nuk do ta fitonte çmimin kryesor, i cili në vend të tij iu dha Rodrit. Edhe këtë herë, pavarësisht nominimeve të shumta, Real Madridi nuk do të ketë përfaqësim zyrtar në gala.

Perez dyshon se vendimi i vitit të kaluar ishte i ndikuar nga qëndrimi i UEFA-s, për shkak të mbështetjes së Real Madridit ndaj projektit të Superligës Evropiane.

Si pasojë, sezonin e kaluar klubi nuk pranoi as çmimet e Trajnerit të Vitit dhe Klubit të Vitit.

Edhe pse disa zëra brenda klubit shprehin zhgënjim për këtë qëndrim të ashpër, Perez mbetet i vendosur. Kështu, në Paris nuk do të jenë të pranishëm as përfaqësues të klubit, as lojtarët e nominuar: Vinicius Jr., Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për “Topin e Artë”, Thibaut Courtois për trofeun Yachine dhe Dean Huijsen për trofeun Kopa.

Ceremonia e “Topit të Artë 2025” nis sonte në orën 20:00 në kryeqytetin francez./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sonte mbahet ceremonia për fituesin e Topit të Artë 2025

Published

on

Në Paris sonte do të zbulohet fituesi i Topit të Artë 2025 në një ceremoni prestigjioze e cila do të zhvillohet në “Théâtre du Châtelet” duke nisur nga ora 20:00.

Emri i triumfuesit mbetet ende i fshehtë dhe njihet vetëm nga një person, kryeredaktori i “France Football”, Vincent Garcia.

Pas rregullit të ri të vendosur që nga viti i kaluar, nuk ka më paralajmërime paraprake për fituesin.

Në garë janë 30 kandidatë, por dy emra shihen si favoritët kryesorë: Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës.

Francezi, i cili sezonin e kaluar fitoi tripletën me klubin parisien, konsiderohet me një epërsi të vogël, megjithatë shumë besojnë se adoleshenti i talentuar Yamal mund të marrë trofeun falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me katalanasit dhe kombëtaren spanjolle.

Këtë vit çmimi bazohet në performancën përgjatë një sezoni të plotë dhe jo më në vitin kalendarik, duke vënë në plan të parë kontributin individual, talentin dhe sportivitetin.

Ceremoninë e kësaj mbrëmjeje do ta udhëheqë Ronaldinho, i cili gjithashtu do të ketë nderin t’ia dorëzojë trofeun fituesit.

Krahas Topit të Artë, do të ndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, golashënuesin më të mirë dhe futbollistin më të mirë të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shpati Zekaj i sjellë medalje elitare Kosovës në xhudo

Published

on

Sportisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin dhe shtetin e Kosovës në sportin e xhudos. Zekaj erdhi pasi ishte stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Waza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli, duke siguruar kështu një podium të merituar.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara