Sport

Tjetër skandal nga Serbia, Besës Famgas nuk i lejohet kalimi tranzit në Rumani

Kjo vjen pas incidentit me ekipin kosovar të boksit të cilit Serbia nuk ia kishte lejuar kalimin e kufirit.

Published

on

Pas incidentit me ekipin kosovar të boksit, ku Serbia nuk ua kishte lejuar kalimin e kufirit, kjo e fundit ka vazhduar përsëri me skandale të këtij lloji.

Kësaj radhe bëhet fjalë për ekipin e hendbollit nga Peja, Besa Famgas, ku shteti serbi ia ka mohuar kalimin e kufirit mes Serbisë dhe Rumanisë.

Besa Famgas të dielën do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër skuadrës rumune Potaissa Turda, ndeshje kjo e cila është e kthimit dhe e vlefshme për rrethin e katërt të EHF Cup.

Por, shteti i Serbisë nuk ka lejuar që ekipi kosovar të kalojë kufirin e Serbisë me Rumaninë, dhe lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.

“Sot jemi informuar se delegacioni i Besa Famgas nuk është lejuar të hyjë nga territori i Serbisë në Rumani, ku të dielën skuadra jonë e luan ndeshjen e rëndësishme të Kupës Evropiane ndaj Potaissa Turda. Kështu udhëtimi i Besës është zgjatur për dhjetëra orë të tjera dhe kjo natyrisht penalizon skuadrën tonë”, tha Gjinovci.

Gjinovci po ashtu e konfirmoi që Federata e Hendbollit të Kosovës do t’i drejtohet Federatës Evropiane të Hendbollit, ku do të kërkojë llogari për pengesat që i janë bërë Besa Famgas drejt udhëtimit për në Rumani.

“Si Federatë do t’i drejtohemi EHF-së për të kërkuar sqarime për pengesat që i janë bërë skuadrës sonë në udhëtimin për në Rumani. Po ashtu, do të kërkojmë nga autoritetet e shtetit tonë që të angazhohen për të mos pasur telashe të kësaj natyre gjatë udhëtimeve që skuadrat tona i realizojnë me autobus për në vendet jo shumë të largëta.

FHK-ja vlerëson se pengesat që i janë bërë Besës janë të paarsyeshme dhe shkojnë kundër parimeve për lëvizje të lirë të qytetarëve”, tha Gjinovci.

Ky është skandali i dytë që Serbia e bën ndaj Kosovës, ku edhe ekipin kosovar të boksit e kishte ndaluar në kufi, duke mos lejuar hyrjen në territorin serb.

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq siguron luftën për bronz, pesë xhudistë të Kosovës në garë për medalje

Published

on

By

Plot pesë xhudistë të Kosovës do të kërkojnë medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

E pesta që ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë është Erza Muminoviq, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Muminoviq e mposhti algjerianen Rahma Ghaliman në repesazh, duke siguruar kështu mundësinë për të luftuar për podium.

Për medaljen e bronztë, Erza do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez.

Përveç saj, për medalje të bronztë do të luftojnë edhe Akil Gjakova, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.

Pesë mundësi për medalje do t’i japin Kosovës shpresë për një pasdite të suksesshme në tatamin e Tarantos.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara