Lajmet

Ramush Haradinaj uron Lëvizjen Vetëvendosje – Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti

Publikuar

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje pas publikimit të “Exit Poll-ve”, ku kjo parti del fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Duhet falënderuar të gjithë mekanzimat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës kah VV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre dhe shftytëzojë rastin me u uru edhe fitoren e VV-së, rezultatet përputhen me pritshmëritë tona”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se partia që ai drejton nuk ka vija të kuqe as për VV-në e as për ndonjë subjekt politik tjetër.

Lajmet

Raketa izraelite ka goditur Iranin

Media shtetërore iraniane po raporton se fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete.

Publikuar

nga

Një raketë izraelite ka goditur Iranin, i kanë thënë dy zyrtarë amerikanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS News.

Media shtetërore iraniane po raporton se fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete.

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej një sulmi iranian kundër tij të shtunën mbrëma./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia konfiskon disa armë në veri të Mitrovicës

Një rast ka ndodhur në Zubin Potok e tjetri në Zveçan.

Publikuar

nga

Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut. Rasti ka ndodhur dje me ç’rast është njoftuar edhe prokurori.

Kurse në fshatin Jeshevik të Zveçanit, është raportuar se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar dy armë zjarri si dhe 32 fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Publikuar

nga

Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan me 19 prill të 2013-ës Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.

Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).

Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.

Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.

Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së.

Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nga janari deri në gjysmë të prillit 840 mijë udhëtarë kaluan përmes ANP “Adem Jashari”

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Publikuar

nga

840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë rreth 650 mijë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara.

E vendet që vizitohen më shumë këtë periudhë janë Zvicra, Gjermania, Austria e Turqia, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja. Gara thotë se këtë vit presin që numri i udhëtarëve të kalojë mbi 4 milionë, 1 milion më shumë se vitin e kaluar.

“Nëse e krahasojmë periudhën e njëjtë të vitit 2023 me periudhën e njëjtë të këtij viti, ne në këtë vit kemi një rritje në total prej 30 për qind. Vitin e kaluar kanë qenë diku rreth 650 mijë udhëtarë në këtë periudhë ndërkaq tash kemi rreth 840 mijë ose më shumë. Viti 2023 i kemi përmbyllur mbi 3.4 milionë udhëtarë ndërkaq në vitin 2024 presim një rritje apo presim të arrimë shifrën prej 4 milionë udhëtarësh në vit shifër e cila nuk ka qenë më herët po ashtu edhe në vitin 2023 ka qenë hera e parë që kemi arritur 3 milionë udhëtarë. Sa i përket destinacioneve të cilat vizitohen më së shumti apo tek të cilat kemi më së shumti fluturime, shteti zviceran është shteti i cili prin me numër të udhëtarëve, pastaj pasohet nga Gjermania, kemi më pas Vjenën e Turqinë dhe kështu më radhë”, u shpreh Gara, duke thënë se gjatë vikendeve rritet numri i udhëtarëve që kalojnë përmes Aeroportit.

Gara thotë se për një javë kalojnë mbi afër 15 mijë udhëtarë.

“Varësisht nga ditët, normal që ndryshon edhe numri i udhëtarëve, duke pasur parasysh që ditëve të vikendit kemi një numër më të madh të udhëtarëve, mirëpo nëse matemi një mesatare në një javë ka diku rreth 13 deri në 15 mijë udhëtarë të cilët fluturojnë për dhe nga Aeroporti i Prishtinës”, thotë Gara.

E që nga marrja e ANP-së me koncesion nga kompania turke “Limak”, janë investuar mbi 220 milionë euro. Gara thotë se kompania ka kontribut të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit.

“Me rritjen e numrit të udhëtarëve, rriten edhe të hyrat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës po ashtu edhe në Qeverinë e Kosovës deri më tani kompania ka pasur një kontribut të drejtpërdrejtë në Qeverinë e Kosovës diku rreth 221 milionë që nga marrja me koncesion ANP-në. Po ashtu duke pasur parasysh edhe investimin që i është bërë Aeroportit të Prishtinës rreth 120 milionë kështu që ky investim është bërë në vitin 2011, ndërkaq nga ai vit deri më tani kontributi ka qenë rreth 220 milionë euro”, u shpreh Gara.

Në fund, Gara thotë se kanë shtuar edhe destinacione të reja, kryesisht në shtetet e Skandinavisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara