Lajmet

Quni: Deri në vitin 2028, FSK-ja do t’i arrijë kapacitetet e plota ushtarake

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar se FSK-ja deri në vitin 2028 do të arrijë kapacitetet e plota ushtarake për të menaxhuar situatat në rast të rrezikut potencial.

 “Çështja e sigurisë është çështje që çdo ditë evulon ndryshon për nga natyra faktorët që kanë ndikime të ndryshme, duke filluar ato globale deri tek regjionale. Natyrisht që institucionet tona të specializuara duhet të përcjellin dhe të sigurojnë informata në lidhje me sigurinë në veçanti me kapacitet e ngushta policore, njësive speciale, po ashtu edhe grupeve paramilitare terroriste të cilat mund të zhvillohen te shtetet fqinjëve. Tanimë është e ditur se Serbia ka një numër të konsiderueshme të personelit ushtarak, po aplikon teknologjinë e fundit ushtarake dhe ka një industri ushtarake të konsiderueshme. Është eksportues i disa produkteve nga industria ushtarake. Këto fakte mundin ta determinojnë se cilat masa do të duhej institucionet e Kosovës me ndërmarrë në raste të ndonjë rreziku potencial”, ka deklaruar Quni.

Ai ka thënë se varësisht nga përmasat e rrezikut, natyra e agresionit, operacioneve, taktikave, FSK-ja ka kapacitet për të menaxhuar situatat.

“Kur flasim për FSK-në, për një organizatë e cila është në zhvillim e sipër, është e paraparë që në vitin 2028 FSK-ja do të duhej të arrijë kapacitet e plota ushtarake. Kjo nuk do të thotë që nuk mundet edhe tani me disa njësi dhe disa natyra që rrezikojnë Kosovën. Natyrisht që varet nga përmasat e rrezikut, natyra e agresionit, operacioneve, taktikave e përmasa, nëse flasim për një ndërhyrje të njësive më të vogla, në një hapësirë të kufizuara jam e bindur që tanimë FSK-ja i ka kapacitet me i menaxhuar situatat e tilla. Por, nëse flasim për një agresim klasik, të përgjithshëm në tërë Republikën e Kosovës, atëherë nuk flasim për një problem për të cilën do të duhej të brengosemi vetëm FSK-ja, por e të gjithë qytetarëve, dhe ashtu do të duhej të përgjigjemi”, ka thënë ai.

Megjithëkëtë, Quni ka potencuar se FSK-ja duhet të vazhdojë me ngritjen profesionale dhe përgatitjen kolektive në mënyrë që jetë në hap me zhvillimin në botë.

“Përveç faktorit njeri që kryesori që determinon suksesin duhet të vazhdohen në ngritjen profesionale të tyre si individë po ashtu edhe përgatitjen kolektive duke filluar nga njësitë më të vogla nga skuadrat deri tek niveli i brigadave, por edhe FSK-ja si në tërësi, por assesi nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga inovacionet teknike. Kibernetika, Inteligjenca Artificiale, risitë që tani më së shumti vërehen në luftën në Ukrainë, do të duhej të studiohen dhe të analizohen nga autoritet e FSK-së dhe të shihet se a jemi në hapë me ato zhvillime dhe çka me ndërmarrë në avancimin në këto fusha”, tha Quni.

Në rast të një rreziku potencial, deputeti theksoi se është pjesa e rezervës të cilat thërriten në shërbim në rast nevoje.

“Kur ekspertët e bëjnë analizat përafrohen tek një numër i cili mund të arsyetohet me buxhet të mjaftueshëm për me i mirëmbajtur dhe me zhvilluar, ato sistemet e kaluara nga koha e luftës, do të ishte e pa arsyeshme për ta mbajtur një numër të madh të mobilizuar përderisa nuk është në përputhje me shkallën e rrezikut. Gjithnjë flasim për raportin e forcave që sulmojnë dhe mbrojnë, është e menduar që këto forca që tani janë në gatishmëri janë të mjaftueshme me iu përgjigjur një rreziku, gjithnjë duke marrë parasysh edhe numrin e forcave të armikut potencial. Për këtë arsye është edhe një pjesë e rezervës që po ashtu i kanë pajisjet dhe përgatitjet në rast nevoje që ata të thirren në shërbim”, theksoi ai.

Kurse, për rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Quni e konsideron se kjo është një temë e braktisur, mirëpo ai propozoi që rinia të marrë njohuritë bazike të një ushtari, në mënyrë që të jetë i gatshëm të kontribuojë për vendin.

“Ka pasur shumë debate në lidhje më këtë çështje, në konsultime edhe me parterët tanë por duke pasur parasysh edhe që i kemi prezencës së KFOR-it, është një temë që është braktisur ka dekada që është braktisur ky koncept. Por kur shihen këto zhvillimet e reja atëherë do të duhet të merret në konsideratë se si rininë tonë të kemi të gatshëm në rast të ndonjë rreziku edhe ata të kryejnë një shërbim vendit. Ne si LDK kemi menduar një mënyrë tjetër jo me shërbim të detyrueshëm por njohuritë bazike që i ka çdo ushtarë që i përvetëson gjatë një trajnimi një mujor bazik. Shpërndahet në dy vitet e fundit të shkollës së mesëm si edukim dhe arsimim gjeneral”, përfundoi ai.

Lajmet

KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave

Published

on

By

Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai bëri me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.

“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai.

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në ja në bërë gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.

Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.

Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit

Published

on

By

Punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors (J4J) – Mobile Journalism Workshop”, e organizuar nga UBT në bashkëpunim me TRT dhe Institutin Yunus Emre, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë të vlefshme profesionale për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, si dhe për nxënësit e UBT International Smart Schools.

Kjo punëtori shërbeu si një platformë edukative dhe praktike për fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore në gazetarinë mobile, tregimin kreativ të storieve dhe prodhimin e përmbajtjes digjitale me ndikim social.

Gjatë ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione intensive që përfshinë bazat e gazetarisë, etikën profesionale, storytelling digjital dhe përdorimin e mjeteve mobile për xhirim, editim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike.

Përmes punës praktike në terren, studentët dhe nxënësit patën mundësinë të krijojnë video-storie autentike, të ndërtuara nga perspektiva të ndryshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.

Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte Digital Video Competition, ku u realizua shfaqja në grup e video-storieve të përgatitura nga pjesëmarrësit. Këto punime u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga gazetarë dhe ekspertë të TRT-së, të cilët ofruan feedback konstruktiv dhe këshilla profesionale, duke vlerësuar kreativitetin, qasjen vizuale dhe mesazhin shoqëror të videove të realizuara.

Punimet e të rinjve u vlerësuan si dëshmi e potencialit të madh krijues dhe e përgatitjes së tyre për t’u përballur me sfidat e gazetarisë moderne, duke treguar se gazetaria mobile është një mjet i fuqishëm për të rrëfyer histori reale dhe me ndikim.

Punëtoria u përmbyll me ndarjen e certifikatave si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre gjatë gjithë procesit trajnues. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në edukimin e brezit të ri të gazetarëve dhe roli i UBT-së si institucion që promovon arsimin praktik, inovacionin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me industrinë e medias.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin

Published

on

By

UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite zyrtare të delegacionit të Universitetit “Eqrem Çabej”, të prirë nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Jaho Cana, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Prishtinë. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik të UBT-së.

Gjatë takimit, rektorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në hapësirën shqiptare, duke vënë theksin në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe shkencore me interes të ndërsjellë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi modelin unik të UBT-së, veçanërisht rolin e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik si një urë lidhëse ndërmjet akademisë, industrisë dhe inovacionit, duke theksuar se UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale dhe ndërkombëtare.

“Ne kemi menduar të krijojmë një ekosistem transdisiplinar, ku bashkëpunimi është në zemër të strategjisë sonë dhe ku universiteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, theksoi Hajrizi.

Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, vlerësoi lart filozofinë dhe misionin e UBT-së, duke e cilësuar këtë institucion si një universitet që ka lindur për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të krijuar vlera konkrete për të.

“Ju keni lindur si një universitet për t’i ofruar të mira kësaj shoqërie. Jeni një universitet për t’i dhënë shoqërisë dhe sinqerisht ndihem i befasuar pozitivisht nga ajo që pashë këtu”, u shpreh Rektori Cana.

Ai shtoi se bashkëpunimi me një universitet si UBT-ja është prioritet për Universitetin “Eqrem Çabej”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.

“Bashkëpunimi me një universitet si ju është prioritet i yni dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje do të prodhojë rezultate konkrete për të dy institucionet”, tha Cana.

Vizita përfshiu edhe një tur në ambientet e Parkut Shkencor të UBT-së, ku delegacioni u njoh nga afër me laboratorët, qendrat e inovacionit dhe infrastrukturën moderne që mbështet arsimin, kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.

Continue Reading

Të kërkuara