Kulturë

Dita e Nënë Terezës

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës.

Published

on

Plot 19 vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Në 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ose Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqen.

Lajmet

Dua Lipa rekomandon pesë libra për adhuruesit e leximit

Published

on

Përveç suksesit në muzikë, Dua Lipa vazhdon të promovojë kulturën e leximit përmes rekomandimeve të saj letrare.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë pesë libra që i konsideron të veçantë dhe që, sipas saj, meritojnë vëmendjen e çdo lexuesi. Në listën e saj përfshihen “Bad Feminist”, “The Handmaid’s Tale”, “Flesh”, “Small Boat” dhe “Crying in H Mart”.

Këto vepra trajtojnë tema të ndryshme si identiteti, barazia, përvojat personale dhe sfidat shoqërore, duke nxitur reflektim dhe diskutim mbi çështje të rëndësishme kulturore.

Përmes këtyre rekomandimeve, Dua Lipa dëshmon se interesat e saj shtrihen përtej muzikës, ndërsa fansat dhe komuniteti i lexuesve i kanë mirëpritur sugjerimet e saj letrare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dita e dytë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”

Published

on

Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, më 16 qershor është shfaqur filmi “The Beauty of the Donkey” i regjisores Dea Gjinovci.

Filmi dhe mesazhi i tij kanë përcjellë emocione të forta te publiku, duke trajtuar plagët e luftës në Kosovë dhe përjetimet e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

Në shfaqje kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve gjermane, ambasadorë, trupi diplomatik, gazetarë, artdashës dhe bashkatdhetarë nga diaspora, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Albanian Film Festival Berlin.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar ekspozitën fotografike “Liria” të fotografit kosovar Hazir Reka.

Ekspozita sjell një përmbledhje fotografish që dokumentojnë sakrificën, qëndresën dhe shpresën e popullit të Kosovës në periudha të ndryshme historike, duke pasqyruar edhe rolin e SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, e ka cilësuar Rekën si “kronistin jozyrtar të historisë moderne të Kosovës”, duke theksuar se fotografitë e tij dokumentojnë periudhën e represionit, rezistencës paqësore, luftës, çlirimit dhe shtetndërtimit.

Ai ka veçuar edhe një fotografi të vitit 1990 në Prishtinë, gjatë vizitës së delegacionit të Kongresit amerikan të udhëhequr nga senatori Bob Dole, si simbol të shpresës dhe mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.

Sipas ambasadorit, ekspozita përbën një dëshmi vizuale të historisë së Kosovës dhe marrëdhënieve të saj të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hapet në Prishtinë ekspozita performuese “Në Ikje” mbi përvojat e zhvendosjes gjatë luftës

Published

on

Më 19 qershor 2026, nga ora 18:00, në Barabar Centre në Hotel Grand Prishtina, hapet ekspozita e gjallë performuese “Në Ikje”, e organizuar nga YIHR-KS.

Ekspozita sjell rrëfime të drejtpërdrejta mbi përvojat e zhvendosjes së detyruar gjatë luftës në Kosovë, duke u fokusuar në historitë e personave që kanë përjetuar largimin nga shtëpitë e tyre, pasigurinë e rrugëtimit dhe jetën në kushte të përkohshme.

Përmes materialeve nga Muzeu Virtual i Refugjatëve, këto rrëfime paraqiten në formë performative, me qëllim afrimin e publikut me përvojat njerëzore të luftës dhe zhvendosjes.

Sipas organizatorëve, ekspozita synon të krijojë një hapësirë reflektimi mbi kujtesën kolektive, duke trajtuar temat e humbjes, qëndrueshmërisë dhe dinjitetit njerëzor në kohë krize.

Ekspozita “Në Ikje” është kuruar nga Çlirimtare Januzaj, ndërsa dizajni i posterit është realizuar nga Aurora Bytyçi.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara