Lajmet

Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve – Gërxhaliu e konsideron goditje për ekonominë

Published

on

Ngritjen e çmimeve të produkteve bazë në tre mujorin e fundit po e sheh si pasojë të pandemisë ish-kryetari i Odës Ekonomike Kosovare (OEK), Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se rritja e çmimeve bazë për 1.2 për qind në muajt e fundit, do ta godet edhe më shumë ekonominë familjare të qytetarëve kosovarë.

 “Në aspektin ekonomik po e shihni që vërtetë është një krizë që ka goditur tërë botën dhe kjo po reflektohet në Kosovë dhe çka e vështirëson edhe më tepër ekonominë kosovare në veçanti ekonominë familjare është inflacioni i importuar, vetë fakti që kemi rritje të importeve, kemi mbyllje të ekonomive vendore dhe nuk kemi mbështetje direkte për qytetarët e Kosovës, apo nuk kanë pasur mundësi qytetarët të shijojnë dorën e shtetit ndikon në rritje të këtij fenomeni që do ta godet edhe më tepër qytetarin e Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Gërxhaliut qytetarët janë të frustruar nga ky ndryshim çmimesh të produkteve ushqimore, sepse atë që mund ta blinin më 100 euro tani nuk mund ta blejnë as më 130 euro.

“Është e vërtetë që Kosova pas pandemisë Covid do të ballafaqohet me pandemi sociale dhe ekonomike dhe në këtë drejtim shteti duhet të gjejë mekanizma si ta ndalojë rritjen e infloacionit nga importi, si të jetë më afër qytetarëve dhe si ta ketë prioritet politikën sociale. Në këtë drejtim besoj që qytetarët e Kosovë janë të frustruar nga fakti se ata që kanë mundur ta blejnë vitin e kaluar me 100 euro nuk mund ta blejnë këtë vit me 130 euro dhe ky është një fenomen që është duke futur frikë dhe në veçanti kur shihet që agjenda politike është dominante në Kosovë dhe për aspektin ekonomik dhe social ka shumë pak hapësirë” ka shtuar ai.

Gërxhaliu konsideron se Kosova ka fuqi blerëse të dobët, por që ata po e kalojnë këtë krizë falë remitencave të bashkatdhetarëve.

“Prandaj duhet të analizohen modalitete se si të mbështetet qytetari dhe si të ndalohet hovi i rritjes së floacionit, sepse sa më shumë rritet floacioni kemi fuqi më të dobët blerëse në Kosovë dhe e gjithë kjo gjeneron efekte negative që do të reflektohen. Për momentin falë remitancave dhe kursimeve të qytetarëve mund të tejkalohet por në periudhë kohore afatmesme dhe afatgjatë do të jetë mjaftë sfiduese” ka përfunduar ai për EO.

Hajdin Zeqiri, pensionist, është ankuar se me këtë rritje edhe të ushqyerit do të bëhet i vështirë.

“Për çmimet që janë rrit ato nuk po pranojmë asnjë por nuk po kemi zgjidhje. Me një pension çka mundet të bëjë njeriu”.

“As bukë nuk mund të hash siç duhet. Nuk po na pyesin neve po bëjnë si po duan. Është e vështirë shumë, s’ka punësim, pensionet e vogla çka me bë me to”.

Ndërsa Blerim Gashi ka thënë se ekonomia e vendit është shkatërruar, por qw për shkak të krizës me pandeminë e sheh të paarsyeshëm rritjen e çmimeve.

“Për shkak të krizës nuk është e arsyeshme por edhe ata i kanë interesat e veta. Ekonomia e Kosovës është e shkatërruar, por duhet me mbijetuar s’kemi çfarë të bëjmë” është shprehur ai.

Bajram Shala, nga Prishtina ka thënë se beson se do të punohet në zbutje të kësaj krize dhe rritjes së çmimeve, raporton EO.

“Është një ngarkesë pak e buxhetit familjar, por çmimet janë të arsyeshme ndoshta e duhet të shtrenjtohet. Unë besoj që e kemi një kryeministër shumë vigjilent e largpamës edhe në mundësitë e tij do ta zbutë këtë krizë e këtë shtrenjtimi, këtë infloacion”, ka thënë ai për EO.

40% e të ardhurave në ekonomitë familjare kosovare, shkojnë për konsum ditor.

Kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, bazuar në raportin për rritjen e çmimeve për tre mujorin parë të këtij viti.

Lajmet

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara