Lajmet

LDK-ja: Jemi në pritje të numërimit të rezultateve, pastaj deklarohemi

Published

on

Ardita Dushi nga Lidhja Demokratike të Kosovës, në një konferencë të mbajtur pas fillimit të numërimit të votave për rezultatin preliminar i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, ka thënë se nga ky subjekt do të deklarohet pas numërimit total të votave.

Dushi, në konferencë ka falënderuar komisionerët e vëzhguesit, teksa ka ftuar ata që të përcjellin rezultatin nga afër, shkruan Gazeta Express.

“Ne jemi në pritje të numërimit të votave. Pas përfundimit të numërimit, LDK do del para mediave dhe do të deklarohen zyrtarisht lidhur me rezultatet e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. LDK falënderon të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit, si dhe u bën thirrje atyre të përcjellin nga afër rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, deklaroi ajo.

Sipas numërimit të 10 për qind të votave nga KQZ’ja, LDK’ja po humb edhe në komunat ku qeverisin.

Lajmet

Kurti: Do të jemi nesër në seancën e Kuvendit, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për nesër.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet me partitë politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti u shpreh se zgjedhjet e reja do të ishin “të paarsyeshme e të kushtueshme”, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tjerë politikë.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës, në kohën kur partitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./EO//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara