

Lajmet
Qeveria ia zgjat mandatin drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Propozimi erdhi nga Ministria e Arsimit bazuar në performancën dhe punën e tij të mirë në këtë institucion.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiQeveria Kurti ia ka zgjatur mandatin drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi.
Propozimi erdhi nga Ministria e Arsimit bazuar në performancën dhe punën e tij të mirë në këtë institucion.
“Propozim-vendimi për ri-zgjatjen e mandatit të AKK-së, në kuadër të MAShTI-it. Kjo vjen bazuar në performancën e treguar nga Gashi dhe vlerësuar nga Ministria e Arsimit”, tha fillimisht kryeministri Albin Kurti.
Ndërkohë, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku ka thënë sot se gjatë tri vjetëve të mandatit të tij, Gashi ka pasur performancë të mirë në AKA.
Më pas, ky propozim-vendim u miratua në mbledhjen e qeverisë, ku nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.
Lajmet
Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari është vetë liria
Published
54 minutes agoon
March 6, 2025By
UBTNews
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga aty, kreu i LDK-së tha se sakrifica e familjes Jashari është vetë liria.
“Sot bëjmë nderime në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke nderuar sakrificën e madhe sublime të familjes Jashari, të komandantit legjendar, Adem Jashari si një sakrificë përkujtimore të vet lirisë, shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.
Lajmet
Jashari: Brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën
Published
59 minutes agoon
March 6, 2025By
UBTNews
Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tregoi arsyen e mosbashkëpunimit me Qeverinë.
“Ne si organizata kemi menduar që mos t’i fyejmë dëshmorët. Ne jemi për institucione, ne i çmojmë institucionet, por brenda kësaj Qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën dhe kanë tentuar ta njollosin dhe kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale ku sot padrejtësisht i kemi krerët e UÇK-së”, tha Jashari.
Jashari tha se fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre.
“Përveç organizatës, do të ishte fyerje për familjarët e mi që i kam dëshmorë nëse bëj homazhe me ministren e Punëve të Jashtme e cila është deklaruar se ka deponuar dëshmi kundër krerëve të UÇK-së. Për neve është fyerje nëse bëjmë homazhe me ministrin Hekuran Murati i cili ka deklaruar se më mirë e më lehtë do të dilnim nëse paguanim mercenarë. Fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre”, u shpreh Jashari.
Lajmet
Osmani nga Prekazi: Nuk duhet të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve
Published
1 hour agoon
March 6, 2025By
UBTNews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Kujtojmë Epopenë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dedikohet përkujtimit tonë të përbashkët, në këtë kohë lirie, secili dëshmor e martirë që ka dhënë jetën për Kosovë. Mbi të gjitha i kushtohet sakrificës guximit dhe trimërisë të treguar nga familja Jashari. Ata luftuan shumë më gjatë sesa përgjatë viteve të luftës duke u shndërruar në emblemë të UCK-së, dhe duke i shndërruar kullat e Jasharëve në simbol të një kalaje të lirisë, që edhe sot e mbron Kosovën”, tha Osmani.
Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk duhet të harrojmë dhe as të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve.
“Edhe fëmijët tanë inspirohet për rrugën përpara për mbrojtën e lirisë mbi të gjitha na përkujtohet se sa i lartë ka qenë për të fituar lirinë tonë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë as të devijojmë nga rruga e shtruar kjo sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve, gjithnjë një rrugë do të shërbejë si dritë udhërrëfyese për forcimin e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Lajmet
Krerët e shtetit kujtojnë sakrificën e familjes Jashari
Published
1 hour agoon
March 6, 2025By
UBTNews
Krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në shënim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata nderuan sakrificën e familjes Jashari për liri dhe pavarësi.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se sakrifica, trimëria dhe guximi i pashoq i kësaj familje, ka bërë që kulla e Jasharëve të shndërrohet në simbol të një kalaje të lirisë “e cila edhe sot mbron pavarësinë dhe sovranitetin e vendit tonë”.
Vjosa Osmani u shpreh se nga Prekazi, brezat e ri inspirohen për rrugën përpara drejt mbrojtjen e lirisë së arritur me sakrificë dhe gjak.
“Sot, sikurse çdo vit, përkujtojmë Epopenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila i dedikohet përkujtimit tonë të përbashkët në këtë kohë lirie, për secilin dëshmor, për secilin hero, secilin martir që ka dhënë jetën për Kosovë. Por, mbi të gjitha i kushtohet sakrificës, guximit dhe trimërisë së pashoq të treguar nga familja Jashari me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në krye me legjendarin Adem Jashari. Ata luftuan shumë më gjatë sesa përgjatë viteve të luftës duke u shndërruar kështu në emblemë të UÇK -së. Dhe njëkohësisht duke i shndërruar kullat e Jasharëve në simbol të një kalaje të lirisë e cila edhe sot e mbron Kosovën, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj. Nga këtu jo vetëm ne që e përjetuam luftën, por edhe brezat e ri edhe fëmijët tanë inspirohen për rrugën përpara për mbrojtjen e lirisë së arritur me sakrificë dhe gjak. Por, mbi të gjitha na përkujtohet secilit se sa i lartë ka qenë çmimi i paguar për lirinë tonë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë, asnjëherë nuk të devijomë nga rruga e shtruar nga kjo sakrificë e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve”, tha Osmani.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai shtoi se “si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, familjes Jashari”.
“Familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është esenca e UÇK -së. Po ashtu e ka bërë edhe aktin më të lartë, më sublim, të sakrificës për lirinë e vendit tonë. Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe në shpirtin e tyre një të vërtetë e cila e ka shpëtuar popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë, duke luftuar me armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vetë. Kështu veproi familja Jashari dhe për këtë arsye ne si komb, si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, familjes Jashari”, tha Konjufca.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare.
“Tre breza të Jasharëve, 59 veta gjithsej, rreth gjysma gra e fëmijë, u flijuan me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 për çlirimin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin. Epopeja e UÇK -së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare. Shpërthyen demonstratat gjithë popullore dhe solidariteti i parë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan por gjithandej në mërgatë. Njëkohësisht edhe u vetëdijesua e ndërgjegjësua edhe publiku kundërkombëtar dhe diplomacia botërore. Sot, baca Shaban do të ishte 100 vjeç, e sivjet Hamza do të bëhej 75 vjeç e Ademi 70 vjeç. Ata nuk i kemi më fizikisht por ata kanë vetëm ditëlindje. E kanë 2 prillin, 19 prillin dhe 28 nëntorin. Ndërkaq, vdekja e tyre, rënia e tyre heroike është Epopeja e UÇK -së”, u shpreh Kurti.
Jasharët, zhvilluan rezistencë më 5, 6 dhe 7 mars, ku u përballën me forcat serbe, më 1998. Ai ishte sulmi i tretë ndaj tyre por që mori jetën e 55 personave – 22 prej të cilëve ishin të familjes së ngushtë të Adem Jasharit.
Pesë, gjashtë dhe shtatë marsi shënon Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – manifestim që mbledh në Prekaz qytetarë, organizata e përfaqësues të institucionev

Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari është vetë liria

Jashari: Brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën

Osmani nga Prekazi: Nuk duhet të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve

Krerët e shtetit kujtojnë sakrificën e familjes Jashari

Zelanda e Re shkarkon ambasadorin në Mbretërinë e Bashkuar pas komenteve kundër Trump-it

Liderët e BE-së pritet ta shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

DhTIK shpreh sërish shqetësimin për kamatat e larta të kredive nga bankat komerciale

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Ska ndryshime në pozicionimin e forcave në Kosovë
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt