Aktualitet

Ramiz Lladrovcit i hakohet llogaria në Facebook

Ai tha se për këtë është njoftuar edhe policia dhe se po punohet për ta rikthyer atë.

Published

on

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se profili i tij i Facebookut është hakuar.

Lladrovci tha se për këtë është njoftuar edhe policia dhe se po punohet për ta rikthyer atë.

Ai tha se çdo postim që vjen gjatë kësaj kohe është jashtë kompetencës dhe vullnetit të tij.

“Njoftoj opinionin se sot, më është dëmtuar faqja dhe profili im në facebook.
I kam njoftuar Krimet kibernetike dhe shpresojmë se shpejti profili do të rikthehet në funksion.
Çdo postim nga ai profil, gjatë kësaj kohe, është jashtë kompetencës dhe vullnetit tim!
Me nderime, Ramiz Lladrovci”
– ka shkruar Lladrovci./klankosova.tv

Aktualitet

Trump paralajmëron ndalimin e eksportit të naftës dhe kërkon nga Evropa të hapë rezervat

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e bllokimit të eksporteve të naftës (dizel) për shkak të krizës globale dhe rritjes së çmimeve, ndërsa Presidenti Donald Trump ka deklaruar se mund t’u kërkojë vendeve evropiane të lirojnë një pjesë të rezervave të tyre strategjike, raporton BBC.

Këto deklarata pasojnë thirrjen e Sekretarit të Thesarit amerikan, Scott Bessent, i cili i kërkoi Evropës të përgatitet menjëherë për nxjerrjen në treg të këtyre furnizimeve, duke argumentuar se “fermerët, kamionistët dhe bizneset amerikane nuk duhet të mbajnë barrën” e çmimeve që po fluturojnë.

Uashingtoni ka kërcënuar se do të kufizojë eksportet e dizelit pas rritjes drastike të kostove si pasojë e luftës në Iran. Kjo çështje është kthyer në një nga temat kryesore për votuesit amerikanë në prag të zgjedhjeve të rëndësishme nëntoriane për Kongresin.

Shtetet e Bashkuara janë një furnizues kyç i dizelit në nivel global, duke eksportuar nga 1.2 deri në 1.5 milionë fuçi në ditë. Ekspertët paralajmërojnë se një ndalim i mundshëm i dërgesave jashtë vendit do të rriste edhe më shumë presionin mbi çmimet në shtetet e tjera.

“Po e mendojmë shumë seriozisht,” tha Trump gjatë vikendit lidhur me bllokimin e eksporteve, ndërsa të enjten shtoi se mund t’u kërkojë partnerëve evropianë përdorimin e rezervave të tyre.

“Partnerët tanë evropianë duhet të përpe shpejtojnë përmbushjen e angazhimeve të tyre ekzistuese dhe të vënë menjëherë në dispozicion furnizime shtesë për të trajtuar ndërprerjet aktuale,” shkroi Bessent në rrjetet sociale.

Evropa dhe Britania në bisedime urgjente

Të enjten, Mbretëria e Bashkuar zhvilloi bisedime me partnerët evropianë për një përgjigje të koordinuar ndaj një ndalimi të mundshëm nga SHBA-ja.

Sipas të dhënave nga organizata e automobilizmit RAC, çmimet e dizelit në Britani të Madhe arritën nivele rekorde këtë javë, duke prekura kufirin e 2 paundëve për litër.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi se po zhvillohen “shumë telefonata dhe takime” për situatën e dizelit, përfshirë kontakte të nivelit të lartë me administratën amerikane. Nga ana tjetër, zyrtarët britanikë theksuan se vendi ka një furnizim të qëndrueshëm, por pranuan se çmimet pritet të rriten më tej.

Pse po rriten çmimet globale?

Çmimet e benzinës dhe dizelit në mbarë botën janë rritur ndjeshëm që nga shpërthimi i luftës SHBA-Izrael në Iran në muajin shkurt.

Mbyllja e ngushticës strategjike të Hormuzit — përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit në botë — ka bllokuar rrugët kryesore të transportit dhe ka çuar në shtrenjtimin e të gjitha nënprodukteve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara