Aktualitet

Rama: Nga 30 prilli mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë plus çdo muaj

Rritje të pagës do të kenë edhe mjekët e përgjithshëm dhe infermierët me 7%.

Published

on

Mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë plus çdo muaj mbi rrogën e tyre bazë, duke nisur nga 30 prilli 2023. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se me këtë rritje, pagat e mjekëve specialsitë ngjiten lart krahasur me pagat në rajonin e Ballkanit dhe barazohen me ato të Serbisë.

Rritje të pagës do të kenë edhe mjekët e përgjithshëm dhe infermierët me 7%, një premtim që kryeministri u zotua ta zbatonte.

“Më 30 prill 2023 mjekët specialistë do të marrinh 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre, ose 500 dollarë çdo muaj. Do të mbajmë zotimin për rritjen 7 % të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Në hyrje të 2024 do kemi rritjen edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët njësoj si me mjekët specialistë. Në prill me pagën e mjekëve specialistë ngjitemi lart me pagat e rajonit dhe barazohemi me atë të Serbisë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij nga Kongresi i parë i Shëndetësisë, Rama ngriti edhe problematikën e “eksodit” të bluzave të bardha.

“Nuk do të lejohet më që mjekët dhe infermierët që shkollohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë të punojnë në Gjermani sapo të marrin diplomën në dorë”, tha Rama, ndërsa shtoi se kjo problematikë do adresohet që të marrë zgjidhjen e duhur.

Forcimi i kapitalit njerëzor në funksion të shëndetit ishte një nga pikat e rëndësishme që duhej punuar, me ç’rast, Rama tha se janë marrë masat që kjo të ndodhë që nga arsimi, edukimi, punësimi, kushtet e punës dhe pagat e denja për bluzat e bardha.

“Sot kemi një kapital njerëzor në fushën e shëndetësisë shumë më të qëndrueshëm dhe të mirëtrajtuar dhe pa diskutim shumë më garanci për të nesërmen. Ku kapital njerëzor ka nevojë për arsimim, punësim, kushte pune dhe pagë dinjitoze. Në fushën e arsimit kemi ecur në mënyrë pozitive përpara, sot kemi një sistem të arsimit të bluzave të bardha që në një farë mënyre e ka marrë vulën e cilësisë nga fakti që të arsimuarit në vendin tonë mirëpriten me krahë hapur edhe në vendet e zhvilluara. Edhe puna e bërë atje nga mjekët dhe infermierët ka krijuar një reputacion pozitiv, kjo është në nderin e mjekëve por një problem më shumë për ne. Sot studentët për mjekësi paguajmë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Sot studenti i mjekësi paguan 1/16 e kostos reale dhe këtë gjë shetit e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh. Por shteti nuk paguan për këtë që ditën që marrin diplomën të shërbejnë në Gjermani. Ky është një problem të cilin shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha të ardresojmë”, tha Rama.

Rama shtoi se investimet dhe përmirësimi i kushteve të punës do të mund të frenojnë largimin e bluzave të bardha, edhe pse ky fenomen është mjaft i njohur edhe në vendet më të zhvilluara, shkruan Rtsh

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ndal edhe në autonominë spitalore, për të cilën tha se do të mundësojë më shumë mundësi të reja për mjekët që t’u rritet paga në bazë të performancës së tyre.

“Nga pikënisja rritëm me 63% pagat e stafeve mjekësore, aplikuam bonusin e mjekëve që punojnë larg vendbanimit, ndërsa jemi zotuar të vijojmë rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë. Reforma spitalore, me modelit e ri të autonomisë spitalore do të mundësojë më shumë iniciativa financiare për mjekët, nga pagesat për performancë dhe praktikën dyfishe. Po adresojmë në dinamikë sfidën e mobilitetit të personelit shëndetësor, një sfidë që ka prekur jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE, me synim mbajtjen e profesionistëve në vend dhe zhvillimin e programeve për përthithjen e atyre që sot punojnë jashtë të përfshira këto si pjesë e Planit të Masave per Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 20-30, për të plotësuar nevojat në të ardhmen, për profesionistë të shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara