Rajoni

​Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari, deri në fund të mandatit 700 euro

Published

on

Paga minimale, duke nisur nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, do të rritet në 500 euro si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, ndërsa biznesi do të subvencionohet për 9 muaj për mbulimin e kostos së kontributeve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podkastin “Flasim-Kandidati”, bëri të ditur se nga kjo rritje e pagës minimale do të përfitojnë rreth 10600 punonjës të shërbimeve.

Sipas projektbuxhetit 2026, do të ketë një rritje të rëndësishme të zotuar gjatë fushatës zgjedhore dhe që do të zbatohet nga 1 janari 2026. Kjo rritje do të përfshijë 307850 punonjës të regjistruar, në sektorin shtetëror dhe privat, të cilët do të marrin një pagë minimale prej 500 eurosh. Me ligj, askush nuk do të ketë më një pagë më të ulët se kjo. Nuk do të jetë rritja e fundit, por vetëm e para, pasi gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë në 700 euro, ashtu siç kemi premtuar”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se qeveria do të mbështesë bizneset për përballimin e kostove që sjell kjo politikë për 9 muajt e parë, shkruan ATSh.

“Qeveria do të subvencionojë për 9 muajt e parë me 90 milionë euro shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat, të cilët do të kenë një pagë minimale prej 500 eurosh”, tha ai./KP

Lajmet

Të shtëna me armë në Shkodër, një i kërkuar me rrezikshmëri të lartë qëllon gjatë operacionit për kapjen e tij

Published

on

By

Një incident me armë zjarri është shënuar në lagjen Kiras në Shkodër, gjatë një operacioni të policisë për kapjen e një personi të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, raporton Euronews Albania.

Në momentin kur efektivët ndodheshin në ndjekje dhe në një perimetër të afërt me objektivin e operacionit, një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Policia bënë me dije se personi i dyshuar është shtetasi me inicialet B.B., i cili rezulton në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

Menjëherë pas incidentit, në zonë kanë mbërritur dhjetëra forca policore, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe kanë vendosur masa të shtuara sigurie.

Operacioni për kapjen e personit vijon, ndërsa zona mbetet e blinduar nga efektivët e policisë. /Euronews/

 

Continue Reading

Lajmet

Rutte nga Shkupi: KFOR-i mbetet garantues i fuqishëm i sigurisë në Kosovë

Published

on

By

Gjatë një vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikonfirmuar se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe plotësisht i aftë për të përmbushur detyrat e tij në Kosovë.

Rutte vlerësoi lart partneritetin me Shkupin, duke theksuar se ky shtet ka qenë një mbështetës i kahershëm i forcave paqeruajtëse.

“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, deklaoroi Rutte.

Nga ana tjetër, vetë misioni i KFOR-it ka sqaruar se për momentin nuk ka ndryshime rrënjësore në strukturën apo numrin e forcave të saj, por aleanca rishikon dhe përshtat periodikisht praninë e saj në varësi të zhvillimeve në terren.

Për momentin, në Kosovë shërbejnë mbi 4,600 trupa të KFOR-it, ku Italia prin me mbi 900 ushtarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një rol kyç me rreth 600 trupa të dislokuara.

Continue Reading

Lajmet

Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin

Published

on

By

Mbishkrime me përmbajtje fyese dhe shoviniste në gjuhën serbe janë vendosur në objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Për këto veprime ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

“Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si ‘Nuk ka dorëzim’, ‘Kosova është Serbi’ dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD njofton se, pas identifikimit të këtij akti, janë informuar autoritetet gjermane.

“Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve”, bën të ditur Ministria.

Gjithashtu, MPJD ka dënuar këtë akt vandalizmi dhe çdo përpjekje tjetër për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Katari mbulon akomodimin për turistët e bllokuar, Ambasada e Kosovës jep udhëzime

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njofton se autoritetet e Katarit kanë vendosur të mbulojnë shpenzimet e akomodimit për turistët që nuk mund të largohen për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

njoftim thuhet se vendimi hyn në fuqi nga 28 shkurt dhe do të zgjasë deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada e Kosovës në Doha u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri,” njofton ambasada.

Situata e krijuar lidhet me tensionet rajonale, ku disa zona janë prekur nga sulme të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli drejtë Iranit, çka ka shkaktuar ndërprerje të operacioneve ajrore dhe kufizime të udhëtimit për turistët në Lindjen e Mesme.

Continue Reading

Të kërkuara