Aktualitet

Rafuna: Ndërtimi i autostradës Bllacë-Shkup, e mirëseardhur për ekonominë e dy vendeve

Ai madje përkujtoi se Kosova e ka kryer pjesën e saj të autostradës.

Publikuar

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar sot në Shkup se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është i mirëseardhur jo vetëm për qytetarë, por i rëndësishëm edhe për ekonominë e të dyja vendeve.

Ai madje përkujtoi se Kosova e ka kryer pjesën e saj të autostradës, duke lidhur Prishtinën me Shkupin për vetëm 45 minuta, shkruan AlsatM.

“Sa më shpejtë që të ndërtohet edhe kjo pjesë e autostradës është aq më mirë për ekonominë e dy vendeve tona. Unë dje kur erdha në Shkup e pash që është duke u ndërtua me një rritëm të përshpejtuar dhe kjo më bënë shumë të lumtur dhe pres që shumë shpejt me u kry edhe kjo pjesë e autostradës Bllacë Shkup. Ne e kemi lidhë Prishtinë-Shkup për 45 minuta, kështu që është shumë e mirëseardhur jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e dy vendeve tona”, deklaroi Lulzim Rafuna.

Aktualitet

​Vdes ish-gazetari Arben Rugova

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit. 

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova. Në njoftim thuhet se ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera.

Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Shpërthim në Lushnjë: Raportohet një i vdekur e gjashtë të plagosur, mes tyre deputeti i PS

Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Publikuar

nga

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë. Një person humbi jetën, shtetasi R.H. Gjithashtu raportohet për gjashtë persona janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e të plagosurve. Ndërsa ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në ndihmë po vijnë dhe mjekë nga spitali i Fierit dhe Beratit, bashkë me autoambulanca.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Safet Gjici dënohet me 2 vjet burgim për “shpërdorim detyre”

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre.

Publikuar

nga

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është dënuar me 3 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në dy vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkiakut.

Para shpalljes së vendimit, Safet Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici, i cili akuzoi Oruçin se i publikoi videon intime.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar dëshmoren Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies së saj, përderisa po protestonte për shkak të pozitës së vështirë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

“Ishte vetëm 16 vjet kur u vra në fshatin e saj të lindjes, nga forcat agresore serbe. Ajo ishte pjesëmarrëse në shumë demostrata e protesta për të shprehur vullnetin e saj për lirinë e Kosovës dhe kundër Serbisë pushtuese, por në protestën e 30 shkurtit 1990 u qëllua me automatik nga forcat ushtarake policore të Serbisë”, tha Haxhiu.

“Vdekja e Elfetes, ngjalli revoltë të madhe dhe mobilizim të madh për popullin, e në shenjë respekti për të, për dashurinë dhe guximin e saj, varrimi i saj ishte masiv dhe u shëndrrua në demonstrate”, shtoi Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara