Lajmet

Qeveria merr vendim për aplikim në Këshillin e Evropës

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë.

Publikuar

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëmine e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Të drejtat e njeriut dhe liritë elementare janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka ngërthyer në vete edhe konventat e Këshillit të Evropës, duke përfshirë Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Elementare dhe Protokollet e saj”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Lajmet

Bllokohet rruga për Gërmi, dyshohet për mjet shpërthyes

Publikuar

nga

Është bllokuar rruga për në Gërmi pasi dyshohet për një mjet shpërthyes. Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë marrë një informatë mëngjesin e së enjtes për një mjet shpërthyes.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për  një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Të paktën 34 të vdekur nga konsumi i alkoolit toksik në Indi

Publikuar

nga

Të paktën 34 persona kanë vdekur pasi konsumuan alkool toksik në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, thanë zyrtarët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kallakuruchi ku disa banorë janë sëmurë pasi kanë konsumuar pije alkoolike mbrëmjen e së martës.

Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale për sëmundje të tilla si diarreja e tepërt dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Deri më tani janë arrestuar dy persona dhe po vijon një hetim më i gjerë.

Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu një zyrtar të lartë të policisë dhe dhjetë anëtarë të krahut të zbatimit të ndalimit të shtetit, për neglizhencë.

Alkooli, i prodhuar në mënyrë jo legale, shkakton vdekjen e dhjetërave njerëzve në Indi çdo vit.

Në këtë alkool shpesh shtohet metanol – një formë shumë toksike e alkoolit që ndonjëherë përdoret si një antifriz – për të rritur ndikimin e tij.

Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Ata që konsumuan alkool përjetuan simptoma si marramendje, dhimbje koke, të vjella, të përziera, dhimbje stomaku dhe acarim të syve dhe u dërguan në spital./BBC/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qindra pelegrinë myslimanë vdesin në Mekë

Publikuar

nga

Qindra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të të nxehtit gjatë kryerjes së pelegrinazhit vjetor të haxhit mysliman në Mekë mes temperaturave ekstreme deri në 49 gradë Celsius.

Prej tyre 165 indonezianë, raportoi CNN Indonesia, teksa citoi zyrën e Menaxhimit të Haxhit të Konsullatës së Përgjithshme të vendit në Arabinë Saudite. Gjithashtu edhe autoritetet e shteteve tjera konfirmuan se të paktën 41 jordanezë, 35 tunizianë dhe 11 iranianë kanë vdekur.

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane raportoi të mërkurën se edhe 22 jordanezë të tjerë janë të zhdukur dhe 26 iranianë janë të shtrirë në spital. Disa prej viktimave nga Irani vdiqën për shkak të të nxehtit, ndërkaq të tjerët kishin edhe sëmundje të tjera.

Numri i viktimave mund të rritet, pasi Arabia Saudite dhe Egjipti ende nuk i kanë publikuar shifrat zyrtare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bislimi: Kosova synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III.

“Në rrugëtimin tonë për liri, Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur – një komb që përkrah lirinë dhe vlerat demokratike, që na qëndruan pranë gjatë luftës dhe përpjekjeve tona për çlirim, dhe vitet pasuese të rindërtimit të vendit tonë. Javën e kaluar, pritëm ish-kryeministrin Tony Blair, për të shënuar së bashku 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e tij të palëkundur gjatë luftës”, tha Bislimi.

Ai shtoi se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe që po fuqizon themelet e demokracisë dhe lirisë, të drejtave civile dhe sundimit të ligjit.

“Në aspiratat dhe rrugëtimin që kemi përpara, ne kemi besim se me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë perëndimorë, do t’i arrijmë qëllimet tona, teksa marrëdhëniet tona diplomatike, vizitat dypalëshe, bashkëpunimi dhe lidhja ndërnjerëzore po forcohen dita-ditës. Një lidhje më e thellë në politikë, kulturë, ekonomi, siguri dhe shumë fusha të tjera”, përfundoi Bislimi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara