Lajmet

​Rafuna: Pritet ulje e inflacionit dhe normave të interesit për vitin 2024

Lufta Ukrainë-Rusi, Rafuna thotë se në mënyrë indirekte ka ndikuar në rritjen e inflacionit dhe ngritjen e normave të interesit.

Published

on

Ndryshe prej vitit të kaluar, pritet që në vitin 2024 të ketë ulje të inflacionit, duke përfshirë edhe stabilitetin apo rënien e normave të interesit. Kështu thotë në një konferencë për media kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna derisa potencon trendet që i kanë përcjellë bizneset gjatë vitit 2023, për çka përmend krizat e ndryshme dhe luftërat.

Lufta Ukrainë-Rusi, Rafuna thotë se në mënyrë indirekte ka ndikuar në rritjen e inflacionit dhe ngritjen e normave të interesit. Ndërkaq lajm të mirë potencon se gjatë këtij vitet pritet që të ketë ulje të inflacionit dhe rënie të normave të interesit.

“Sa i përket trendeve që na kanë përcjellur gjatë vitit 2023 pa dyshim që ishin krizat e ndryshme dhe luftërat të cilat kanë pasur një impakt ndoshta jo edhe të drejtpërdrejt por në mënyrë indirekte po siç ishte lufta Ukrainë Rusi, ku kompanitë tona ishin të varura prej shumë kompanive evropiane. Kompanitë evropiane ishin të prekura nga kjo luftë. Si rezultat i kësaj kishim edhe një inflacion, ku në vitin 2022 arriti pikën në muajin shtator dy shifror, ndërsa vitin e kaluar kishte një stabilitet të inflacionit. Kjo ka ardhur edhe si rezultat edhe i ngritjes së normave të interesit si në tregjet evropiane po ashtu edhe në Kosovë, për ta ngadalësuar inflacionin dhe kjo ka pasur sukses. Pritjet tona janë që në vitin 2024 nuk do të ketë rritje të normave të interesit dhe inflacionit, përkundrazi do të ketë rënie të normave të normave të interesit, gradualisht me stabilitetin e inflacionit do të ketë edhe rënie për arsye nuk ka nevojë që ose kërkesë që të ketë ngritje të normave të interesit kur inflacioni është duke rënë. Ky është një lajm i mirë për bizneset edhe kosovare”, thotë Rafuna.

Rafuna derisa prezantoi punë njëvjeçare të OEK-ut, përmendi disa nga sfidat me të cilat janë përballur bizneset gjatë vitit 2023, duke përfshirë mungesën e porosive, personelit të kualifikuar, kapacitet teknike të vogla, vështirësitë në marrjen e kredive, kamatat e larta, ndërprerjen e energjisë elektrike e të tjera.

Nga një anketë të bërë nga OEK me rreth 500 biznese në Kosovë, del se 67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuara për largimin e punëtorëve, për shkak të liberalizimit të vizave.

“Gjatë vitit 2023 ka pasur një mungesë të porosive, ose një mungesë ta quaj të kërkesës sepse hyn këtu edhe ndërtimtaria, s ai përket shitjes së banesave. Ka qenë 53 për qind kanë shpreh që ka një rënie të porosive ose të kërkesës për mallra…70 për qind janë deklaruar që kanë mungesë të personelit të kualifikuar, kapaciteteve teknike 32 për qind të vogla që i kanë, se një pjesë e tyre ka kërkesë për të prodhuar mallra, por nuk ka kapacitet sa ka kërkesë…Mungesa mjeteve financiare është 66 për qind. Vështirësitë në marrjen e kredive janë 31 për qind. Kamatat e larta 41 për qind, konkurrenca jo lojale 23 për qind, ndërprerje e energjisë elektrike 28 për qind…Këto kane qenë sfidat më të mëdha të bizneseve gjatë vitit 2023. Prej 1 janari kemi liberalizimin e vizave dhe kemi shfrytëzuar rastin që në këtë mostër të bizneseve të bëjmë edhe një anketë rreth shqetësimit të tyre, sa i përket largimit të punëtoreve pas liberalizmit të vizave. Prin që 67 për qind e biznese janë shumë të shqetësuara me mundësinë e largimit ose me mundësinë që të ketë më pak fuqi punëtore si rezultat i liberalizmit të vizave, të shqetësuar 27 për qind”, thekson Rafuna.

Ndërsa lidhur me vlerën e mallrave të importuara në vlerë prej 6 miliardë euro, Rafuna thotë se ka pasur impakt tek qytetarët e Republikës së Kosovës. Ai shtoi se trendet në ekonominë e gjelbërt vazhdojnë të rriten, duke përfshirë investimet në energji të rinovueshne, teknologjitë mjedisore dhe praktikat e biznesit të qëndrueshëm.

Lidhur me këto trende Rafuna kërkon nga qeveria të merren masa që do të ndihmohen bizneset. Ndër të arriturat e Odës Ekonomike të Kosovës, Rafuna përmend koordinimin e mbi dhjetë memorandumeve të bashkëpunimit, realizimin e mbi 2 mijë vizitave tek kompanitë anëtare dhe jo anëtare të OEK-ut. Ai tutje potencoi trajnimin e 2 mijë kandidatëve të rinj përmes programeve të ndryshme për t’iu përgjigjur kërkesave për tregun e punës.

Pastaj realizimin e mbi 20 takimeve me ambasadorë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, për te gjetur se si mund të promovohet më shumë diplomacia ekonomike. Rafuna shtoi se gjatë vitit 2023 kanë pasur mbi 200 anëtarë të rinj.

“Aktivitetet e Odës Ekonomike gjatë vitit 2023 ishin të shumta, ka qenë një agjendë shumë e ngjeshur, ia kemi dalë me shumë sukses…Nga muaji shkurt ne kemi marRë udhëheqjen e Odave të Ballkanit Perëndimor që është një iniciativë rajonale që është themeluar si rezultat i Procesit të Berlinit mbështetur nga komisioni evropian…Gjatë vitit 2023 kishim 200 anëtarë të rinj që nuk kanë qenë asnjëherë anëtarë të odës, pra kanë ardhur anëtarë të rinj, kompani. Kemi pasur takime aktivitete, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit me Odat Ekonomike Evropiane…Kemi pasur mbi 2 mijë e 100 vizita te kompanitë anëtare apo jo të Odës Ekonomike dhe iu kemi qëndruar afër, kemi jetuar me sfidat që i kanë pasur bizneset. Duke ditur që bizneset kanë shtuar aktivitetin e tyre, u shtri nevoja për trajnime dhe OEK me stafin e vet ka realizuar5mbi 2 mijë trajnime, 2 mijë kandidatë i ka trajnuar një odë ekonomike, që janë certifikuar përmes programeve të ndryshme që iu kanë përshtatur kërkesave të biznesit…Kanë qenë 16 projekte të huaja të cilat i ka implementuar Oda Ekonomike për t’i dalur në ndihmë sektorit privat”, potencon Rafuna.

Përveç këtyre, Rafuna zotohet që do t’i ndihmojë bizneset për të kaluar fazën e tranzicionit në ekonomi të gjelbër dhe dixhitalizim. Ai shton se duhet të vazhdojë përkrahja dhe financimi i eksportit, për cak thotë se duhet gjetur mënyra se si të stimulohen produktet e Kosovës.

Ndër të tjera, Rafuna derisa u përgjigj në pyetjet e gazetarëve thotë se bizneset nuk po ndihen të sigurta, ani pse kohëve të fundit ka një ngadalësim në importimin e fuqisë punëtore. Ai potencon se zgjidhja më e mirë është nëse bizneset funksionojnë me staf vendor. Rafuna rekomandon qeverinë që të përpilojë një plan në mënyrë që të ndalë trendin e largimit të të rinjve nga Kosova.

Ndërkaq, sa i përket masave të Bashkimit Evropian ndaj vendit tonë, Rafuna potencon se kemi pësuar në dy aspekte, në atë material, duke mos u implementuar shumë projekte kapitale. Këtu, Rafuna shton edhe dëmtimin e imazhit të Kosovës, për shkak të sanksioneve, për cak thotë se investitorët e huaj mund të hezitojnë për investim.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara